Nuhiu: Do ta bëjmë Shkëndijën kampion
Faqja 1 e 1
Nuhiu: Do ta bëjmë Shkëndijën kampion
“Ndeshja kundër Renovës ishte paraqitja më e mirë sezonale. Ne kishim luajtur edhe duele tjera që kishin epitetin e derbit, por të luash kundër Renovës është një sfidë në vete. Renova është një ekip i mirë dhe kjo bëri që ne të japim maksimumin”, ka thënë për gazetën “Koha e Re”, shkupjani Ardian Nuhiu
Hajrush MANI
Fitorja e fundit e ekipit të Shkëndijës, ka ngritur atmosferën në ekipin “kuqezi”, duke shpresuar që edhe në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor do të arrijnë që të mbajnë kreun e tabelës dhe kështu për herë të parë të shpallen kampion vjeshtor në Ligën e Parë.
Në duelin kundër Renovës i gjithë ekipi i Shkëndijës ka treguar lojën më të mirë të sezonit, duke dhënë maksimumin. Ndërkohë, njëri ndër futbollistët që arriti të jetë ndër më të mirët, ishte dhe shkupjani Ardian Nuhiu, autori i golit të tretë për “kuqezinjtë”. Dueli i të dielës ka bërë që tani futbollistët të qetësohen për një moment, që javën e ardhshme ta presin sa më të përgatitur duelin ndaj Turnovës.
“Ndeshja kundër Renovës ishte paraqitja më e mirë sezonale. Ne kishim luajtur edhe duele tjera që kishin epitetin e derbit, por të luash kundër Renovës është një sfidë në vete. Renova është një ekip i mirë dhe kjo bëri që ne të japim maksimumin”, ka thënë për gazetën “Koha e Re”, shkupjani Ardian Nuhiu.
Lojën që ka treguar ekipi i Shkëndijës gjatë gjithë kampionatit, e veqanërisht të dielën është cilësuar ndër më të mirat për tu shikuar. “Nuk ka ndonjë të panjohur për ata që e dinë futbollin. Kemi punuar gjatë gjithë kohës në mënyrën më profesionale, ndërsa loja jonë gjatë gjithë sezonit është veçuar me pasime të shkurta dhe precize. Në asnjë moment nuk jemi interesuar të tregojmë lojë individuale, edhe pse ka futbollist që munden të aplikojnë edhe arë metodë të lojës. Pikërisht loja kolektive që kemi aplikuar ka bërë që të jemi të fortë në sulm por dhe në mbrojtje. Jemi ekipi që kemi shënuar më shumë gola në kampionat dhe kemi pranuar më pak. Ky është nja fakt që tregon se e meritojmë pozitën e parë”, shtoi Nuhiu.
Në shkallët ë stadiumit të qytetit në Tetovë, kishte mbi 10.000 shikues, ndërsa në mesin e tyre kishte dhe menaxher të ndryshëm. “Kemi mësuar që në shkallët e stadiumit kishte shumë menaxher nga shtete të ndryshme, por si futbollist profesionist jam munduar që të përqëndrohem vetëm në lojë, që është dhe punë e imja, ndërsa ata besoj se kanë kryer punën e tyre. Nuk mendoj për momentin që të ndryshoj ambientin. Dëshiroj që me Shkëndijën të arrijmë suksesin historik të klubit, të shpallemi kampion shtetëror dhe të luajmë në arenën ndërkombëtare, ndërsa punët tjera do të vijnë në vend të vet”, përfundoi Ardian Nuhiu.
Dewil- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 10415
Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : Bantanama :)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi