Ndryshimi i motit nuk shkakton dhembje koke
Ndryshimi i motit nuk shkakton dhembje koke
Studimi i një Universitetit të Vjenës hodhi poshtë besimin se elementët klimaterikë janë shkaktarë të dhembjes së kokës.
Ekziston një besim i gjerë se era e
fortë, ndryshimet e menjëheshme në presionet barometrike, mungesa apo
teprica e dritës dhe ndërrimi i stinëve, shkaktojnë tek shumë njerëz
dhembje të kokës.
Një grup neurologësh austriakë i kërkuan Institutit Qëndor të
Metereologjisë dhe Gjeodinamikës, një studim të gjerë që përfshiu 238
pacientë, nga të cilët 87,8% të seksit femër dhe me një moshë të mesme
prej 42 vitesh.
Kështu, ekspertët kishin të dhënat atmosferike të secilës zonë ku
jetonin pacientet dhe në çdo mbrëmje, secila prej tyre i përgjigjej 59
pyetjeve rreth mënyrës se si ndiheshin.
Rezultatet treguan se variacioni i shëndetit të të testuarve, nuk kishte
ndonjë lidhje evidente me luhatjen e klimës. Lidhja e dhembjes së kokës
me ndryshimet klimaterike, sipas ekspertëve, është përgjithësisht
psikologjike.
Sipas tyre, njerëzit përpiqen të gjejnë një arsye për të shpjeguar se
përse ndihen keq fizikisht dhe akuza më e natyrshme është ajo që i bëhet
klimës.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Ndryshimi midis Shënjave dhe Yllësive
» Campbell godet shoferin në kokë
» Pse shqiponja e flamurit eshte me 2 koke
» Kujdes! Viagra shkakton shurdhëri
» Zbulohet gjeni që shkakton shurdhimin
» Campbell godet shoferin në kokë
» Pse shqiponja e flamurit eshte me 2 koke
» Kujdes! Viagra shkakton shurdhëri
» Zbulohet gjeni që shkakton shurdhimin
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi