Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njohuri të reja për serinë 3 të BMW-së

Shko poshtë

Njohuri të reja për serinë 3 të BMW-së Empty Njohuri të reja për serinë 3 të BMW-së

Mesazh nga Dewil Mon 22 Nov 2010 - 3:49

Njohuri të reja për serinë 3 të BMW-së Bmw-300x210


BMW është duke përgatitur një numër të madh të noviteteve teknike për gjeneratën e ardhme të modeleve të serisë 3, dhe kjo e tëra me qëllim të zvogëlimit të harxhimit të karburanteve dhe rritjes së rehatisë dhe sigurisë së udhëtarëve, por edhe këmbësorëve.

Zyrtarisht në BMW filozofinë e re e përshkruajnë me fjalët “‘Connected Drive’ e cila plotëson ‘Efficient Dynamics’”, dhe e njëjta do të duhet të inkorporohet në modelet e serisë 6 dhe 3. “Connected Drive-n” bavarezët e përshkruajnë si sistem i cili kombinon “pranimin e informacioneve nga jashtë” dhe atyre “nga vetë makina” dhe në këtë formë “vendosin” se cila është mënyrë më optimale për punën e vet makinës.

Informacionet nga jashtë do të arrijnë me ndihmën e censorëve të ndryshëm dhe kamerave, si “all-round” censorit të ri të parkimit, censorit për dritë dhe shi, kamerat e vendosura përpara dhe prapa etj.), “car-to-car” komunikimit, situatës në rrugë tek e cila automobili arrin nëpërmjet internetit etj. Nga të gjitha informacionet të cilat automobili vet i gjeneron pritet që harxhimi mesatar, dhe së bashku me këtë edhe emetimi i gazrave të dëmshme të zvogëlohet për rreth 15%.

Inovacionet tjera kanë të bëjnë me rritjen e kompatibilitetit për lidhjen e ‘infotainment’ pajisjes së automobilit me pajisjet e shtëpisë sikur kompjuteri dhe smartphone-t. Pritet që gjenerata e ardhme e serisë 3, prezantimi i të cilit pritet në fund të vitit, të jetë në mesin e modeleve më aerodinamikë në klasë.

Ky model në mesin e “premium” limuzinave do të duhet të fusë motoriken 3-cilindërshe, dhe të njëjtën do ta karakterizojë zvogëlimi i vëllimit dhe të pranisë së përgjithshme të turbombushësve dhe të injektimit të drejtpërdrejtë. Sigurisht, “EfficientDynamics” do të jetë i pranishëm me të gjitha pakot e gjertanishme si “stop-start” apo të frenimit regjenerativ, dhe priten edhe disa novitete teknike.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi