Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shprehuni me lule!

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Shprehuni me lule!  Empty Shprehuni me lule!

Mesazh nga Vizitor Thu 3 Mar 2011 - 22:02

Shprehuni me lule!  F.0303224828464_m
Lulja është dhurata ideale, të cilën mund t’ia dhuroni kujtdo
dhe në çfarëdo rasti. Megjithatë, edhe këtu ekzistojnë disa rregulla të
caktuara.
Që nga koha e hershme njeriu me anë të lules, në
fakt me bukurinë e saj, e ka festuar jetën e tij, por njëkohësisht me
anë të lules e pranon edhe fatin e jetës duke vendosur buqete mbi varret
e më të dashurve.
Lulja me anë të ngjyrave të saj, të cilat natyra në mënyrë të
pagabueshme i kombinon, me anë të aromave të këndshme dhe pamjen
joshëse, gjithmonë ka tërhequr vëmendjen, nuhatjen dhe ka qenë frymëzimi
më i madh i njeriut.
Sot rrallëkush e kupton simbolikën e lules, ndoshta kjo ndodh për
shkak se shumë rrallë komunikohet me këtë dhuratë të natyrës. Dikur
zonjat kanë qarë mbi buqetat e krizantemave të bardha ose janë gëzuar me
trëndafilat e bardhë.
Shprehuni me lule!  Foot%201%282%29
Qëllimi i dhënies së trëndafilave të kuq është i njohur edhe nga
gjeneratat e tanishme, mirëpo duket se biseda të cilën ata e bëjnë
thellohet në harresë dhe kështu trëndafili i kuq shndërrohet në një
stereotip, pas të cilit rrallë rreh zemra e një femre.
Shumica e femrave edhe tani, ndjehen mirë kur pranojnë lule nga
dikush. Mirëpo, fatkeqësisht, janë vetëm 8 Marsi, Shën Valentini ose
përvjetori i martesës, kur meshkujt u dhurojnë lule të dashurave të
tyre. Ndërsa përveç se në këto data, meshkujt në asnjë periudhë tjetër
të vitit nuk u dhurojnë lule partnereve të tyre.
Duhet ditur se lule nuk dhurojnë vetëm meshkujt dhe lulet nuk
dhurohen vetëm për arsye sentimentale. Lule do t’i dhuroni dikujt edhe
për ditëlindje, martesë, varrim, si edhe në të gjitha rastet kur
dëshironi ta tregoni përkushtimin tuaj, kujdesin, simpatinë ose
falënderimin ndaj personit tjetër.
Kudo që të shkoni, nëse mbani një buqetë të bukur me lule, do të
mirëpriteni sepse me lule nuk mund të gaboni, ndërsa me ndonjë dhuratë
tjetër mundësitë janë të mëdha që të bëni zgjedhjen e gabuar.
Lule në çdo rast
Në princip ekziston lule për çdo eveniment. Megjithatë, duke ditur se
jeta tani është dinamike dhe njerëzit nuk kanë kohë t’i mësojnë emrat e
luleve dhe simbolikën e secilës prej tyre, mjafton që t’i dini disa
rregulla të bontonit për lulet.
Në fillim, para se të vendosni për blerjen e ndonjë luleje ose para
se të filloni rregullimin e luleve, mendoni mirë për zgjedhjen që bëni,
sepse lulja që do ta zgjidhni tregon atë që ju ndjeni për evenimentin e
caktuar.
Kështu, nëse shkoni në dasmë, vendosni për zambak të bardhë ose
trëndafil të bardhë, sepse simbolizojnë pastërtinë dhe pafajësinë,
ndërsa mund t’i kombinoni me disa karafila, po ashtu me ngjyrë të
bardhë. Në asnjë mënyrë mos merrni vetëm karafila, sepse do të mendojnë
se keni dashur të kurseni. Nëse nuk e njihni mirë çiftin që martohet,
blini shpatore, sepse kanë pak karakter sentimental dhe shprehin
dëshirën për t’u miqësuar. Në aranzhmanin e luleve të dedikuara për
ndonjë martesë, domosdoshmërish futni bredhkan, e cila simbolizon
trashëgiminë dhe jetën e ëmbël. Për të njëjtin eveniment, por për
kombinime ekzotike dhe ekskluzive mund të zgjidhni bambu, që simbolizon
përkushtimin dhe përjetësinë e lidhjes martesore. Madje mund të dhuroni
edhe gjembaç, i cili simbolizon mbrojtjen e jashtme edhe të zemrës.
Për dallim nga martesa, është shumë më vështirë të zgjedhësh lule për
varrim. Nuk do të gaboni nëse merrni karafila, zambakë, krizantema ose
gladiola, mundësisht me ngjyrë të bardhë. Nganjëherë dërgohen edhe
trëndafila të kuqërremtë, nëse i ndjeri ka vdekur i ri. Nëse nuk keni
mundësi të shkoni në varrim, dërgoni ndonjë lule me porosi të shkruar, e
cila me çdo kusht duhet të jetë e shkruar me dorë.
Nëse jeni të sigurt për rëndësinë e ndonjë luleje, atëherë edhe vetë
mund ta bëni rregullimin. Nëse gjatë ndreqjes së luleve, në to futni
edhe Margarita, atëherë dikujt do t’i uroni jetë të gjatë, dhurimi i
orkidesë u ofron përkrahje dhe gëzim atyre të cilët kanë lindur fëmijë,
ndërsa nëse kanë lindur binjakë, atëherë dhuroni valerianë.
Shprehuni me lule!  Orhidea
Personit që e dashuroni, i dhuroni trëndafil të kuq që simbolizon
dashurinë e përhershme me pasion. Trëndafilat e kuq dhurohen edhe si
shenjë falënderimi për kryerjen e ndonjë shërbimi, ose kur dikush e ka
kryer mirë punën. Trëndafili i bardhë tregon sinqeritetin, mistifikimin,
spiritualitetin dhe paqen. Trëndafili i verdhë, personit të cilit i
dhurohet i ofron mbështetje dhe gëzim, ndërsa në dashuri simbolizon
xhelozinë. Kombinimi i trëndafilave të kuq dhe të bardhë, jep mesazhin e
harmonisë në dashuri. Trëndafilat e kuq të zbehtë do të thonë miqësi,
përkushtim, afërsi dhe admirim. Trëndafilat e kaltër, zakonisht nuk
pëlqehen, pasi që janë të ngjyrosur artificialisht dhe simbolizojnë të
pamundurën, ndërsa trëndafili i kuq i errët tregon ekscentriken,
dëshirën për ndarje dhe lë një përshtypje të sëmurë, sidomos nëse është
tufë lulesh. Trëndafili pa gjemba ka kuptimin e dashurisë në shikim të
parë. Nëse i dhuroni trëndafil të kuq mashkullit, atëherë ia keni
dhuruar besnikërinë tuaj. Vjollcat janë shenjë e devotshmërisë, zymbylat
simbolizojnë besnikërinë dhe panënshtrimin, ndërsa tulipanët janë
simbol i krenarisë dhe famës.
Lulebore dhuroni dikujt me të cilin keni pasur një zënkë dhe
dëshironi të pajtoheni. Për të dashurit lulebora ka kuptimin: “Të kam
ëndërruar” ose “A mund të të besoj?”.
Është interesante se lulja e cila mund të ketë vlerë më të madhe edhe
se trëndafili i kuq për një femër, është lulja dielldashëse
(valeriana), sepse simbolizon faktin që mashkulli është i gatshëm të
rrotullohet gjithmonë dhe vetëm në drejtim të asaj që dashuron.
Shprehuni me lule!  Valeriana
Dhuratë pa gabim
Lulet e freskëta në formë tufe të rregulluara në vaze, shportë ose si
kërcell, mund t’i dhuroni në të gjitha evenimentet, pos në rastet kur
jeni duke shkuar në ndonjë takim zyrtar, ku asnjëherë nuk dërgohet lule.
Në disa vende, lulet dhurohen të mbështjella me celofan apo rrjetë, që
mund të duket shumë bukur, nëse luleshitësi ka shije dhe përvojë,
përndryshe nuk do t’ju pëlqejë buqeta me lule.

Dhurimi i luleve është i ndryshëm në vende të ndryshme. Megjithatë,
vetëm një lule, pavarësisht llojit, jepet për arsye sentimentale, tre
deri pesë lule mjaftojnë për përvjetorin e martesës ose për ditëlindje,
ndërsa më shumë (por duke mos e tepruar, deri në 12 lule) merrni në
evenimentet e rëndësishme. Por edhe këtu duhet të keni kujdes, sepse
buqeta shumë e madhe mund të duket si shkurre dhe mund të jetë shenjë e
mungesës së shijes. Gjithmonë vlerësojeni mirë sasinë e luleve që të mos
dukeni qesharak. Po ashtu, thuhet se nuk është mirë t’u dhurohen
femrave orkide sepse e përkujtojnë femrën për organin e saj seksual,
ndërsa asnjëherë nuk dhurohet vetëm një orkide (përveç në rastet kur
është paketuar shumë bukur). Për darkë me partneren është mirë të
rregullohen vetëm dy lule, të cilat do të krijojnë një atmosferë të
këndshme dhe romantike.
Mos dërgoni në spital lule me aromë të fuqishme. Në këto raste merrni
një shportë me pemë, sepse vitaminat dhe ngjyrat e çela do t’i
ndihmojnë të sëmurit të rikuperohet shpejtë dhe do t’ia kthejë
optimizmin.
Edhe femrat mund t’u dhurojnë lule meshkujve, në mënyrë të njëjtë.
Zgjedhja më e mirë për t’i dhuruar lule mashkullit, janë lulet me ngjyra
të fuqishme, të kuqe, të verdhë ose të portokalltë. Nëse i dhuroni një
tufë lule të dashurit, atëherë kujdes që buqeta të jetë sa më e
thjeshtë, sepse bëhet fjalë për mashkull...
Nëse nuk jeni në gjendje që t’i dërgoni lulet personalisht, atëherë
shkruani një pusullë. Asnjëherë mos dërgoni lule anonim. Nëse këtë e
keni bërë atëherë është koha që të prezantoheni. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi