Pesë këshilla për të jetuar 100 vjeç
Pesë këshilla për të jetuar 100 vjeç
Në
Japoni është një ishull, ku të kalosh më shumë se 100 vjeç është një
gjë e zakonshme. Kjo ndodh në Okinaua, ku banorët jetojnë mesatarisht
82 vjeç, por shumë e kalojnë edhe shekullin.
Shkencëtarët
pyesin veten prej kohësh se përse në këtë ishull jetohet shumë më gjatë
se në vendet e tjera dhe ndonëse nuk kanë arritur ende të gjejnë një
përfundim shkencor, dieta ushqimore e ishullit duket se është shpjegimi
i vetëm.
Siç tregon e përditshmja ruse “Pravda”, banorët e ishullit prej kohësh
mësojnë që të mos e kënaqin asnjëherë oreksin e tyre dhe ndjekin një
dietë rigoroze prej 1 800 kalorish në ditë.
Yndyrrat janë shumë të rralla në gatim, ndërsa perimet shumë të
shpeshta. Nevojat e popullsisë për mish plotësohen pothuajse vetëm me
gjuajtjen në det, ndërsa përdoren në masë disa erëza të veçante dhe
produkte të tjera aromatike.
Në bazë të dietës së Okinauës, studimi nxjerr pesë këshilla, të cilat
janë provuar në praktikë (por jo në teori), se ndikojnë dukshëm në
zgjatjen e jetës.
1. Ha pak – Është e
rëndësishme që të mos ngopesh asnjëherë kurrë. Banorët e Okinauës
konsumojnë rregullisht vetëm 80% të nevojave të tyre kalorifike ditore.
2. 70% perime, 30% peshk –
Orizi dhe çaji janë çdo ditë të pranishëm, por sekreti i vërtetë i
jetëgjatësisë së Okinauës qëndron tek pjatat e përbëra nga 70% perime
dhe 30% peshk.
3. Kufizimi i mishit të kuq –
Një prej arsyeve përse jetëgjatësia është shtuar kaq shumë, lidhet me
uljen e dukshme të sëmundjeve kardiovaskulare. Moskonsumimi i mishit të
kuq dhe ynrryrrave të rrezikshme luan një rol vendimtar.
4. Lëvizja e vazhdueshme – Jeta në qytetin e
vogël të ishullit është ndërtuar në mënyrë të tillë që banorët ecin
gjatë të gjithë kohës. Përmasat e qytetit e favorizojnë ecjen, gjë që
nuk ndodh në metropolet e tjera të mëdha japoneze.
5. Pushimi – Është e rëndësishme të mësohet
se cilat janë limitet e trupit tonë dhe ato duhen respektuar. Në
Okinaua, zonat e relaksit në qytet janë të mëdha dhe ato ndodhen edhe
në vendet e punës apo shtëpitë e banorëve.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Arsyeja që unë kam jetuar ishe ti.
» Britani, fëmija plaket pesë herë më shpejt
» Pesë orë gjumë mjaftojnë
» Ajri në shtëpi, pesë herë më i ndotur
» Britani, 'jo' PC për fëmijët më të vegjël se 9 vjec
» Britani, fëmija plaket pesë herë më shpejt
» Pesë orë gjumë mjaftojnë
» Ajri në shtëpi, pesë herë më i ndotur
» Britani, 'jo' PC për fëmijët më të vegjël se 9 vjec
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi