Filmi “Falja e gjakut” fiton çmim në Berlinale
:: Kendi Kulturor :: Kinematografia
Faqja 1 e 1
Filmi “Falja e gjakut” fiton çmim në Berlinale
Filmi iranian “Nader dhe Simin: Një ndarje”, fitoi çmimin Ariu i
Artë si filmi më i mirë në festivalin e Berlinit. Ai fitoi edhe çmimet
për aktorin dhe aktoren më të mirë.Filmi përshkruan një
martesë në krizë si dhe përplasjes mes mentalitetit tradicional dhe atij
modern në shoqërinë iraniane. Regjisori amerikan, Joshua Marston dhe
bashkëpunëtori i tij, Andamion Murataj fituan çmimin për skenarin më të
mirë për filmin “Falja e gjakut”, i cili e merr temën nga gjakmarrja në
Shqipëri.
Filmi “Falja e gjakut”, flet për një 17-vjeçar të quajtur Nik, i cili
është në vitin e fundit të shkollës së mesme në Shqipërinë veriore. Nik
ka vendosur që, sapo të mbarojë shkollën, të hapë një internet
Gjithashtu, ai ka rënë në dashuri me një vajzë. Motra e tij, Rudina,
është 15 vjeçe dhe ëndërron të ndjekë universitetin. Mirëpo familja hyn
në një zënkë për pronësinë e tokës dhe i ati i tyre akuzohet për vrasje.
Papritur, dy fëmijët e gjejnë veten të përfshirë në një gjakmarrje të
tmerrshme. /VoA/
Vizitor- Vizitor
:: Kendi Kulturor :: Kinematografia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi