Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga spiune në SHBA, në politikane ruse

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

 Nga spiune në SHBA, në politikane ruse Empty Nga spiune në SHBA, në politikane ruse

Mesazh nga Geri Thu 24 Feb 2011 - 8:05

 Nga spiune në SHBA, në politikane ruse Spiuniapolitikane
Deri një vit më parë, emri i Anna Chapman ishte tërësisht i panjohur për këdo në botë.


Megjithatë, ajo u
vendos shumë shpejt në qendër të vëmendjes, pasi u arrestua nga
autoritetet amerikane, së bashku me nëntë studentë të tjerë rusë, të
dërguar me detyra spiunazhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata fituan edhe më shumë famë, kur u shkëmbyen me katër agjentë të
fshehtë të CIA-s, të arrestuar në Rusi. Shkëmbimi ndodhi në mënyrë të
rrufeshme në aeroportin e Vienës, aq shpejt sa askush nuk mundi të
bënte ndonjë fotografi rreth ngjarjes.

Zonjusha Chapman festoi sot 29-vjetorin e saj të lindjes, ndërsa është shndërruar në një yll të vërtetë mediatik në Rusi.

Ajo u shndërrua në drejtuese të sektorit rinor të partisë së
Kryeministrit Putin, ndërsa sot u mësua se ajo është vendosur edhe në
listën për deputete e parlamentit krahinor të Vollgogradit.

Përveçse duket se do të ketë një karrierë në ngritje në politikë, Anna
është shndërruar edhe në një simbol seksual në vendin e saj, sidomos
pasi revista erotike Maxim publikoi disa foto të saj erotike, duke
mbajtur një pistoletë në dorë.

E lindur në Vollgograd, Anna Chapman ëndërronte të shndërrohej në një
“James Bond” të shekullit XXI, por pasi identiteti i saj i rremë u
zbulua në SHBA, tani me identitetin e vërtetë, është duke korrur sukses
në Rusi.

E shpallur si gruaja e vitit në Rusi në vitin 2010, Anna deklaroi: “Nuk
do të konfirmoj kurrë nëse kam punuar apo jo për inteligjencën ruse.

Ajo që mund të them është se jemi në prag të fillimit të një epoke të
artë për Rusinë. Dashuria për atdheun është e detyrueshme, në mënyrë që
të gjithë të ndërtojmë një vend ku të gjithë do të realizojmë ëndrrat
tona”.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi