“Opel Corsa”, e ridizajnuar dhe më kursimtare
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
“Opel Corsa”, e ridizajnuar dhe më kursimtare
Katër vjet pas paraqitjes në shitje dhe më pak se një vit nga përmirësimet në shasi dhe në pjesë të motorit, Opel përsëri vendosi që Corsa-n ta bëjë automobil më të mirë. Kësaj radhe është edhe përpunimi vizual.
Corsa e ri-dizajnuar fitoi pamje të re të pjesës së përparme dhe të pasme me drita të reja dhe me pamje më atraktive të maskës, ndryshime të cilat janë shumë të ngjashme si ato të bëra në Meriva, si dhe këtu gjenden edhe fellnet e aluminit dhe shenja më e madhe “e vetëtimës” në bagazh.
Brenda do të gjeni enterier të ri, me ngjyra të ndryshme, ndërsa novitet është pakoja e ashtuquajtur “Color Line” me të cilën Corsa duket “e trentë”. Nën kapakun e përparmë u gjend vend për motorin e ri dhe më efikas 1.3-litra common-rail me naftë i cili ofron 95 kuaj fuqi dhe i cili e ka edhe teknologjinë start-stop.
Agregati modern në ciklin e kombinuar harxhon vetëm 3.5 litra karburant në 100 kilometra dhe emeton 98 gramë CO2 në çdo kilometër, derisa në qytet, siç thuhet nga kjo kompani, harxhon gjithsejtë 4.2 litra karburant.
Fillimi i ofrimit në treg të Opel Corsa-s së ri-dizajnuar është paralajmëruar për janarin e vitit të ardhshëm.
Dewil- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 10415
Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : Bantanama :)
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi