Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mia Farrow të nderohet për punën e saj bamirëse

Shko poshtë

Mia Farrow të nderohet për punën e saj bamirëse  Empty Mia Farrow të nderohet për punën e saj bamirëse

Mesazh nga Vizitor Mon 17 Jan 2011 - 3:27

Mia Farrow të nderohet për punën e saj bamirëse  F.0117132712310_m
Aktorja dhe aktivistja Mia Farrow do të nderohet për
përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj çështjeve të të drejtave
njerëzore anekënd globit.
Ylli i filmit “Rosemary's Baby”
është aktiviste e çështjeve të refugjatëve, ndërsa ndihma e saj në
veçanti është e drejtuar në rajonet ku luftërat kanë ndikuar te fëmijët.
Kështu, angazhimi i saj ia ka siguruar edhe çmimin “Marian Anderson”,
i cili u jepet artistëve, puna e të cilëve sjell dobi humanitare,
ndërsa ky çmim do t’i ndahet gjatë një ceremonie në Philadelphia, në
muajin maj.
Çmimi ndahet në emër të yllit të operës nga Philadelphia, Marian
Anderson, i cili u bë i vetmi solist i zi i operës në Metropolitan Opera
në New York në vitin 1955.
Këtë çmim më herët e kanë marrë emra të tillë, si Sidney Poitier, Elizabeth Taylor dhe Richard Gere. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi