Maserati planifikon konkurrentin e Cayenne
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
Maserati planifikon konkurrentin e Cayenne
Sipas pohimeve të Fiatit, e tani edhe shefit të Chryslerit Sergio Marchionne, Maserati në të ardhmen e afërt ka për qëllim të ofrojë modelin SUV.
Do të bëhet fjalë për konkurrentin e Porsche Cayenne, i cili përkundër dyshimeve fillestare se mund të dështojë, tani po bëhen disa vjet që po e mban shitjen e shkëlqyeshme. Ndryshe, një lajm i ngjashëm kishte arritur më herët në lidhje me Alfan, e cila do të duhej të shërbehej me platformën e Jeep Grand Cherokee si dhe së shpejti modelin e saj SUV, i cili së bashku me Giulian (trashëguesin e modelit 159) do ta thyej akullin në tregun amerikan.
Maserati i ri gjithashtu do të duhej të bazohej në platformën e njëjtë, e supozohet se para së gjithash bëhet fjalë për një produkt të zhvilluar për klasat M, R e GL të Mercedes në kohën kur Daimler e Chrysler ishin bashkë. Sa i përket motorizimit Marchionne me qejf do të shihte ne Maseratin e ri motorët aktual nga oferta, respektivisht motorët V8 të Ferrarit me benzinë.
Data e pritur e daljes në treg tani për tani nuk dihet.
Dewil- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 10415
Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : Bantanama :)
:: Sondazhe :: Tekonlogjia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi