Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Linda sqaron keqkuptimet me Albanin

 :: Show Biz

Shko poshtë

Linda sqaron keqkuptimet me Albanin  Empty Linda sqaron keqkuptimet me Albanin

Mesazh nga Vizitor Sat 15 Jan 2011 - 3:08

Linda sqaron keqkuptimet me Albanin  F.0114112235737_m
Linda Halimi thotë se ajo nuk ka asgjë kundër Alban Skënderajt
dhe se ka zgjidhur çdo keqkuptim në lidhje me festivalin e Radio
Televizionit Shqiptar.
Gjithçka nisi me deklaratën e
këngëtares kosovare, e cila tha se festivalin e RTSH-së do ta fitonte
çifti Alban Skenderaj dhe Miriam Cani.
Duke u bazuar në disa burime brenda stafit të festivalit në fjalë,
Linda pato hequr dorë nga konkurrimi në këtë festival. Por në natën
finale rezultati ishte ndryshe nga ai që parashikoi Linda. Ishte Aurela
Gaçe ajo e cila e rrëmbeu çmimin e parë duke fituar të drejtën për të
udhëtuar drejt Gjermanisë aty ku do të mbahet festivali i sivjetmë
“Eurosong”.

Pas largimit të mjegullës, Linda Halimi tash është shprehur se çdo gjë
ka sqaruar me Albanin duke thënë se e gjitha ishte një keqkuptim, por
edhe duke thënë se ndoshta deklarata e saj ka ndikuar në atë se kush do
të zgjidhet fitues.
“Ndoshta edhe ka ndikuar ajo deklarata e imja që këta nuk kanë
fituar, por unë kam kontaktuar me Albanin e Miriamin dhe kemi gjetur
mirëkuptim mes vete. Iu kam treguar se nuk kam asgjë të keqe me ta dhe
se gjithçka ka qenë një keqkuptim”, është shprehur Linda për
“InfoPress”.
“Nuk kam dashur të mendojnë se kam diçka private me ta dhe që s’dua
të shkojnë në ‘Eurosong’. Madje përkundrazi mendoj që do të ishte shumë
mirë sikurse edhe këta të dy të shkonin edhe të ishin fitues. Por
gjithsesi i uroj sukses edhe Aurelës, shpresoj se do të na e zbardhë
fytyrën”, ka përfunduar Linda. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi