Analfabet më 2011
Analfabet më 2011
Një rikthim i rrotës së historisë mbrapsht është edhe rishfaqja e analfabetëve midis nesh.
Qazimi është një prej personave që
nuk nguron të na tregojë se ka kryer vetëm tri klasë dhe sot nuk mban
mend as alfabetin e gjuhës shqipe.
“Nuk di as të shkruaj dhe as të lexoj. Në jetën time nuk kam lexuar
kurrë një libër. Dikur mësuesja na detyronte që të lexonim vjersha në
shtëpi, por sot unë nuk mbaj mend asgjë prej tyre. Di të shkruaj vetëm
emrin tim”, thotë Qazimi.
Nevoja për të siguruar jetesën e familjes dhe mungesa e parave për të
blerë librat e detyruan Qazimin të heqë dorë nga shkolla. Ai ka punuar
në fabrikë, ka mbledhur kanaçe dhe sot në një cep të rrugës llustron
këpucë për të fituar disa qindarka.
“Punoj si këpucar, fitoj lekë aq sa për të jetuar, por jetoj në një dhomë 3 me 3 në kushte të vështira”, shton Qazimi.
Si rasti i Qazimit në rrugët e kryeqytetit ndeshesh me shumë persona, të
cilët në më të shumtën e rasteve ngurojnë ta pranojnë analfabetizmin e
tyre para objektivit të kameras. Por, një 18-vjeçare tregon se nuk ka
qenë kurrë e regjistruar në shkollë. Gjithçka që ajo di të bëjë janë
disa zhgarravina në bllokun e bardhë paemër.
“Nuk di as të shkruaj dhe as të lexoj. Prindërit nuk më kanë cuar në shkollë. As emrin tim nuk di ta shkruaj”, tregon vajza.
Mjerisht, analfabetizmi është një sëmundje e trashëgueshme. Kjo nënë e
re ka dy fëmijë që nuk i çon në kopësht sepse nuk mundet t’i siguojë as
kushtet më minimale të një vogëlushi, që duhet të frekuentojë
rregullisht shkollën: “E di që ligji më dënon, por unë jetoj në një
barake dhe nuk mundem as t’i mbaj me bukë, jo më t’i çoj në shkollë.”
Nëse dikur vinte në lojë prestigjin e vet dhe i detyronte të gjithë të
mësonin shkrim e këndim, gjithçka që ndodh sot janë disa klasa të
shansit të dytë, ku frekuentimi është sipas dëshirës.
“Disa nga arsyet kryesore të mosfrekuentimit janë: varfëria dhe edukata
familjare. Megjithatë për këta fëmijë janë krijuar klasa të shansit të
dytë”, sqaron Fatmir Vejsiu, Drejtori i Ministrisë së Arsimit.
Pavarësisht realitetit në terren, shifrat zyrtare si përherë janë
optimiste. Sipas Ministrisë së Arsimit, Shqipëria po korr fitore të
njëpasnjëshme në luftën kundër analfabetizmit.
Pavarësisht pamundësisë së disa familjeve për të arsimuar fëmijët e
tyre, ligji është i barabartë për të gjithë. Arsim 9-vjeçar i
detyrueshëm! Drejtori i Ministrisë së Arsimit, Fatmir Vejsiu, përmend
disa nga sanksionet e parashikuara në ligj për arsimin e detyrueshëm
parauniversitar: “Ligjji parashikon që personat që nuk kryejnë arsimin e
detyrueshëm parauniversitar dënohen me gjobë, por ka raste kur njerezit
sensibilizohen dhe nuk i penalizojnë familjet me ndihmë ekonomike
sociale”
Por të kthehemi sërish tek analfabetët. Megjithëse me statusin e të paarsimuarit, ata janë të sjellshëm dhe kanë dëshira.
Por institucionet shtetërore, nuk ofrojnë shifra dhe përqindje për
nivelin e shkatërrimit të së ardhmes të sa e sa njerëzve si këta.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» iMac 2011 del nesër?
» Mercedes 2011 R-Class
» Seria A 2010-2011
» 2011-ta, viti i hapësirës për Europën
» “Floppy disk”, në 2011-ën del në pension
» Mercedes 2011 R-Class
» Seria A 2010-2011
» 2011-ta, viti i hapësirës për Europën
» “Floppy disk”, në 2011-ën del në pension
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi