Hajdutët vrasin peshqit, nuk donin dëshmitarë
Hajdutët vrasin peshqit, nuk donin dëshmitarë
Një treshe hajdutësh vrau tre peshq të kuq gjatë vjedhjes së një banese në Çikago, pasi nuk dëshironte të linin dëshmitarë.
Sipas lajmit të
veçantë të publikuar në një gazetë amerikane, tre adoleshentë
shpërthyen derën e një shtëpie, nga e cila vodhën një play-station, 30
videolojra, 30 Dvd, një pushkë dhe një kasafortë, ku mbaheshin
bixhuteri dhe dokumente e fotografi personale.
Megjithatë, përpara se të largoheshin, një 16-vjeçar, pjestar i treshes
së hajdutëve, mori tre peshqit e kuq të akuariumit dhe i hodhi në
vaskën pa ujë, duke i lënë të ngordhnin, pasi i hodhi sipër edhe salcë.
Policia mundi të arrestonte tre minorenët hajdutë pak kohë më pas dhe
në marrjen në pyetje, natyrshëm lindi pyetja se përse kishin vrarë
peshqit, kur kishin marrë gjithçka që kishin hyrë për të vjedhur.
Për çudinë e policisë, ata mësuan se ngjarja ndodhi pasi hajdutët nuk
dëshironin të kishin dëshmitarë. Siç shpjegoi njëri prej tyre, ata
besonin se policia kishte disa teknika të panjohura dhe fantashkencore,
që mund të rikthenin ngjarjen si një video, nga informacioni i
depozituar në trurin e çdo kafshe.
Edhe sikur kjo teknikë futuriste të ishte e mundur, peshqit nuk do të
mund të jepnin informacion, pasi ata janë gjallesa me një shikim shumë
të dobët.
Për “vrasjen e dëshmitarëve”, hajdutët do të përballen përveç akuzës së vjedhjes, edhe me atë të mizorisë ndaj kafshëve.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Peshqit mund të flasin
» Njohin hajdutët në Facebook, i denoncojnë
» Ekzorcizëm ndaj së bijës, e vrasin
» Sa na vrasin mungesat e atyre qe duam.....
» Gjeli me tri pula vrasin dhelprën
» Njohin hajdutët në Facebook, i denoncojnë
» Ekzorcizëm ndaj së bijës, e vrasin
» Sa na vrasin mungesat e atyre qe duam.....
» Gjeli me tri pula vrasin dhelprën
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi