Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Varfëria vret katër fëmijë

2 posters

Shko poshtë

Varfëria vret katër fëmijë  Empty Varfëria vret katër fëmijë

Mesazh nga Karamelica Fri 12 Nov 2010 - 6:38

KRUJË- Paraditen e sotme rreth orës 12:00 ka nisur në fshatin Tapizë të Krujës, ceremonia mortore e katër fëmijëve, që u gjetën të vdekur nga nëna e tyre në shtëpi. Lamtëmirën e fundit, nëna e tyre ua ka dhënë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, e shoqëruar nga një patrullë policie. Pas ceremonisë Zana Xheka është dërguar në shtëpinë e saj në Sukth, ku ruhet nga forca të policisë, pas shokut që pësoi, nga humbja e katër fëmijëve.
Rrëfimi
Zana Xheka tregon për News 24 se varrimi i fëmijëve të saj është bërë nga familjarët e burrit, të cilët as nuk kanë dashur që kjo e fundit të jetë e pranishme në varrim. Gruaja shprehet se kur ishin gjallë, vetëm ajo kujdesej për ta, ndërsa babai u kujtua vetëm kur i pa të vdekur .
“Policia më shoqëroi në varrim pasi ato kishin thënë se nuk do të më pranonin. Vëllai më tha që ti duhet të vish patjetër atje, edhe pse unë nuk doja. Nuk doja ta bënim varrimin atje, as kunetërit, as kunatat, as burri s'më kanë ndihmuar fare, që kur kanë lindur ato fëmijë, as vinin për takim, tani që vjen fundi vijnë i marrin për ti varrosur”,- shprehet nëna e shqetësuar.

“I kam përcjellë pa dëshirën time. Atje vendosi dikush që nuk kishte bërë asgjë për fëmijët e mij. Për ata fëmijë kam bërë unë gjithcka dhe doja ti vendosja unë aty ku doja”,- rrëfen ajo.

Trupat e pajetë të fëmijëve janë tërhequr dje nga spitali prej xhaxhallarëve të fëmijëve, ndërsa nëna sqaron se ajo ndodhej në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk donte që ata të varroseshin në Tapizë. Sipas saj varrimi duhej bërë në Sukth, aty ku dhanë edhe shpirt. “Unë nuk kam qënë në gjendje të bëj asgjë, isha në spital. Në polici më pyetën se ku do vendosja ti varrosja fëmijët, unë nuk e kisha me qejf që ta bënin varrimin në Tapizë, doja të bënim këtu. Ndodhi si ndodhi…ishte një fatkeqësi dhe unë doja ti varrosja këtu, sepse prej vitesh jetonim ketu, këtu kanë dhënë shpirt, këtu janë mësuar me shokët dhe shoqet…”

Mes lotësh Zana tregon, “e ndjej veten shumë keq që asnjeri, as njerëzit e mi nuk më ndihmonin se kujton që unë kisha faj”. Më tej, tregon se ka 6 muaj e ndarë nga bashkëshorti. “Ai është larguar nga shtëpia, nuk kemi bërë ndarje, pas katër muajve që kishte ikur nga shtëpia erdhi dhe filloi punë afër lokalit ku punoja unë. Atje punonte vetëm për vete, asgjë nuk sillte për fëmijët".

Gruaja e vetme, rrëfen vuajtjet e saj, ndërsa shton se “asnjëherë nuk ka marrë ndihmë sociale nga bashkia”. Madje shprehet se, “paguante 3 mijë lekë të reja qera”,- në shtëpinë ku jetonte me katër fëmijët. Ditën e tragjedisë, është nisur në punë e sëmurë, “por duheshin fituar para”,- rrëfen ajo,- “për të ushqyet fëmijët, që më përqafuan kur ika”.

Pas kësaj tragjedie ka folur edhe gjyshja e fëmijëve, sipas së cilës, këtyre vuajtjeve nuk u duhej shtuar edhe kjo tragjedi. “Vdekja e fëmijëve është një tjetër fatkeqësi e vajzës sime, e rritur jetime”,- shprehet e moshuara, ndërsa shton që “familjarët e dhëndërit nuk janë kujdesur kurrë për ta”.
Ngjarja
Robert e Vilson Xheka 13 dhe 9 vjec, Kasandra e Nertila Xheka 9 dhe 6 vjec u asfiksuan nga një vatër zjarri e krijuar në shtëpi. Nga mungesa e energjisë, fëmijët harruan ndezur një qiri, që shkaktoi edhe zjarrin në banesë. Ka qënë nëna e tyre, Zana Xheka që i gjeti të asfiksuar në orët e para të mëngjesit, teksa kthehej nga puna.

Në një rrëfim rrënqethës për News24 gruaja e vetme tregoi se nuk kishte asnjë ndihmë nga bashkëshorti për rritjen e tyre, madje, ky i fundit i dhunonte sa herë kthehej në shtëpi. Kjo ishte edhe arsyeja që gruaja kishte zgjedhur të jetonte vetëm me fëmijët e saj, në varfëri e skamje.
Karamelica
Karamelica
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 79
 <b>Piket</b> Piket : 89
Regjistruar : 11/11/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Varfëria vret katër fëmijë  Empty Re: Varfëria vret katër fëmijë

Mesazh nga Geri Fri 12 Nov 2010 - 7:48

Te shkretet nen e bab . s'kam fjal Smile
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi