Diskrimionohet arsimi shqip në Manastir
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Diskrimionohet arsimi shqip në Manastir
Nxënësit shqiptarë të shkollës fillore “Goce Dellçev” të Manastirit, vazhdojnë ta bojkotojnë mësimin. Prindërit dhe përfaqësuesit e këshillit të prindërve, të cilët mbështesin bojkotin që po zgjatë tashmë një javë, shprehen se këtë e bëjnë për shkak të mungesës së kushteve elementare për ndjekje të mësimit në këtë institucion. Ata thonë se klasat janë të projektuara për njëzet e pesë nxënës, ndërsa paralelet shqiptare kanë nga tridhjetë e pesë nxënës. “Situata në shkollën fillore Goce Dellçev, është që nuk I kemi të plotësuara kushtet për një mësim normal, sepse në klasën e dyta pesë, kemi tridhjetë e katër nxënës të cilët mësojnë në një klasë shumë të vogël. Kushtet janë tepër të ashpra që fëmijët në atë moshë të mund të zhvillojnë një mësim normal”, tha Arben Ismailovski, prind.
Nga këshilli i prindërve, shprehen se kanë kontaktuar të gjitha organet kompetente në nivel rajonal, por edhe në atë qendror, mirëpo deri tani askush nga ata nuk është përgjigjur. “Qysh prej fillimit të vitit shkollor, ne kemi dhënë kërkesa deri te organet kompetente. Fillimisht prej drejtorisë së shkollës, ministria rajonale e Manastirit dhe ministria në Shkup. Deri tani, këto organe kompetente kanë mbetur të shurdhëra, dhe ne nuk kemi pasur as përgjigje negative, e as pozitive”, tha Sedat Demiri, përfaqësues i Këshillit të Prindërve. Prindërit bëjnë të ditur se çështja e klasave të vogla, nuk është problemi i vetëm i kësaj shkolle. Ata shprehen se nxënësit e klasave të larta, janë të detyruar të ndjekin më tepër se gjysmën e lëndëve në gjuhën maqedonase. “Dua të them se nuk është problemi i vetëm ndarja e klasave, por është edhe një problem i kamotshëm, i cili daton që nga koha kur unë kam qenë nxënës në këtë shkollë, ashtu që nxënësit prej klasës së pestë deri në atë të tetë, janë të detyruar të mësojnë edhe në gjuhën maqedonase, ashtu që gjysmën e lëndëve janë në gjuhën maqedonase. Unë e parashtroj pyetjen se vallë a nuk ka mësues shqiptarë që të mund të punësohen në shkollën tonë që mësimin ta vijojmë në shqip”, tha një prind. Për këtë problem, u prononcua edhe dega e PDSH-së në Manastir. Ata janë skeptik se çështja do të zgjedhjet. Vlerësojnë se arsimi i shqiptarëve në Manastir, është tejet i rrezikuar. Përgjegjësinë, ia adresojnë faktorit shqiptar në qeveri.
“Nuk ka asgjë për tu habitur me këtë që ndodh në Manastir, pasi që partia që qeveris me ne, është aq e dobët, që është vë në pyetje edhe arsimi edhe ekzistenca e shqiptarëve në këto treva…Ju e shihni si është ndarë buxheti shqiptar, sa para janë denarë për universitetin e Shtipit, e sa për atë të Tetovës. Janë ndarë 3 fish më tepër para për në Shtip ku ka 2000 studentë, ndërsa në Tetovë ka 12.000. Është në pikëpyetje arsimi shqip në qendrat shqiptare si Shkup Tetovë, Gostivar e jo më në Manastir”, tha Afrim Selimi, kryetar i degës së PDSH-së në Manastir. Para tre muajve, paralelet shqiptare janë vizituar nga inspektorati i arsimit, i cili ka vërtetuar se klasat nuk përmbushin kushtet për mësim, ndaj, me vendim ka urdhëruar që në afat prej pesë ditëve, problemi të zgjedhjet. Që atëherë, asgjë nuk ka ndryshuar.

Dewil- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 10415
Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : Bantanama :)
Similar topics
» Gjeorgji, të burgosurit mund të shkëmbejnë burgun me manastir
» Windows Live Messenger - Shqip
» = ==>Barcoleta<=== Fjalor Shqip - Turqisht Dhe Cik Humor Me Fjalet e Tyre
» Windows Live Messenger - Shqip
» = ==>Barcoleta<=== Fjalor Shqip - Turqisht Dhe Cik Humor Me Fjalet e Tyre
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi