Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TAKIMI LETRAR NË KOBLENC TË GJERMANISË

Shko poshtë

TAKIMI LETRAR NË KOBLENC TË GJERMANISË Empty TAKIMI LETRAR NË KOBLENC TË GJERMANISË

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 6 May 2009 - 9:12

promoviminin e "Prekjes së ëndrrës"

Alma Papamihali - Hasan QyqallaTakimi i dytë letrar në Koblenz të Gjermanisë, në kuadrin e Pavarsisë së Kosovës.
Poeti Hasan Qyqalla në promoviminin e "Prekjes së ëndrrës"
Nga Alma Papamihali
Ditën e shtunë të kësaj fundjave, më 2 Maj, shqiptarë me banim në Gjermani, por edhe bashkëvendas me banim në shtete të tjera, kishin udhetuar qindra kilomentra për të qënë të pranishëm në takimin e dytë të Koblenzit, tashmë shndërruar në një traditë artistike-kulturore.Takimi i dytë organizohej ashtu si edhe vitin e kaluar nga organizata e Stubllës në bashkëpunim me Shoqatën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Gjermani.Në programin e këtij takimi morën pjesë me qindra dashamirës të letërsisë dhe të librit në veçanti, duke deshmuar edhe një herë që sado larg vendit, nëse duam të arrijmë diçka, ne mundemi.
Në renditjen e programit ishte prezantimi i një filmi dokumentar, promovim librash, si dhe në fund të tij një konkurs poetik, zhvilluar mes kolegësh poete.Pasditja letrare nisi me himnin kombëtar dhe atë të shtetit më të ri në botë...himnin e Kosovës.Më pas u përshëndet edhe njëherë viti i parë i Pavarsisë së Kosovës, pranimi i Shqipërsisë në Nato, si dhe aplikimi i hyrjes së saj në BE.
Takimi i tërhoqi pa masë të gjithë të pranishmit në sallë, me paraqitjen e filmit dokumentar të përgatitur nga arsimtari Sejdi Gashi, ndihmuar nga nxënësit e tij.Në këtë film dokumentar me titull - Pavarsia e Kosovës, autori kishte shpalosur fakte dhe ngjarje nëpërmjet fotosh, që kishin të bënin që me përpjekjet e Kosovës për Pavarsi, që nga dhjetra vite të kaluara e deri në ditët e sotmë.Filmi solli ngjarje të dhimbshme, që kishin të bënin me dëbimin e shqiptarëve të Kosovës nga trojet e veta, me masaktrat e luftës dhe viktimat e saj. Por së fundi ishte një mbyllje optimiste, ku shprehja Bac u kry, lexohej në sytë e çdo shqiptari dhe flamuri kuq e zi, valëvitej tashmë i lirë në trojet e shtetit më të ri shqiptar.Pas duartokitjesh të shumta fjalën përshëndetëse e morën të ftuar dhe pjesmarrës të këtij takimi, siç ishin...z. Naser Halili - sekretar i shoqartës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve...i cili përgëzoi në emër të shoqatës edhe njëherë organizatorët, si dhe në veçanti librin më të ri që do promovohej, atë të poetit të njohur, z.. Hasan Qyqalla.
Sejdi GashiMë pas përshëndetën edhe të ftuarit. përfaqësues të PDK-së, z. Sadri Lata si dhe i Lidhjes demokratike, z. Ejup Shala.Mes të tjerësh e mori fjalën edhe kryetari i shoqatës Stublla i cili z. Nikollë Gjoni, i cili për të dytin vit rresht ka dhënë kontributin kryesor në mbarëvajtjen e këtij takimi, duke mundësuar sallën si dhe kushte optimale për pjesmarrësit.
Më pas takimi letrar, vazhdoi me pikën më të lartë të tij, me atë të promovimit të librit të ri me poezi
; "Prekja e ëndrrës" të autorit Hasan Qyqalla, i cili vjen si vepra e tretë letrare pas dy librave të tjerë të autorit, gjithashtu me poezi "Dua të vdes shqip" 2004 dhe "Rob i Lirisë" 2007.
Një libër ky me vlera të larta letrare, për të cilin foli edhe me gjerë z. Dibran Demaku. Ai u ndal në vlerat letrare tl këtyre poezive, por edhe në tematikën e larmishme. Autori vërtetë ka prekur ëndrën më së fundi, duke e parë Kosovën e tij të pavarur, por kjo ëndërr ende ska përfunduar për të, derisa të prekë dhe Çamërinë e lirë.
Më pas nga publiku, u duartorkitën leximi i disa poezive prej librit i cili u mirëprit me shumë dashamirësi.Në pikën e tij të tretë ky takim letrar vazhdoi me një konkurs letrar, ku poetë morën pjesë me poezitë e tyre më të reja.
Juria e përbërë nga Gazetari dhe Poeti Sarë Gjergji i ardhur enkas për këtë takim, anëtari i Lidhjes së Shkrimtarëve, si dhe piktori Asllan Dibrani, si dhe z. Sadri Lata, dëgjuan me vëmendje poezitë pjesmarrëse të autorëve...Kastriot Ferizi, Seveme Preteni, Dibran Demaku, Alma Papamihali, Sadik Krasniqi, Pal Sokoli etj. Ndër të tjera ishte interesante edhe pjesmarrja e autores gjermane, Heike Schëlman. Pas nje bisedimi disa minutësh mes anëtareve të jurisë, ata dhanë me shumë vështirësi emrat e fituesve të çmimeve
"Pavarsia e Kosovës"
Me çmimin e publikut u vlerësuan poeti Kastriot Ferizi si dhe poetja gjermane Heike Schëlman.
Me çmim të tretë poeti Pal Sokoli . Me çmim të dytë poetja Seveme Preteni, e cila interpretoi dy poezi per pavarsinë e Kosovës.Me çmim të parë, u vlerësuar poetja Alma Papamihali, me poezinë
"Gjuhë shqipe kam me vete"
Pas ndarjes së disa çmimeve simbolike fituesve të konkursit...atmosfera vazhdoi edhe me disa recitime, nga z. Naser Halili si dhe nje vogelush shqiptar. Publiku pati mundesine të ketë në duar librin e autorit Hasan Qyqalla me nenshkrimin e vetë autorit.Në mbyllje të takimit disa minuta ju përkushtuan edhe fotografive mes miqsh dhe poetësh, duke shprehur dëshirën e mirë, për të qënë pjesmarrës të takimeve të tjera me tematikë letrare dhe kulturore.
Pjesmarres ne takim Publiku Dibran Demaku Hasan Qyqalla
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi