Këshilla, mos prisni shumë për një fëmijë
Këshilla, mos prisni shumë për një fëmijë
Një studim britanik
bëri me dije se nënat që kërkojnë fëmijë në moshën 35-vjeçare e kanë
gjashtë herë më të vështirë të mbeten shtatzanë, në krahasim me femrat
25-vjeçare.
Me rimin e jetës në botën moderne dhe
kërkesat për të krijuar një karrierë, është bërë gjithmonë e më e
vështirë gjetja e kohës për të lindur një fëmijë.
Megjithatë, mbetja shtatzanë rezulton gjashtë herë më e vështirë për
gratë në moshën 35-vjeçare dhe doktorët këshillojnë fuqimisht lindje
përpara të 30-ave, edhe sepse trupi e ka shumë më të lehtë të
rigjenerohet.
Njëkohësisht, statistikat tregojnë se ndërlikimet për nënën dhe fëmijën
janë shumë më të shpeshta në një shtatzani të vonuar. Në fakt, një grua
në moshën 40-vjeçare ka më shumë mundësi ta humbë fëmijën gjatë nëntë
muajve, se sa ta lindë atë.
Më shumë se 30% e femrave mbi 35 vjeç kanë nevojë për më shumë se një
vit për të mbetur shtatzanë, ndërsa tek 25-vjeçaret përqindja reduktohet
në vetëm 5%.
Edhe fuqia seksuale e meshkujve bie ndjeshëm pas moshës 25-vjeçare. Një
burrë në të 40-tat ka nevojë mesatarisht për dy vjet për të lënë
shtatzanë gruan e tij, edhe nëse ajo është 20-vjeçare.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Witherspoon dëshiron më shumë fëmijë
» Poezi per femije
» 29 vjeçari ka 21 fëmijë dhe 11 gra!
» Keshilla mjeksore
» 7 këshilla për dobësim
» Poezi per femije
» 29 vjeçari ka 21 fëmijë dhe 11 gra!
» Keshilla mjeksore
» 7 këshilla për dobësim
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi