Agron Llakaj largohet nga 'Portokalli', tani 'Milioneri' i ri në Tv Klan
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1

Do të jetë kumbari i 50 mijë eurove, në një program ku të fitosh është më e rëndësishme se të qeshësh. Po e përjeton si të gjitha ndarjet në jetë, sigurisht me keqardhje. Por tashmë është një vendim i firmosur. Pas shtatë vitesh si moderator i spektaklit “Portokalli”, Agron Llakaj ka vendosur të largohet, për t’u rishfaqur në një tjetër ekran, me një tjetër format.
Bëhet fjalë për programin “Kush do bëhet milioner” (Who wants to be a millionaire), i njohur më së shumti si “Milioneri” (Millionaire), që nga janari do të drejtohet nga Agron Llakaj në “Tv Klan”.
Intervist....
Agron, vendosni të largoheni nga “Portokalli” pas shtatë vitesh. Kishit kohë që e mendonit këtë largim?
Po. Realisht ky projekt nuk lindi tani. Oferta m’u bë që në muajin mars, personalisht nga përfaqësuesi i “Grand media” në Kosovë, që ka blerë patentën për 10 vite të formatit (Who wants to be a millionaire), “Kush do bëhet milioner”. M’u ofrua me shumë kënaqësi që të isha unë drejtuesi i ri, duke u provuar nëpërmjet një testi. Është një show-kuic tepër familjar, bazuar në konceptin që nëse dikush duhet të fitojë, ai mund të fitojë vetëm nëpërmjet dijeve. M’u duk si një dritare e ngrohtë familjare dhe që më duhej ta rrokja. Ndaj me të marrë ofertën, fillimisht e ofrova pranë institucionit “Top Channel”, por drejtuesit nuk e pranuan. Në këtë aspekt unë gjithmonë i bëj pyetje vetes se nëse unë jam një nga ikonat e “Top Channel”, mendoj që ata duhet ta shikonin dhe ta pranonin këtë projekt që u ofrohej nga unë, pasi nisur nga çështjet financiare, për këtë program nuk do më paguante televizioni, por “Grand Media”. Pasi nuk u realizua diçka në “Top Channel”, ata më kërkuan të isha patjetër unë prezantuesi dhe unë vendosa si kusht që të shfaqesha vetëm në televizion kombëtar dhe u vendos për “Tv Klan”. Deri tani unë s’kam asnjë komunikim me “Klan”-in, por vetëm me “Grand media”, deri në momentin e mbylljes së kontratës.
Pra, largoheni përfundimisht nga “Portokalli”, cila është arsyeja e vërtetë?
Vendosa të lë “Portokallinë” duke u nisur nga shumë rrethana. Kryesorja është pasi vjen një moment që artisti duhet të ndryshojë, duhet ta shohë veten dikur tjetër. Natyrisht që nuk diskutohet keqardhja që ndiej, por keqardhje më shumë do ndieja tre ose katër vite më parë. Tani që “Portokalli” është kthyer në akademi humori me djem e vajza që janë rritur profesionalisht, pra janë bërë zot të vetes, nuk besoj se largimi i Agronit do krijojë vakum.
Dua të theksoj që largimi im s’bëhet me qëllimin për të rrënuar “Portokallinë”, pasi spektakli është ndërtuar me logjikën e një zinxhiri që edhe po i hoqe një hallkë, prapë funksionon normalisht. Nga eksperienca ime them se s’e kemi ndier largimin e aktorëve të suksesshëm më parë si; The SHBLSH-at, Besi, Elvis Pupa, Gazi Paja… Tani po ikën Agroni. Nuk mendoj se ika unë dhe do bëhet hataja. Tashmë spektakli ka një infrastrukturë të re, që nuk mund të rrëzohet me largimin e dikujt, sado i rëndësishëm qoftë ai. Është njësoj siç ndodh në dashuri, pra ka ardhur momenti që në dy të dashuruar, njëri duhet të largohet.
Vetëm se dua të largohem me atë ndjenjën e mirë dhe të lë një imazh të mirë. Nga përvoja është se në raste të tilla ekziston ftohja dhe abandonimi. Nuk dua të ndodhë kjo. Gjithsesi s’ mund ta quaj tërheqje nga humori këtë. Kisha nevojë për diçka më personale dhe përfshirëse për të nxjerrë atë çfarë dua unë në art, konceptin tim për humorin, në mënyrën time tashmë, dhe kam gati idenë për t’u shfaqur me një show të ri komik përveç “Milionerit”, por kuptohet më vonë.
Nuk ka qenë një pagë më e lartë, arsyeja e këtij vendimi?
Paga është e rëndësishme, sepse dëshmon sesa vlen si profesionist. Por e theksoj, nevoja për ndryshim nuk vuri primar konceptin financiar. Emri që kam si Agron tashmë i krijuar në “Top Channel” bën që kushdo që vjen dhe më bën një ofertë, ta mendojë mirë dhe pagën. Por unë nuk hyj tek njerëzit e superpaguar në televizione, dhe me këtë ofertë, kënaqësia më e madhe ishte ndryshimi.
Në ç’moment mendoni se po e lini “Portokallinë”, është ende spektakli që bëri bujë vite më parë?
“Portokalli” është një investim i rëndësishëm në jetën time prej shtatë vitesh. Jam krenar që isha pjesë e një show komik, që dy tre vitet e para u kthye në epidemi të vërtetë, ku njerëzit vraponin të ishin para ekranit çdo të diel. Por natyrisht me kalimin e kohës s’mund të kishte të njëjtin shkëlqim.
Do të jeni një spektator i “Portokallisë” tani e tutje, apo nuk ju intereson asgjë më rreth tij?
Nëse deri në momentet që flasim jam Agroni i “Portokalli-së”, kur të mos jem pjesë e spektaklit patjetër që do mbetem një spektakor i mirë i këtij “show”, madje do shkoj ta ndjek në sallë. Nëse do ishte e mundur, do kisha shumë dëshirë të luaja herë pas here personazhet e mi, por kontrata e re nuk ma lejon.
Kush do t’ju zëvendësojë në “Portokalli”, ose ju kë do sugjeronit?
Kjo është çështje koncepti. Unë kam mendimin se në konceptin e ri, roli i moderatorit ka kaluar në minoritet, është rol sekondar. Mendoj se ndërthurja e backstage me programacionin përbën thelbin. Mund të vazhdojë vetëm me Amin.
Jeni ai autoritari që përflitet me aktorët? Nga largimi juaj do të ketë më shumë të gëzuar apo të mërzitur në stafin e “Portokalli”-së?
Më duket pyetje provokative, por gjithsesi e respektoj si të tillë. Në shtatë vite “Portokalli” jam një nga drejtuesit dhe e vetmja gjë që s’kam bërë dot, është brigadieri apo komandanti. Nëse do isha autoritari, në momentin që do dal në skenë dhe do flas me aktorin nuk do funksionojë. Artisti ka nevojë për komunikim dhe dashuri. Ju siguroj që kushdo që ka hyrë dhe ka dalë nga ky show, i kam ofruar përkushtimin profesional, gjithë respektin tim njerëzor dhe dashurinë që kushdo të mbërrijë tek më e mira.
Me largimin do mungojnë dhe personazhet e tu. Gjatë audicioneve është ofruar një imitues tjetër i Sali Berishës?
Po patjetër që do mungojë dhe them që gjithë arsenali i personazheve të mi është ndërtuar më së shumti në “Portokalli”. Përsa i përket një imituesi të tillë për Kryeministrin, nuk e di, por dhe po s’u gjet mbase është koha të shkojë vetë Berisha në spektakël, se e bën më tokësor tek njerëzit. Mua personalisht nuk më vjen mirë që imitimin e kanë komentuar sikur “shaj Berishën”. Imitimi e rrit më tepër si njeri dhe kjo ka qenë brenda koshiencës sime profesionale, e kam ftuar katër herë, nëpërmjet miqve që na lidhnin, por ai asnjëherë nuk erdhi. Gjithsesi, për mua Berisha s’është perëndia as mbreti i shqiptarëve, ai prodhon politikë, e vlerësoj për punën e tij dhe si një figurë politike që do mbetet në histori.
Agron Llakaj i “Milionerit” do të jetë ndryshe? Si?
Do jem drejtuesi i lojës popullore që luhet në 118 vende të botës, një showkuiz jashtëzakonisht i suksesshëm, dhe që më familjar e bën moderatori. Investimi im është që ky show kuic të bëhet sa më i njohur dhe popullor për shqiptarët. Mendoj që kjo do jetë pjesë e intrigës në familje për të kthyer sytë nga dija, pasi është e vetmja gjë që nuk të tradhton.
Info - Hapesira Jone

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi