Studimi, dhembja mund të vetëreduktohet
Studimi, dhembja mund të vetëreduktohet
Ajo që shikon mund të ndikojë në nivelin e dhembjes, zbuloi një studim u publikuar sot në BBC.
Instikti i të gjithë njerëzve është që të shmangin shikimin nga një
ngjarje e dhimbshme siç është bërja e një injeksioni, por nga kërkimet
është vërtetuar se nëse e shikon agen duke u futur në mish, do të
ndiesh më pak dhembje.
Studimi u publikua fillimisht në revistën e specializuar “Psycholigical
Science”, në një përpjekje për të zbardhur mekanizmin se si reagon
truri ndaj dhembjeve.
Studimi u krye me ndihmën e 18 vullnetarëve, në bashkëpunim nga Universiteti i Londrës dhe ai i Milanos.
Personave iu vendos në dorë një pajisje ngrohëse, e cila do të
vazhdonte të rriste temperaturën, deri në momentin kur pacientët do të
ndienin dhembje.
Testi u krye dy herë, me dhe pa shikimin e vullnetarëve, ndërsa
rezultatet treguan se mundësia për të toleruar dhembjen trupore ishte
më e madhe në rastet kur ngjarja shihej nga të testuarit.
Sipas përfundimit të studimit, shmangia e vëmendjes rrit pasigurinë dhe
impulset nervore në tru, duke bërë që përceptimi i dhembjes të jetë më
i fortë.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Studimi: Njeriu po shkatërron Tokën
» Studimi, edhe pushimet shkaktojne stres
» Studimi: Zënkat i bëjnë mirë dashurisë
» A MUND TRRI E UN KTU????
» A mund të mendojnë robotët?
» Studimi, edhe pushimet shkaktojne stres
» Studimi: Zënkat i bëjnë mirë dashurisë
» A MUND TRRI E UN KTU????
» A mund të mendojnë robotët?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi