Shpiken xhinset që luftojnë celulitin
Shpiken xhinset që luftojnë celulitin
Janë
shpikur xhinset e para në botë që janë në gjendje të luftojnë në mënyrë
automatike shfaqjen e celulitit, lajmëroi sot revista “Vanity Fair”.
Sipas
rezultateve që ofrojnë shpikësit e këtyre xhinseve të rralla, nëse ato
mbahen vazhdimisht për 28 ditë, duke i hequr për t’i larë një herë në
gjashtë ditë, perimetri i kofshëve do të reduktohet me 1,8 centimetra.
Njëkohësisht, xhinset shërbejnë edhe për të bërë që lëkura të duket më
e tendosur, duke përmirësuar kështu edhe efektin e saj viziv.
Një shpikje e disa krijuesve italianë, xhinset janë të pajisura me
mikrokapsula, të cilat lëshojnë gjatë ecjes, substanca të vogla kafeine
dhe vitamine E, të cilat favorizojnë qarkullimin më të mirë të gjakut
në kapilarë dhe luftojnë shfaqjen e celulitit.
Substanca që përmbajnë xhinset do të zhduket pas katër javësh, por ato
janë të rikarikueshme, nëpërmjet një flakoni prej 50 mililitrash, që do
të dalë në shitje së shpejti, së bashku me xhinset.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi