Superqytetet, moda e re e së ardhmes
Superqytetet, moda e re e së ardhmes
Procesi i
urbanizimit do të jetë më i vrullshëm se kurrë në 15 vitet e ardhshme,
ndërsa metropolet gjigante do të shndërrohen gjithmonë e më shumë në
modë, sipas një studimi të kompanisë financiare “Frost & Sullivan”.
Deri në vitin 2025, në “superqytete”
do të jetojë 60% e popullsisë së botës ose 4,5 miliard banorë. Procesi
më aktiv i urbanizimit është duke ndodhur në vendet në zhvillim,
veçanërisht Indi e Kinë.
Për momentin, në botë ekzistojnë 22 qytete që kanë më tepër se 10 milion
banorë, por pas 15 vitesh, numri do të ketë kaluar të 30 qytetet.
Rritjen e ndihmon aktualisht edhe pasurimi që po ndodh në metropolet e
vendeve në zhvillim.
Për momentin, qytetet kryesore në Kinë, Indi apo në metropolet e tjera
të vendeve jo të zhvilluara po gëzojnë një rritje të GDP-së prej 4,5% në
vit. Në Nju Jork, Paris apo Londër, rritja është prej vetëm 1,5%
mesatarisht.
Ndërtimi i metropoleve gjigante është një tendencë e epokës së
globalizimit, ku gradaçela gjithmonë e më të larta ndërtohen për të
siguruar shfrytëzimin maksimal, në sa më pak hapësirë të shfrytëzuar.
Ndërkohë, SHBA ka përgatitur 14 zona për ndërtimin e superrajoneve të së
ardhmes, për t’i dalë përpara rrezikut të një rritjeje masive të
popullsisë në qytete të mbipopulluara që tani. Edhe në Bashkimin
Europian, 20 qytete janë përzgjedhur për t’u zgjeruar dukshëm në të
ardhmen e afërt.
Sipas ekspertëve, urbanizimi agresiv do të shtojë ndjeshëm problemet e
trafikut, ndërsa jo gjithmonë, sidomos në vendet në zhvillim, rritja e
qyteteve shoqërohet edhe me shtrirjen e rrjetit të metrove, parkimeve
apo mjeteve të tjera të transportit.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi