Tumori ne tru
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Tumori ne tru
Nuk janë të pakta sëmundjet që prekin dhe dëmtojnë sistemin nervor të njeriut. Shtimi i pakontrolluar i qelizave kanceroze mund të shkaktojë tumor në trurin e njeriut. Kanceri i trurit paraqet një shumim të pakontrolluar të indit të trurit si dhe cipave që rrethojnë trurin. Ato mund të jenë malinje, pra femërore, por nuk zhvillojnë metastaza. Në të shumtën e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor, por shpesh edhe nga cipat e trurit, ose janë metastaza nga tumore të tjera të trupit. Tumoret mashkullorë, tumoret beninje, e shtyjnë indin përreth tyre por nuk rriten brenda në indin përreth dhe nuk zhvillojnë metastaza. Përbrenda kafkës mund të rrisin shtypjen e trurit duke e penguar sistemin e qarkullimit të likuorit.
Zhvillimi i tumorit
Zhvillimi i tumorit mashkullor të trurit i shtyn dhe dëmton strukturat e sistemit nervor, që janë të rëndësishme për jetën. Tumoret femëror ose malinj rriten duke e infiltruar indin përreth tyre, kjo do të thotë që është e vështirë të gjendet një kufi i mprehtë ndërmjet indit normal dhe kancerit. Pas një operimi të mundshëm mbesin përreth akoma qeliza, të cilat më vonë shumohen dhe krijojnë sërish tumor të trurit. Në përjashtim të disa rasteve të veçanta tumoret e trurit nuk bëjnë asnjëherë metastaza. Tumori i shfaqur në tru mund të zhvillohet vetëm në një masë të vogël të zonës së kafkës, sepse kjo pjesë nuk mund të zgjerohet. Me zhvillimin e tumorit zona e trurit ngushtohet dhe shfaqen dhimbjet dhe simptomat e para. Për këtë shkak edhe tumori mashkullor, beninj, nëse nuk shërohet me kohë mund të sjellë vdekjen e njeriut. Në varësi nga indi fillestar në të cilin zhvillohen tumoret në tru më të shpeshta janë gliomet, meningeomet dhe adenoma e hipofizës. Një pjesë e tyre paraqitet si vazhdim, metastazë, i tumoreve nga organet jashtë kokës, si kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit.
Simptomat
Simptomat me të cilat shfaqet tumori në tru janë të shumta dhe të shumanshme në varësi nga shkalla e zhvillimit dhe përhapjes së tumorit. Në varësi nga zona ku ato janë zhvilluar i sëmuri do të ndjejë mpirje të njëanshme të trupit dhe humbje të pjesshme të shikimit, epilepsi të ndryshme. Si pasojë e rritjes së shtypjes së trurit i prekuri nga tumori në tru do të ketë të vjella, marrje mendsh, etj. por një pjesë e simptomave janë të pa përcaktuara mirë pasi nuk janë tipike vetëm për tumoret, si: dhimbjet e kokës, lodhja, humbja e peshës, etj.
Diagnostikimi
Pasi i sëmuri dallon simptomat e para e domosdoshme është që t’i drejtohet mjekut dhe të bëjë analizat paraprake. Pas diagnostikimit të tumorit në tru, vendoset edhe terapia që duhet të ndiqet. Terapia e tumoreve të trurit varet prej lokacionit, madhësisë, prejardhjes së tumorit si dhe nga gjendja e përgjithshme e pacientit. Në vend të parë qëndron operimi i tumorit, e ndjekur nga rrezatimi dhe hemoterapia. Në varësi të shkallës së përhapjes tumoret mund të prihen dhe të hiqen gjatë operacioneve. Tumoret e Shkallës së I-rë janë në princip të shërueshëm. Edhe tumoret e Shkallës së II-të e kanë prognozën e mirë. Ndërsa tumoret e Shkallës së III-të dhe të IV-t edhe pse terapia ka përparuar shumë kanë një mbijetesë vetëm 1 deri në 2 vjet.
Simptomat e para me të cilat shfaqet zhvillimi i tumorit në tru:
- I sëmuri ndjen mpirje të njëanshme të trupit
- Humbje të pjesshme të shikimit
- Epilepsi të ndryshme
- Ndjen shtypje dhe presion në tru
- I prekuri nga tumori do këtë të vjella
- Marrje mendsh
- Dhimbjet e koke
- Lodhje
- Humbja në peshë
Format e shfaqjes së kancerit dhe simptomat
Simptomat e kancerit varen nga lloji dhe vendi ku ai shfaqet. Në mushkëri ai mund të shkaktojë kollë, bllokim frymëmarrjeje ose dhimbje stomaku; ndërsa kanceri i zorrës së trashë zakonisht shkakton diarre apo rrjedhje gjaku gjatë jashtëqitjes. Disa forma të kancerit mund të mos shfaqin ndonjë simptomë të dukshme. Në disa raste simptomat shfaqen në stadet ku tumori ka evoluar. Këto forma janë të vështira për t’u kuruar. Përgjithësisht simptomat e shfaqura janë të njëjta për disa forma të shfaqjes së kancerit, si: Ethe, temperaturë, të dridhura, djersitje gjatë natës, humbje peshe që shoqërohet me ulje të oreksit, dobësi dhe lodhje. Pavarësisht nga simptomat kanceri diagnostikohet nga analizat. Edhe pse përcaktimi i llojit të kancerit shfaq vështirësitë e veta e rëndësishme është që trajtimi i sëmundjes të arrihet të bëhet në kohën e duhur.
Tumoret dhe mënyrat e emërtimit
Kanceri është shtimi i pakontrolluar i qelizave jonormale, të cilat ndryshojnë nga indi normal. Ky shtim i parregullt i këtyre qelizave mund të çojë drejt vdekjes kur këto qeliza pengojnë funksionimin normal të organeve të trupit të njeriut ose përhapen në të gjithë trupin duke dëmtuar sistemin qendror. E shohim të emërtuar më disa forma si: tumor kanceroz; tumor malinjit; tumor; kancer etj. Në ditët e sotme vihet re se të sëmurët me kancer janë të prekur nga forma të ndryshme në të cilat ai shfaqet. Kanceri mund të prekë inde të ndryshme të trupit ose organe si: Mushkërinë, zorrën e trashë, gjirin, lëkurën, indet nervore etj. Kanceri nuk është një sëmundje e lehtë dhe shanset për të mbijetuar ndryshojnë në varësi të llojit të sëmundjes.
Celularët, shkaktar i kancerit në tru
Një sërë studimesh të realizuara në vende të ndryshme të botës kanë treguar një rrezik në rritje nga përdorimi i telefonave celular, sidomos në anën e kokës ku njerëzit vendosin aparatin. Pesë nga gjashtë studimet e bëra treguan se te këta njerëz mundësia për një tumor malinj në tru ishte më e madhe. Po ashtu, përdoruesit e rregullt kanë mundësi për të zhvilluar më shumë tumore se njerëzit e tjerë. Njerëzit që kanë përdorur telefonat e tyre për një dhjetëvjeçar ose më shumë, janë 20 për qind më të prirë për të zhvilluar sëmundjet e veshit dhe 30 për qind për një tumor malinj. Rreziku është shumë herë më i madh në anën e kokës, nga e cila telefoni është mbajtur më gjatë. Sipas shkencëtarëve përdorimi i telefonave celularë për më shumë se dhjetë vjet rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit malinj në kokë apo vesh.
Dëmtimet e trurit dhe anomalitë e shfaqura
Paraliza cerebrale shënon një grup çrregullimesh neurologjike që ndikojnë në aftësinë e trurit për të kontrolluar muskujt. Paraliza cerebrale ndodh për shkak të dëmtimeve të trurit ose anomalive në zhvillimin e trurit para, gjatë ose pas lindjes. Ajo mund të variojë nga një shkallë e lehtë në një më të rëndë dhe mund të krijojë vonesa të lehta ose të rënda mendore, probleme të dëgjimit, shikimit, defekte në gjuhë dhe në të folur, epilepsi dhe çrregullime të sjelljes. Tipi spastik është zakonisht më i përhapuri dhe është i lidhur me kohën, ngrirje ose kontraktim të muskujve të trupit duke përfshirë këmbët ose duart. Akoma nuk dihet qartë çfarë e shkakton paralizën cerebrale te një fëmijë, por numri i faktorëve dhe kushteve që mund të ndërhyjnë në zhvillimin e trurit mund të vihet re.

Merisa- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 8930
Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
Mosha : 34
Vendbanimi : Ne zemren e...
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi