Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naser Rafuna: Më pret një vit i ngjeshur

 :: Show Biz

Shko poshtë

Naser Rafuna: Më pret një vit i ngjeshur  Empty Naser Rafuna: Më pret një vit i ngjeshur

Mesazh nga Vizitor Thu 6 Jan 2011 - 6:27


Viti i ri pritet të jetë mjaft i ngjeshur për aktorin Naser Rafuna, dhe mund ta shohë atë edhe në një zhanër tjetër televiziv, atë të drejtuesit të një shou-emisioni.Vitin që e lamë pas ishte një vit i ngarkuar por edhe i suksesshëm për aktorin kosovar Naser Rafuna. Por aktori, i cili njihet nga publiku i gjerë si Muharremi ose Melja e serialit “Kafeneja Jonë”, gjatë një prononcimi për Telegrafi.com thotë se edhe këtë vit ai pret të jetë shumë i angazhuar, pasi ka oferta nga më të ndryshmet.“Ishte vit i mirë, kam qenë në angazhim të projekteve të ndryshme si ato teatrale dhe deri tek ato filmike. Arritje dhe sukses të vitit të kaluar për mua do ta merrja organizimin dhe suksesin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër ‘Shqip Film Fest’ që u mbajt në Pejë, ku suksesin e madh për punë do t’ia atribuoja edhe kryetarit të komunës së Pejës z. Ali Berisha”, ka pohuar Naseri.“Ndërsa planet për këtë vit janë të shumta. Më kanë ftuar në televizion ta udhëheq një emision show. Po ashtu për realizimin e disa filmave dokumentar që kanë të bëjnë me traditën tonë. Gjithashtu ka plot mrekulli, plane, ftesa për film edhe jashtë vendit, por realizimet e tyre ndodhin 1 në 10”, është shprehur aktori për Telegrafi-n.Një nga realizimet më të suksesshme të Naser Rafunës është edhe seriali “Kafeneja Jonë”, pjesë e të cilit do të vazhdojë të jetë.“Padyshim që do të vazhdoj të jem pjesë e serialit ‘Kafeneja Jonë’. Seriali e ka arritur shikueshmërinë në lartësinë më të madhe, meqë merret si bazë e suksesit edhe nga serialet tjera. Ndërsa padyshim se do të vazhdoj të luaj edhe pse skenaristi, Astriti, çdo herë befason dhe mrekullon me idetë e tij”, ka shtuar më tej Naseri. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi