Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Burg pa afat për biznesmenin Aziz Kelmendi

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Burg pa afat për biznesmenin Aziz Kelmendi  Empty Burg pa afat për biznesmenin Aziz Kelmendi

Mesazh nga Vizitor Thu 3 Mar 2011 - 21:52

Burg pa afat për biznesmenin Aziz Kelmendi  F.0302212149588_m
Biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi, i cili është akuzuar për
vrasje të qëllimshme ndaj këngëtarës Emmy nga Shqipëria, i është caktuar
burg pa afat nga Gjykata e Tiranës. Shtetasi 47-vjeçar nga Kosova, po
mbahet në paraburgim në Tiranë, prej ditës së dielë, kur u arrestua pas
mbërritjes së këngëtares Emmy në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak
të Tiranës.
Pas arrestimit të 47-vjeçarit, dosja penale ndaj
tij u përcoll në Prokurorinë e Tiranës. Organi i akuzës, ditën e djeshme
ka marrë sqarimet paraprake nga i arrestuari ndërkohë që është në
pritje të rezultateve të autopsisë së mjekëve ligjorë mbi shkakun e
vdekjes së këngëtares. Sipas burimeve nga Prokuroria, ky institucion ka
dorëzuar dje kërkesën në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë ndaj
biznesmenit 47-vjeçar nga Kosova. Akuza pohoi se do të kërkohet mbajtja e
tij në qeli, deri në sqarimin përfundimtar të ngjarjes.
Prokuroria pohoi se në rast se dëshmohet se veprimet e biznesmenit
kanë qenë të qëllimshme, atëherë pozita e tij penale rëndohet së
tepërmi. Prokuroria ndërkohë ka kërkuar të njihet me raportin e mjekëve
ligjorë mbi shkaqet e vdekjes së këngëtares 22-vjeçare, Elsina Hidersha.
Sipas të dhënave paraprake, vdekja e saj ka ardhur si pasojë e
goditjeve në kokë, të cilat besohet se i kanë shkaktuar dëmtime serioze
në tru.
47-vjeçari mësohet se ka lindur në Mitrovicë dhe jetën e tij e bën
mes Prishtinës, Mitrovicës, Suedisë dhe Gjermanisë. Nga të dhënat e
pakta zyrtare mësohet se Kelmendi ka nënshtetësi suedeze, vend në të
cilin ka të hapur edhe llogari me drejtësinë vendase, ndërkohë që ai ka
tre fëmijë; një në Suedi dhe dy të tjerë në Gjermani, vend në të cilin
rri edhe bashkëshortja e tij. Gjithashtu bëhet e ditur se ai ka mundur
të jetë në tregun e biznesmenëve të fuqishëm në Kosovë prej shumë
vitesh, duke fituar kështu edhe mbështetjen e duhur politik. Biznesi me
të cilin edhe identifikohet Kelmendi mësohet se është pikërisht “Hotel
Palace” në Mitrovicë. /Gazeta Panorama/Shqiptare/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi