Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NË SKENË ELEGANTE ME NJË ART TË MIRËFILLT

Shko poshtë

NË SKENË ELEGANTE ME NJË ART TË MIRËFILLT Empty NË SKENË ELEGANTE ME NJË ART TË MIRËFILLT

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 17 Jan 2011 - 4:23

NË SKENË ELEGANTE ME NJË ART TË MIRËFILLTË




Shkruan: Shaban Cakolli - Do të bëjaNË SKENË ELEGANTE ME NJË ART TË MIRËFILLT ShabanCakolli
Shaban Cakolli

të pamundurën të gjejë kohë jashta obligimeve të mija, që të i
përkushtohem krijuesëve, këtyre njerëzve me shpirt artisti që mes
fjalës së shkruar dhe këngës shprehin të bukurën, kryekëput vepra
artistike të mirëfillta, qoftë kur shprehin gëzimin, dhëmbjen, mallin,
ato mes tyre japin art të mirëfilltë, i cili mbetet në zemrën e
artdashësve dhe nuk mund të harrohet. Aq më me përkushtim do të ndiqja
dhe do të shkruaja për artistët tanë në diasporat tona, të cilët fati
i keq i përcolli dhenave të huaja, por për asnjë çast nuk u shkëputen
nga vlerat e mirëfillta kombëtare, duke bërë punë të mundimshme për
të i kultivuar dhe begatuar ato. Përse e bëjë këtë? E bëjë nga se më
vret ajo që sot heshtja përballë artit të mirëfilltë,sa po vjen e po
bëhet më e akullt me tentim të shkrirjes së tij!A duhet të lejojmë
këtë? Asesi nga se disa për hirrë të komercializmit do të kishin vra
kulturën tonë të kombit që është ruajtur me shekuj e shumë sakrifica.
Sot komercialistët për interesat e tyre imitojnë këngë të reflektuara
nga kultura të huaja, madje edhe të huazuara, duke u bërë hite, nga se
në vend të zërit vihen në lojë lakuriqësitë, të cilat fatkeqësisht
shumë nga publikut tonë ia ka ënda! Megjithatë fatbardhësisht sot ende
te ne ka dy grupe artdashësish, ata që duan dhe vlerësojnë artin e
mirëfilltë kombëtarë, dhe ata që shquajnë antivlerën për hirrë
lakuriqësie!

Uroj të fitoi kjo e para, kjo e vlerës
së artit të mirëfilltë. Herë-herë ju kemi prezantuar vlera të
mirëfillta të artit letrar, muzikor, kurse sot po ndajmë kohën të ju
njohim me krijuesen e shquar të muzikës sonë znj. Shëngyle
Berisha-Shega.


Shengyle Berisha-Shega është nga Hani i
Elezit. Ajo si e vogël në fëmijëri kishte dashur artin muzikor, me të
cilin ishte ushqyar shpirtërisht, ishte stërvitur dhe kishte filluar
sukseset me te. Ajo nisi një karierë me këngën nga dashuria dhe
pasioni që kishte për këtë art të bukur. Dëshira i dha pastaj vrull në
angazhimet e saja në këngë, fillimisht në aktivitetet shkollore, në
Shoqëri të ndryshme kulturore, koncerte e spektakle të ndryshme.
Suksesi i saj i artit padyshim vjen nga dhuntia e saj, trashëgimia dhe
mbështetja. Shengylja thotë se këtë art të bukur e kishte traditë të
përfituar nga gjyshja e saj e cila kishte kënduar dhe kishte pasur
mjeshtri në përdorimin e disa veglave. Në shkollë ajo nisi aktivitetin
duke kënduar nëpër kore, solo dhe grupe, ku më pas u inkuadrua nëpër
SHKA si. SHKA "SHARRI" në Han të Elezit, ku aktiviteti i saj u dallua,
la mbresa dhe iu shtuan kërkesat për antarsim në SHKA "Ibe Palikuqi"
"EMIN DURAKU"etj.....


Kliko në foto

NË SKENË ELEGANTE ME NJË ART TË MIRËFILLT 3356_0_0_100x95_images_stories_Art-Kultur_shengylja5NË SKENË ELEGANTE ME NJË ART TË MIRËFILLT 3356_0_0_100x72_images_stories_Art-Kultur_shengylja1NË SKENË ELEGANTE ME NJË ART TË MIRËFILLT 3356_0_0_100x91_images_stories_Art-Kultur_shengylja2NË SKENË ELEGANTE ME NJË ART TË MIRËFILLT 3356_0_0_100x74_images_stories_Art-Kultur_shengylja6NË SKENË ELEGANTE ME NJË ART TË MIRËFILLT 3356_0_0_100x73_images_stories_Art-Kultur_shengylja4NË SKENË ELEGANTE ME NJË ART TË MIRËFILLT 3356_0_0_100x84_images_stories_Art-Kultur_shengylja3


Shengylja me një angazhim të pa epur
marshoi drejt sukseseve të një pas njëshme, kudo u prezantua me
vokacione mjaft të ngrohëta dhe u prit ngrohët nga publiku. Megjithatë
kënga nuk bëhet pa mbështetëje, ajo gjeti mbështetjen dhe vullneti i
saj i pa shuar i mundësoi të hapëroi jo vetëm në koncerte por edhe në
festivale kombëtare si "Kosovarja Këndon", "Gllogovci", u laurua me
çmime në Gjilan dhe Suharekë, Kaçanik e gjetiu, dhe ngadal por
sukseshëm mbeti e pandashme nga skena muzikore, pushtoi skenën dhe
përmbushi kërkesat e dëgjuesëve. Në këtë plejadë këngëtarësh Shengylja
mbizotëroi në skenë mjaft frytshëm me prezentime mjaft të kërkuara
dhe korekte. Ajo nuk e nisi artin për komercializëm, por nga dashuria
për të bukurën, vlerën, kulturën dhe si e tillë u qëndroi kohërave
mjaft e sukseshme.








Shengyle Berisha - Shega
Goca e Kaçanikut


Më pas Shëngylja për shkaqe të njohura
tani për gjithë neve u desht të marri rrugën e mërgimit dhe u strehua
në Norvergji. Ajo mori me vete dashurinë shpirtërore për këngën, por
iu desht kohë të ambientohet në një vend të huaj dhe me një kulturë
krejt tjetër. Adhuruesëve ju mungoj për pak kohë, por kjo mungesë
arsyetohet nga se ajo bënte punë me përkushtmëri për projekte të reja.
Ajo shkëlqeu në zhanrin e muzikës popullore, por për këtë në një vend
të huaj iu deshën disa pregaditje. Shëngylja filloi me një grup të
vetin që e mbështetnin të tuboj mjete materiale për pajisjet muzikore,
pastaj mori një qëllim të shejtë në mbrojtëjen e kulturës kombëtare
në mërgim, duke antarësuar në grupin e vet mërgimtarët e gjitha
moshave, ku me të rriturit punonte si koreografe në grupin e valleve,
kurse me të rinjët përvetsonte këngët shqipe.


Ajo formoi grupin"ILIRIDA", i cili u bë i
njohur për mërgimtarët tanë kudo, por edhe për Norvegjezët,të cilët
falë këtyre aktiviteteve shtuan interesim për kulturën shqiptare dhe
njohëjen e saj të gjërë. Kultura është ura më e fortë që lidhë popujt
në mes vete,duke nxitur më tepër popujt të njohin gjuhën dhe kulturën
e njëri-tjetrit. Shengylja pati rastin të prezantohet me kulturën tonë
para popullit norvegjez ku me interesim të madh këtë aktivitet e
ndoqën dhe e mbështetën edhe qeveritarët norvergjez. Shëngylja ka qenë
e koncentruar me gjithë vemendjen në skenë, me këngën me një rrespekt
të madh për publikun, ka dhënë gjithë të mundshmen nga arti që të
përmbushë kërkesat e adhuruesëve të vet. Poezia e bukur padyshim e
bënë këngën e bukur, kur këngëtarja më pas këtë poezi e përpunon, i
jep frymë e melos, e përjeton dhe e bënë të mirëpritur për
artdashësin. Nga këngët që do e veqoja është kënga "PLAGËT QË MI
DHUROVE", autori i së cilës është poeti ynë i shquar Imri Trena.


Kjo poezi e tij u bë ndër këngët hit të
Shengyles, nga se ajo i dha shpirt, frymë, e thelb kësaj poezie, i dha
ngjyrë e shije zëri e përjetimi dhe u bë shumë e kërkuar nga
artdashësit.

PLAGËT QË MI DHUROVE









Shega - Plagët që mi dhurove

Këndon: Shëngyle Berisha - Shega
Teksti: IMRI TRENA
Muzika: MUSTAFË TAHIRI



Plaget qe mi dhurove, me asgje nuk sherohen
nga dita qe ti shkove, sa vijne edhe shtohen


ref.. nuk po mudem te harroj
malli per ty,me rri ne gji
ooo,per dashurine tone te humbur
kete kenge,e k`noj per ty!

Ditet kalojn me mallë
me mungone buzqeshja jote
keshtu m`ke dashure vallë
asnjeher s`me kujtove


ref.. nuk po mundem.....


Një tjetër këngë e saj mjaft e kërkuar
është "GOCA E KAÇANIKUT", ajo tani është në pregatitje e sipërme edhe
të një buqete këngësh. Në art nuk dihet çka sjell e nesërmja, por
kësaj këngëtarje të dëshmuar që këngët e saja kanë gjetur rrugën deri
te zemrat e dëgjuesëve tanë, urojmë me suksese të njëpasnjëshme të
rroj në zemër të artit tonë kombëtar dhe gjithë adhuruesve të këtij
arti të mirëfilltë.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi