Notat e ndeshjeve të Champions League
:: Zona Sportive :: Futbolli i huaj
Faqja 1 e 1
Notat e ndeshjeve të Champions League
Ndeshjet
e vajtes së 1/8-ave të Champions League janë luajtur të gjitha dhe tani
është momenti për të bërë bilancet. “Mediaset” publikoi notat e saj,
për spektaklin që dhuruan tetë ndeshjet e luajtura në dy javë.
Nota 10,
Arsenal-Barcelona – Notën maksimale e meriton ndeshja e mrekullueshme
midis Arsenalit dhe Barcelonës, e cila ishte një manual i vërtetë për
mënyrën se si duhet luajtur futbolli. Në “Emirates”, 60 mijë
spektatorët ishin me fat, pasi asistuan në një prej ndeshjeve më
argëtuese të historisë.
Nota 9, Shakhtar Donetsk – Shakhtar luajti ndaj Romës pa frikë dhe i
dha verdhekuqve një dush me ujë të ftohtë, duke ftuar 3-2 në
“Olimpico”. Ukrainasit nuk mund të quhen një surprizë, pasi ata treguan
se loja kolektive mund të triumfojë përballë cilësive më të mira të
rivalit.
Nota 8, Chelsea e Tottenham – Edhe pse “blutë” luanin ndaj
Kopenhagenit, ashtu si Tottenhami, treguan vetbesim dhe qëndrueshmëri.
Të dy skuadrat angleze ishin autore të paraqitjeve të mrekullueshme.
Nota 7, “fenomeni” Raul – Rikthehet në Spanjë dhe Raul bëhet përsëri
golashënuesi më i frikshëm i Europës. Me golin e shënuar në “Mestalla”,
spanjolli barazon Inzaghin si golashënuesi më i mirë i historisë në
Europë dhe i jep Schalke-s shumë mundësi kualifikimi.
Nota 6, arrita e Real Madridit – Një barazim ndaj Lionit nuk është
ekzaktësisht një arritje për Realin e Madridit, por duke patur parasysh
se francezët kishin fituar në tre përballjet e mëparshme në fushën e
tyre, Mourinho mund të ndihet i kënaqur me rezultatin 1-1.
Nota 5, paraqitja e Manchesterit – United preferon të pajtohet me një
barazim në Marseille, ndërsa bën një ndeshje me qëllim që të eliminojë
rreziqet. Një taktikë që nuk i shkon një gjiganti si Manchesteri.
Notë ngelëse, Julio Cesar – Ndonëse mbrojtja nuk ishte më e mirë në atë
rast, Cesar mund të kishte thithur gjuajtjen jo veçanërisht të
rrezikshme të Robbenit ose në çdo rast, nuk duhet t’a kishte grushtuar
në këmbër e Gomezit.
Notë ngelëse, skuadrat italiane – Dekadenca e futbollit italian në
Europë u bë më e dukshme se kurrë në këto dy javë të Champions League,
me Milanin, Romën dhe Interin që humbën të gjitha ndeshjet e tyre.
Notë ngelëse, trajneri i Kopenhagenit – Irritues dhe mendjemadh,
Solbakken deklaroi përpara takimit: “Do të kontrollojmë topin dhe do të
përfitojmë nga gabimet e Chelsea. Firmos vetëm për fitore apo barazim
pa gola”.
Notë ngelsë, Gattuso – Gattuso nuk dha shembullin e një kapiteni në
ndeshjen e Tottenhamit. Provokimet janë pjesë e futbollit, ndërsa
kërcënimet dhe kapjet prej fyti nuk janë pjesë e tij.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Champions League Group A
» Champions League Group B
» Champions League Group C
» Champions League Group D
» Champions League, Inter rekuperon Sneijder
» Champions League Group B
» Champions League Group C
» Champions League Group D
» Champions League, Inter rekuperon Sneijder
:: Zona Sportive :: Futbolli i huaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi