Reagime të ashpra ndaj botimeve të Wikileaks
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1

Një kongresmen amerikan ka bërë thirrje që Wikileaks të cilësohet si organizatë terroriste, pasi shërbimi në internet botoi mijëra copëza nga mesazhe diplomatike amerikane.Peter King, që bën pjesë në Komisionin për Sigurinë e Brendshme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se Wikileaks ishte duke vënë në rrezik jetën e amerikanëve dhe aleatëve të tyre.
Pesë gazeta në vende të ndryshme i kanë botuar disa nga këto mesazhe.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes thotë se është duke e forcuar sigurinë e kompjuterave, me qëllim që të parandalohen dalje të tilla informacionesh.
Botimi e fundit vlerësohet si grupi më i madh i dokumentave që dalin në publik.
Telegramet diplomatike që kanë dalë deri tani dhe janë botuar në gazeta, përfshirë në gazetat Guardian dhe New York Times, tregojnë se disa udhëheqës arabë i kanë kërkuar SHBA-së që të sulmojnë Iranin dhe të shkatërrojnë programin bërthamor.
Duke iu referuar Iranit, Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite njoftohet se u kanë thënë amerikanëve të “presë kokën e gjarpërit”.
Në këto publikime ka edhe njoftime për një operacion spiunazhi amerikan ndaj zyrtarëve të OKB-së, përfshirë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Ban ki Moon.
Një tjetër njoftim është edhe se si Irani është përpjekur të përshtasë për Korenë e Veriut raketa që ato të përdoren me rreze të gjatë veprimi.
Pritet që të dalin edhe informacione të tjera, ku përfshihen edhe kritikat amerikane ndaj kryeministrit britanik David Cameron si edhe pretendimet që kanë të bëjnë me sjellje të pahijshme të një anëtari të Familjes mbretërore.
Në reagimin e saj Ministria e Jashtme britanike ka thënë se dënon çdo dalje të paautorizuar të informacioneve sekrete.
Foreign office tha se kjo i bënte dëm sigurisë kombëtare dhe vinte jetën në rrezik.

Dewil- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 10415
Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : Bantanama :)
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi