Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eleni Foureira mohon origjinën shqiptare?

 :: Show Biz

Shko poshtë

Eleni Foureira mohon origjinën shqiptare? Empty Eleni Foureira mohon origjinën shqiptare?

Mesazh nga Vizitor Tue 1 Feb 2011 - 3:33

Eleni Foureira mohon origjinën shqiptare? F.0131163227792_m
Fituesja e show-ut “Just the two of us” i mbajtur në Greqi,
Eleni Foureira, ka shkaktuar shumë polemika në shtypin grek, për shkak
të mohimit të origjinës shqiptare.
Pjesëmarrja e saj në
programin shumë të ndjekur në kanalin “Mega”, ku fitoi edhe çmimin e
parë në show-n “Just the two of us”, ka shkaktuar shumë reagime në
lidhje me origjinën e saj shqiptare, pas mohimit nga vetë këngëtarja, e
cila deri tani është prezantuar me origjinë meksikane, mbështetur edhe
tiparet e saj. Zhurma mediatike është krijuar menjëherë pas çmimit që
ajo fitoi në tv “Mega”, kanë bërë të ditur mediat shqiptare.
Pas kësaj nuk u vonua lajmi se Eleni Fouriera në të vërtetë është një
vajzë me origjinë shqiptare. Sipas burimeve të afërta të këngëtares,
thuhet se ajo është një vajzë me nënën nga Vlora dhe babanë nga Fieri.
Në biografinë e saj artistike ajo shkruan se ka lindur në Athinë, nga
një baba nga Meksika dhe nënën nga Janina.
Lajmi se ajo është shqiptare u publikua nga gazeta “Albania Press”,
në faqet e së cilës është kritikuar qëndrimi i këngëtares për të mohuar
origjinën e saj. Burime nga një kompani diskografike në Greqi e kanë
bërë më të besueshëm lajmin se Eleni Foureira është shqiptare, duke e
përsëritur edhe një herë historinë e Ioanës, një tjetër vajzë që mohoi
origjinën shqiptare, ndërsa mori pjesë në programin “Next top Model” në
Greqi. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi