Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodër, liqeni hyn në qytet

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Shkodër, liqeni hyn në qytet  Empty Shkodër, liqeni hyn në qytet

Mesazh nga Geri Wed 1 Dec 2010 - 10:29

Shkodra po përjeton sërish orë ankthi. Prurjet e Drinit kanë penguar Bunën dhe për pasojë uji ka nisur të mbulojë edhe rrugët e qytetit, ndërsa harta e përmbytjeve në zonen e Nënshkodres zgjerohet në menyre të frikshme.(UPDATE) Hyrja e qytetit te Shkodres ne lagjen Xhabije eshte tashme bregu i liqenit te Shkodres ujërat e te cilit kane vershuar neper rruge dhe banesat e ulta.Lidhur me situatën ka folur edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ia ka faturuar natyrës dhe pozitës gjeografike përgjegjësinë e përmbytjeve. Sipas Topallit, asnjë vend tjetër në rajon nuk ka pozitën e basenit të qytetit verior, ku derdhen prurjet e lumenjve.
“Jemi në një cmenduri të prurjeve. Asnjë pjesë e Ballkanit nuk është vendosur në mënyrë të tillë që prurjet të derdhen në zonat e basenit të Shkodrës. I kërkoj cdo banori që të largohet nga zonat e përmbytura. Janë 1900 shtëpitë e përmbytura nga uji”, ka deklaruar Topalli. Mjetet levizin me veshtiresi ndersa per shkak te rritjes se nivelit te liqenit ne siperfaqe kane dale edhe ujërat e zeza. Policia ka vendosur shirita ne rruge per te treguar vendet se ku automjetet dhe njerezit duhet te kalojne per te mos rrezikuar rrezimin ne kanale apo edhe ne vendet me te thella te liqenit te Shkodres.

Zona e njohur e Harkut te Berdices kete vit eshte permbytur mbi 5 here. Ne kete pjese rruge mund te kalojne mjetet e larta per shkak lartesise se ujit qe ka vershuar ne rruge. Permbytja me e fundit po shkaktohet nga rritja e nivelit te liqenit te Shkodres si dhe pengimi rrjedhes normale te lumbit Buna.

Rrjedhja e ketij lumi eshte me e dobet se vershimi ujrave te Drinit i cili eshte i tejmbushur nga shkarkimi i portave te hidrocentralit te Vaut te Dejes. Niveli ujërave po rritet me shpejtesi dhe shume banore nga zonat prane liqenit po largohen nga banesat e tyre per ne vende me te larta per te shpetuar.

Foto

Shkodër, liqeni hyn në qytet  Uji-ne10

Shkodër, liqeni hyn në qytet  Uji-ne11

Shkodër, liqeni hyn në qytet  Uji-ne12

Shkodër, liqeni hyn në qytet  Uji-ne13
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi