Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ruci ofertë Berishës: Ik, largohu

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Ruci ofertë Berishës: Ik, largohu Empty Ruci ofertë Berishës: Ik, largohu

Mesazh nga Geri Mon 17 Jan 2011 - 7:02

Ruci ofertë Berishës: Ik, largohu Ruci-gramoz-kuvend
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci është shprehur skeptik për mbarëvajtjen e sesionit të ri parlamentar.


Duke folur në seancën e parë për
vitin 2011, Ruci ka deklaruar se edhe ky sesion do të dështojë, për
shkak të paaftësisë së kryeministrit Berisha për të qeverisur.

“Edhe ky sesion parlamentar, ashtu si të kaluarit, është i destinuar të
dështojë për shkak të paaftësisë së kryeministrit për të qeverisur. Sot
shqiptarët janë më të varfër se kurrë, më të shtypur se kurrë nga
qeveria që është e zhytur në llumin e korrupsionit më të pashembullt në
Evropë. Gjithashtu, shqiptarët janë të shtangur nga ajo që tregoi
veprimin më të turpshëm të korrupsionit”, ka deklaruar Ruci.

Sipas tij, pasojat e kësaj keqqeverisjeje po i ndjejnë qytetarët
shqiptarë, të cilët Evropa i la jashtë pikërisht për faj të pushtetit.

“Demokracia shqiptare është në rrezik, korrupsioni është thelluar,
ekonomia është rrënuar, bizneset po falimentojnë, media kërcënohet nga
qeveria dhe gjobitet nga taksidarët. Dhe së fundmi, BE na la pas dere
për të gjitha këto. Sepse kemi një kryeministër dhe një qeveri të
korruptuar. Një Parlament të perdhunuar nga pushteti”, ka theksuar Ruci.


Më tej shefi i deputetëve socialistë ka prekur edhe cështjen e hetimit
të zgjedhjeve, të cilën sipas tij edhe pse e kërkoi faktori
ndërkombëtar, e bllokoi kryeministri për të fshehur skemat e tij të
manipulimit.

“Hetimin e zgjedhjeve e kërkoi BE, e kërkoi Departamenti i Shtetit, e
kërkoi gjithë bota. Por Berisha nuk e lejoi atë. Sot i madh e i vogël e
ka kuptuar se Saliu nuk lejoi hetimin e zgjedhjeve, sepse e ndalon frika
se skema e manipulimit të votave që zbatoi ai dhe kusarët e tjerë në
qeveri do të zbardhej. Kaq shumë frikë nuk mund të ketë një
kryeministër, por vetëm një burracak që ka lepurin në bark”, ka theksuar
Ruci.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit se, pavarësisht djegies së fletëve
dhe mbylljes së listave në arkiv, opozita nuk do të tërhiqet nga beteja e
saj.

“Zoti kryeministër, nëse mendon se hesapin e zgjedhjeve me opozitën e ke
mbyllur, e ke gabim”, i është drejtuar Ruci Berishës, të cilit, duke e
quajtur si një kryeministër në ikje, i ka bërë ofertën e fundit të
opozitës. “Ik, largohu dhe hapi rrugë vendit. Largohu dhe hapi rrugën
zgjedhjeve të parakohshme. Kjo është oferta jonë e fundit, e shumicës së
vërtetë shqiptare. Ke vetëm një rrugë, që ta pranosh atë”, ka shtuar
Ruci.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi