Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krishtlindje apo Vit i Ri?

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Krishtlindje apo Vit i Ri? Empty Krishtlindje apo Vit i Ri?

Mesazh nga Geri Thu 9 Dec 2010 - 9:22

Krishtlindje apo Vit i Ri? ATMOSFERE-FESTASH_tn_52 Perveçse dy data me një javë diferencë, në perceptimin e përgjithshëm, shumë pak detaje dallojnë Vitin e Ri nga Krishtlindjet
Sigurisht që për të kuptuar diçka rreth preferencave, tendecave që kanë këto festa ndaj njëra-tjetrës iu drejtuam ekspertëve të ditëve të shënuara. Hapësirat akomoduese, restorantet më të njohura dhe bizneset e dhuratave na ndihmuan në kërkimin tonë, ja se ç’po ndodh në një prej hoteleve të njohura të Tiranës.

“Kjo periudhë është shumë energjike. Ka interesim si për Krishtlindjet, ashtu edhe për Vitin e Ri”, shprehet menaxheri I hotelit.

Por si dallojnë mënyra e festimit të krishlindjeve me natën e Vitit të Ri?

“Për Vitin e Ri njerëzit preferojnë muzikën live, duan këngëtarë të njohur që të mbajnë gjallë atë natë. Në Krishtlindje preferohet DJ”, shton menaxheri.

Ndoshta jo një traditë, por Krishtlindja nën moton tashmë klasike “rroftë sebepi” po fiton hapësirë: “Po vjen duke u rritur kërkesa për prenotime natën e Krishtlindjeve, rreth 30% më tepër.”

Një tjetër aspekt i këndshëm janë lodrat për fëmijët dhe dhuratat që shkëmbehen në këto data, një administratore me eksperiencë nuk mund veçse të gëzohet nga shtimi i festive.

“Krishtlindja dhe Viti i Ri tashmë janë pothuajse të barabarta përsa i përket shitjeve”, thekson shitësja.

Deri tani ama e kemi diskutuar këtë problem me ekspertë vendas, por kush më mirë se një italian mund të shquajë dallimet, e sa mirë do të ishte sikur ky person të ishte shef kuzhine.

“Shqiptarët për Krishlindje hanë menu të zakonshme të restorantit, ndërsa për Vit të Ri është klasiku gjel me përshesh plus bakllava dhe ajo që ne u këshillojmë”, shprehet një guzhinier italian.

Por si paraqitet situata tek fqinji ynë me traditë Krishtlindjesh: “Në Itali primare janë Krishtlindjet të cilat festohen me familjen. Pjatë kryesore është peshku dhe frutat e detit gjë që vlen edhe për datën 31.”

Ndoshta deri para pak vitesh Krishtlindja ishte e pallogaritshme, por së fundmi nuk mund të mos shqetësohesh edhe për shpenzimet e asaj nate.


Foto
Krishtlindje apo Vit i Ri? ATMOSFERE-FESTASH1Krishtlindje apo Vit i Ri? ATMOSFERE-FESTASH2Krishtlindje apo Vit i Ri? ATMOSFERE-FESTASH3
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi