Koincidenca interesante
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Koincidenca interesante
Shumë skeptikë nuk besojnë në koincidencë apo në rastësi. Por, ekzistojnë disa shembuj ku ajo është shumë qesharake dhe janë dëshmi se edhe pse nuk është e vërtetuar shkencërisht ajo ekziston.
Politikani anglez dhe ndërmjetësuesi për paqe Sër Edmund Beri Godfri u gjet i vrarë në vitin 1678 në Grinberi Hil, London. Tre persona ishin arrestuar dhe ishin nxjerrë para gjykatës. Emrat e tyre ishin Robert Grin, Henri Beri dhe Lorens Hil.
Robert Tod Linkoln ishte i pranishëm kur babai i tij Presidenti i ShBA-së, Abraham Linkoln, u arrestua në teatrin “Ford” në Uashington me 14 prill të vitit 1865. Gjithashtu, ai ka qenë afër kur është kryer atentati i dy Presidentëve amerikan, Xhejms Garfild dhe Uiliam Mekinli.
Në vitin 1938, dramaturgu A.Xh. Talbot e shpalli komedinë në një akt ”Çez Bukoskovski”, që e shpjegon historinë për njeriun me emër Bugoskovski, i cili do të vjedhë fotografi nga muzeu “Luvër” në Paris. Me 15 gusht vitin e ardhshëm ishte vjedhur një fotografi nga “Luvër”. Hajduti quhej Bugoskovski.
Në vitin 1906, gjashtë foshnja janë lindur në anijen “Groser Kurfirst”, që ka lunduar nga Bremeni deri në Nju Jork. Një foshnje në klasin e parë, binjakë në të dytën dhe trinjak në klasën e tretë.
Në 13 shkurt të vitit 1746, një grua në Francë me emër Zhan-Mari Dubari u ekzekutua pas pranimit se e ka vrarë babain e saj, dhe pikërisht njëqind vjet më parë në të njëjtën ditë një grua tjetër me emër të njëjtë është ekzekutuar për krimin e njëjtë.
Më pesë dhjetor të vitit 1664, një anije është fundosur në Detin e Irlandës, ndërsa udhëtari i vetëm që ka mbijetuar është quajtur Hju Uiliams. Më pesë dhjetor 1785 edhe një anije është fundosur në vendin e njëjtë dhe përsëri i vetmi që mbijetoi është quajtur Hju Uiliams. Me pesë gusht të vitit 1820, anije me 24 udhëtarë është fundosur dhe përsëri vetëm Hju Uiliams ka shpëtuar.
Dewil- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 10415
Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : Bantanama :)
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi