Këngëtarë të politikës
Këngëtarë të politikës
Cdo fushatë
zgjedhore, qoftë kjo lokale apo qendrore, shoqërohet me koncertet
përkatëse, e sa më pretenduese partia aq më impresionues koncerti.
Mirëpo nëse poltika ndahet në kampe, duket se i njëjti fenomen po ndodh me këngëtarët që marrin pjesë në koncertet e tyre.
Grupi “West Side Family” ishte ndër të parët të cilët shfaqën hapur
preferencat e tyre politike duke hapur rrugën për një modë tashmë
sunduese.
“Ne bëmë këngën atëherë për fushatë dhe na përfshiu. Ne ishim përkrahës
më shumë të Edi Ramës sesa të Partisë Socialiste”, shprehet Dr. Flori,
pjesëtar i grupit “West Side Family”.
Por nga se buron kjo dëshirë e madhe e këngëtarëve për të pasur kahe të qartë politikë.
“Është interes i pastër… ose bindjet politike familjare”, shpjegon Dr. Flori.
Agim Poshka është një tjetër këngëtar që prej vitesh është i angazhuar politikisht.
“Angazhimet e para i kam pasur në Shqipëri”, thotë Poshka.
Frymëzimin e Tiranës duket se e ka marrë me vete në Maqedoni. Një
këngëtar që përfshihet në politikë afron mbi të gjitha popullaritetin e
tij
Ata janë vërtetë imazhi muzikor i çdo partie që përfaqësojnë, por më pas
bëhen përfaqësues të mirëfilltë të grupimeve që i kanë simpatizuar, të
paktën po të kemi parasysh kalimin e Ciljeta Xhilagës në Këshillin e
Përgjithshëm Drejtues të Partisë Demokratike.
“Është më shumë traditë familjare, nuk besoj se këngëtarët mund të
lexojnë programet e partive dhe të krijojnë opinionin e tyre”, nënvizon
Dr.Flori.
Doktor Flori ka vite eksperiencë me fushata të ndryshme, por qartësimi i ideve nuk ka sjellë entuziazmin e pritur.
“Këtu ëndrrat vdesin. Nuk janë ëndrra këto tonat, këto janë fantazi. Në
Shqipëri duhet t’i lëpihesh njerëzve që të të marrin në considerate dhe
që të futesh në politikë, por nuk ia vlen”, përfundon Dr.Flori.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» 5 drejtuesit më të këqinj të politikës
» Suksesi i politikës së Sllobodan Millosheviqit
» Tre këngëtarë një ditëlindj
» Rosela Gjylbegu, shkodrane dhe kengetare
» Vesa: Nuk jam e rrezikuar nga asnjë këngëtare
» Suksesi i politikës së Sllobodan Millosheviqit
» Tre këngëtarë një ditëlindj
» Rosela Gjylbegu, shkodrane dhe kengetare
» Vesa: Nuk jam e rrezikuar nga asnjë këngëtare
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi