Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

REAGOJNË 'BALLISTËT"

Shko poshtë

REAGOJNË 'BALLISTËT" Empty REAGOJNË 'BALLISTËT"

Mesazh nga Dewil Mon 22 Nov 2010 - 10:38

REAGOJNË 'BALLISTËT" Thumbnail.php?file=ballistet_956741876


Pas disa ngjarjeve të fundit në futbollin e Maqedonisë, shoqata e tifozëve të Shkëndijës së Tetovës 'Ballistët' kanë dalë me një komunikatë, përmes së cilës kërkojnë nga shteti trajtim të njëjtë, siç u bëhet grupeve maqedonase. Ata njëherit apelojnë tek të gjithë dashamirët e Shkëndijës që në të ardhmen të tregohen më të pjekur, duke mos dhënë as ndonjë shkak më të vogël për të dënuar ekipin. Në vazhdim sjellim komplet reagimin nga sh.t.'Ballistët'.

Ne si shoqatë tifozësh, ju bëjmë me dije gjithë atyre që mundohen me cdo kusht ta shkatërrojnë klubin tonë të zemrës, dhe të ndalin këtë eufori të tifozëve shqiptar, që cdo ditë e më shumë shtohet, më shumë se shoqata jonë largohet nga cdo akt që paraqet dhunë dhe politik. Gjithashtu u bëjm me dije gjithë sportdashësve se pas ndeshjes me Teteksin shumica e anëtarve tanë janë thirur në pyetje nga policia e Tetovë me të vetmin qëllim që të frriksojnë të rinjët shqiptarë dhe njëkohsisht ta pengojnë rininë me cdo kusht që mos e ndjekin simbolin e gjithë shqiptarëve në FYROM. Me këtë komunikatë pyesim policinë e Tetovës pse nuk thirrën në pyetje asnjë tifoz të Teteksit pas ndeshjes Shkëndija – Teteks kur shumë mirë u pa se në teren u hodh gaz lot-sjellës nga ana e tifozëve të Teteksit. Gjithashtu kërkojmë nga Vllatko Gjorcevi të kërkojë falje publike që emri i shoqatës tonë përmendet në një debat politik kur dihet se sporti prej politkës ka dallim si "e bardha me të zezën", dhe Vllatko Gjorcev le të shikoj njëherë në shtëpinë e tijt (tek tifozet maqedonas) e pastaj në shtëpinë e të tjrëve , se kush janë ata që thërasin parolla shoveniste. Në fund të kësaj komunikate u bëjmë thirrje gjithë atyre që e duan Shkëndijën, të rruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të policisë, si në rastin e ndeshjes, kundër Teteksit, dhe të mos hudhin as edhe nje send më të vogel në tererenin e gjelbërt, kur luan klubi jonë i zemrës, sepse për një send me të vogël mundohen ta dënojnë Shkëndijën dhe të pengojn suksesin e Shkëndijës tonë të dashur.

Me respekt, Shoqata e Tifozëve 'Ballistët' – Tetovë.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi