Tifozët kuqezi me flamuj te KLD
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Tifozët kuqezi me flamuj te KLD
Procesi
i regjistrimit të popullsisë ka sjellë reagime të forta pas denoncimit
te nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spaiu,
sipas të cilit në kontrollet e kryera në disa gjykata jane vënë re
shkelje në procedurat për ndryshim të kombësisë.
Shoqata e tifozëve kuqezi, e njohur si mbështetësja kryesore e
përfaqësueses sonë të futbollit, ka vendosur t’i dalë në krah kësaj
fushate për mbrojtjen e disa parimeve të Kushtetutës që lidhen ngushtë
me parimet themelore të lirisë dhe të drejtave të njeriut.
“O sa mirë me qen shqiptar”, kanë brohoritur tifozët para institucionit
të KLD-së. Më pas përfaqësues të këtij grupimi janë pritur në zyrën e
nënkryetarit të KLD-s, i cili edhe një herë ka sqaruar gjendjen dhe atë
cfarë po ndodh me vetëdeklarimin e kombësisë.
“Gjithmonë ka tendenca nga ata që nuk janë miq të Shqipërisë, por kanë
diskretituar Shqipërinë. Nuk mund të shfrytëzohet një popull në skamje
për të deklaruar kombësi tjetër. Shqiptarët kanë kërkuar të bëhen
gjermanë apo italianë, por askush nuk i ka pranuar si të tillë por si
shqiptarë”, ka deklaruar Spahiu.
Në shenjë simbolike përfaqësuesëve të shoqatës kuqezi i është dhuruar
nga një Kushtetutë, ndërkohë që ata vetë i kanë dhuruar zotit Spahiu
një flamur kombëtar dhe një shall të tifozëve kuqezi.
Menjëherë pas këtij takimi ata janë zhvendosur përpara Parlamentit ku
kanë qendruar për rreth 30 minuta në mbështetje të kësaj kauze, duke
kënduar himnin kombëtar.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi