Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Viola Isufaj

Shko poshtë

Poezi nga Viola Isufaj Empty Poezi nga Viola Isufaj

Mesazh nga engjell a djall Tue 2 Nov 2010 - 11:14

Nacional: Kush është shkrimtarja Viola Isufaj? A mund të skiconi biografinë tuaj, prejardhjen?

Rrënjët e mia nuk i harroj asnjë çast. Andej do t'ia nis. Familja e babait tim është shpërngulur nga Tirana në Durrës pas Luftës së Dytë Botërore. Ata jetonin në Tiranë sepse gjyshi im, Zyhdi Isufaj, ishte zhvendosur aty që në vitin 1921 për të kryer studimet në shkollën teknike amerikane "Harry Fultz". Ai la përshtypje të thella tek bashkëkohësit për shkak të një inteligjence dhe një karakteri të rrallë (kemi në shtëpi letrat e Dervish Dumës dhe Ali Dumës të cilët kanë qënëmiq të gjyshit tim dhe e kanë dashur shumë atë). Si e gjithë inteligjenca shqiptare, me ardhjen në fuqi të sistemit totalitar, ai u dënua me burgim- dhe familja u dëbua nga Tirana.
Zyhdiu ishte djalii Izet Borshit (Isufaj), i cili gjatë periudhës që kryente studimet në Stamboll, ra në kontakt me intelektualë patriotë shqiptarë që ndodheshin në Turqi .Lëvizja e Rilindjes Shqiptare si dhe takimet me vëllezërit Frashëri, Hasan Tahsini etj., ia përforcuan ndjenjat patriotike. Një meritë e Izet Borshit kanë qenë lidhjet e tij me shoqëritë kulturore që ushtronin aktivitetin e tyre në Sofie dhe Bukuresht, në Izmir e Stamboll me Kristo Luarasin, Shahin Kolonjën e të tjerë.
Kur u kthye në Shqipëri, kryente veprimtari atdhetare: u mësonte shqiptarëve të shkruanin e të lexonin shqip- bashkë me të shoqen Hesmanë, e kishin kthyer shtëpinë në një shkollë të vërtetë në kushtet kur mësimi i gjuhës shqipe ndalohej nga autoritet turke. Si financier punoi në qytete të ndryshme të Vilajetit të Janinës,në Kosovë, Tepelenë e Delvinë e Himarë si dhe në Qeverinë e Ismail Qemalit pas shpalljes së Pavarësisë.
Izet Borshi (Isufaj) ka marrë pjesë në të gjithë luftërat që janë bërë në Shqipërinë eJugut që nga viti 1909 e deri në luftën Ballkanike. Fundi i vitit 1912e gjeti në Vlorë ku qëndroi deri në ngritjen e flamurit, ditën e shpalljes së pavarësisë-që e dëshmon prania e tij në ballkonin historik përkrah Ismail Qemalit.
Në janar të 1920zgjidhet delegat i Delvinës për të marrë pjesë në Kongresin e Lushnjës; nga Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare për Luftën e Vlorës ngarkohet në Komitetin e Luftës me detyrën e komandantit të prapavijësdhe gjatë përpjekjeve plagoset.
Për veprimtarinë etij është dekoruar nga Kuvendi Popullor me medalje për kontributin e tij përshpalljen e pavarësisë dhe për luftën e Vlorës, medalje të cilat ne nuk na janëdorëzuar për shkak të persekutimit nga regjimi që erdhi në fuqi në 1944.
Ndërsa, babai i gjyshes simë, Dritës, Rifat Mero, ka qenë komandanti i kufirit të jugut, emëruar nga qeveria e Ismail Qemalit (gjithashtu dekoruar nga Kuvendi Popullor).
U ndala këtu, jo aqpër zbardhjen e vlerave të këtyre personaliteteve të mohuara në diktaturë, porpër ndikimin që kanë ushtruar tek unë, (tek unë, si personalitet njerëzor dhekrijues), jo vetëm nëpërmjet rrëfimeve të prindërve apo të të afërmve, por edhe pa ekuptuar, gjenetikisht.

Nacional: Zakonisht shkrimtarët e rinj e nisin krijimtarinë ngapoezia dhe proza e shkurtër, për të kaluar pastaj tek proza e gjatë. Si shpjegohet që tek ju ka ndodhur e kundërta?

Po, fillimisht unëe kam gjetur veten më mirë tek proza e gjatë (novela, romani). Të tri librat emi të parë të botuar (Zotit M., njëletër, Saga e Gjarprit, Ditë të askujt) duket se janë "prozë e gjatë". Gjithsesi, edhe aty vihen re prirjet përnjë sintetizim maksimal, prirjet për shkrirjen e zhanreve (prozë, prozëpoetike, poezi, dramë) dhe vështirësia për përcaktimin e llojit të shkrimit.
Ndoshta për shkak të kohës së kufizuar (dhe këtu, sigurisht, nuk e kam fjalën thjesht për kohënfizike që duhet për të shkruar, fjala vjen, një roman), për shkak të qartësimit dhe intensitetit të mendimit që vjen, mesa duket, me përvojën, me përpunimin eshijeve artistike; si dhe për shkak të nevojës për të thënë sa më pak e për tësugjeruar sa më shumë, ja ku gjendem tani tek tregimi i shkurtër dhe tek poezia.

Nacional: Si e vlerësoni krijimtarinë e tërinjve në këto vitet e fundit, a do të veçoje ndonjë emër prej tyre?

E vlerësoj atë, padyshim,duke veçuar artin e mirëfilltë nga kaosi. Kam dhënë mendimin tim pozitiv dhe nëintervista të tjera, megjithatë, është ende herët për të dhënë gjykime të saktae të plota mbi një periudhë letrare që prek të tashmen. Një larghedhje endjeshme në kohë lipset.

Nacional:Si shkruan Viola, laboratori i saj krijues, huqet dhe tekat gjatë procesit të krjimit?

Unë kam studiuarfilologji në Universitetin e Tiranës (ku dhe punoj si lektore dhe kryej studimet doktorale), kështu që shkenca dhe krijimtariaartistike kanë ecur njëkohësisht dhe e kanë ndihmuar shumë njëra-tjetrën. Gjysmë naivisht kam menduar: "Për çfarë më hyn në punë zbërthimi i mundimshëm i lëndës letrare kur unë mund ta ngjiz atë?". Mirëpo, prirja nëkrijimtarinë letrare më ka mprehur intuitën në shkencë, ndërsa shkenca nga anatjetër, më ka disiplinuar shumë në procesin letrar, -ajo është vërtet një farëdiktati, që shtron pasionet, kontrollon përçartjet në krijimtari dhe u jeppërgjigje shumë pyetjeve që mund të të mundojnë. Është pra, një lloj vetëkontrolli!Artistët, shpesh i ngatërron koncepti i lirisë sepse me anë të tij përligjin tëgjitha kokëshkrepjet. Abuzohet pa dashje me konceptin e lirisë. Nga keqkuptimilindin krizat...
Laboratori imkrijues? Të vështirë e kam të flas për të e të jap hollësi. Më duket shumëpersonal, gati-gati intim. Më duket sikur më përket vetëm mua. Nuk di në ështëkjo një farë xhelozie imja, apo ndodh për shkak se procesi i ngjizjes së lëndësletrare është i pashpjegueshëm.
Është kohëtjetër-absolutisht tjetër kur krijoj. Është dimension tjetër.Po përpiqem të them diçka duke shkëputur një fragment nga libri "Ditë të askujt" mbi marrëdhëniet mebotën (mediokre) reale gjatë procesit të krijimit:
"..i kam ndjekur të gjitha nga lart, si njëfantazmë, si një shpirt, pa dashur dhe pa mundur të bëhem e materializuar dheme ndjenja. Ia kam behur fare rastësisht mes tyre si të dilja nga një pikturëmuzeu. Jam miqësuar me ta më e huaj se kurrë, kam ndenjur pjesën më të madhe tëditës dhe kam biseduar, por jo unë... Ata kanë besuar çfarë kanë dashur tëbesojnë. Jam absolutisht e paprekur dhee paprekshme nga viruset e tyre, nga brengat e tyre dhe nga hareja e tyre. Nukdi ç'shije ka kafeja në gojën e tyre dhe ç'shije kanë mëngjeset e ndritura nënshoqërinë e tyre... Nuk ndihem keq për ç'kam provuar e ç'nuk kam provuar... ndonjëherë bëhem dhe tokësore..."
Pyesni për tekat dhe huqet?
Mendoj se nuk mundtë flitet mirëfilli për "teka", apo "ekstravagancë", as në procesin e krijimit,as në përditshmërinë time. Por nuk është e para herë që i dëgjoj kur flitet përmua. Ndoshta kjo vjen për shkak të ngatërrimit të termit "modern" (shkrimet e mia kanë kryesisht karakter modern) me"avangardë". Është avangarda ajo që e ka të pamundur pa sjelljen artistike paradoksale, paskandalin, epatazhin (e këtu po ireferohem shpjegimeve që sjell kolegu im, Agron Tufa). Në sferën e pragmatikës,modernisti sillet si një shkrimtar i zakonshëm, ai krijon dhe nuk gjakon ta pohojë veten para botës me mënyra aktive. Përkundrazi, për modernistin më karakteristike është mënyra e mbyllur e jetesës dhe, nëse modernistët mblidhen në ndonjë rreth, ata sillen qetësisht e madje në stil paksa akademik.

Nacional: Për çfarë aludon në fakt, udhëtimi për të cilin rrëfehet në romanin tuaj më të diskutuar "Saga e Gjarprit"?

Udhëtimi nëntokësor është një arrati ngavetvetja për të mbërritur tek vetvetja, është takimi me atë pikë të pavetëdijes ku e tashmja është e nesërmja dhe e djeshmja e tashme.
Ka lloj-lloj syrgjynesh, ka degdisje edhe në ndonjë pikë të errët të trurit...

Nacional: A mund të themi se ngjarja poetike fëminore ështëlinjë dominante në këtë roman? Pra, a është ai një roman dashurie?

Jo, ai është një roman frike. Frike për rrezikimin e një etnie.

Nacional: A e ndiqni gazetën Nacional dhe cfarë mendoni për të?

E ndjek dhe më pëlqen. Më pëlqen pasi promovon shkrimtarët e rinj, megjithëse rrezikon për këtë.Më pëlqen gjithashtu, cilësia e gazetës Nacional dhe fakti se ajo shpërndahet dhe jashtë kufijve në botën shqiptare: (në Kosovë, Maqedoni...) - kjo është diçka shumë e mirë!

Nacional: Çfarëdo të presim në të ardhmen nga Viola?

Ah, sikur të mund ta përcaktoja dot e të mundtë paraqisja ndonjë projekt, do të isha duke folur për planet e mia shkencore,jo për krijimtarinë artsitike.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Viola Isufaj Empty Re: Poezi nga Viola Isufaj

Mesazh nga engjell a djall Tue 2 Nov 2010 - 11:15

E mbaj mend mirë: ne nuk ishim njerëz

Dilja natën në të ftohtë të thëllimtë. Që askush mos të më shihte. Vetëm ti dhe Zoti.
Dilja me parfume jonjerëzorë dhe flokë të gjatë që shkëlqenin përmbi natën pa kthyer kokën as majtas as djathtas, me hapa të hirshëm e të pakthyeshëm që edhe sikur të më shihte ndonjë qenie e vdekshme të besonte se ishte fanepsje.
Pas mesnate kur rrugët ishin bosh. Dhe akulli si një deltë e bardhë dhe e kaltër më vishte qenien me avuj. E dija se isha tmerrësisht e bukur. Pasi të përshkoja rrugën do të të takoja ty. Ti ishe dhe më i bukur. Më e bukura qënie e mundshme në faqe të tokës. (Do të ngjisja pastaj shkallët e gurta që si një spirale shkonin deri në qiell.)
Ti prisje pranë një honi të kështjellës nga mund të më shihje vetëm mua dhe hënën. Pritja jote ishte e rrëpirtë.
Aty në hon gremiseshim pastaj dhe ndërronim gjendjen agregate. Bëheshim të lëngët e të tymtë.
Padyshim, ne nuk ishim njerëz.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Viola Isufaj Empty Re: Poezi nga Viola Isufaj

Mesazh nga engjell a djall Tue 2 Nov 2010 - 11:16

Muret


Dikur i shemba me aq mund...
dhe vezulloi triumfi mbi venitjen,
por shkëlqimi i rrezeve më verboi,
vertebrat m’u shkërrmoqën...
Gjysmë e vdekur po i ndërtoj tani,
nën dritën që fashitet,
pa lavde zgjedh të vdes,
mes muresh të venitem
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Viola Isufaj Empty Re: Poezi nga Viola Isufaj

Mesazh nga engjell a djall Tue 2 Nov 2010 - 11:17

Në mbyllje të Ciklit të Drerit

I
Fryma e drerit
Në frymën time
“Të lindim drerë,
Të rrisim drerë,
Të zhbëhemi drerë”
Më tha

Veçse koha e Drerit
Nga koha e Njeriut
Miliarda vjet e largët është...



II
Të gëlltis
nektarin
e kuq
a të bardhë
të buzëqesh
që të nxirrem nga zemra e drerit shpirtkaltër
ndër pyje të reja të të ndjek



III
Një herbarium gjethesh të thara
Ngjyrëndryshkura…
Që zhbëhen në gjuhë shpendësh

Dreri im i sheh hutueshëm
E përmallshëm
Duket se çmendon “sikur të mos ishin me helm!” …

Dreri im është çmendur prapë
prapë Sorkadhe s’mund të jem…
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Viola Isufaj Empty Re: Poezi nga Viola Isufaj

Mesazh nga engjell a djall Tue 2 Nov 2010 - 11:17

Mall i ëndrrave të huaja
M’u kthe fëmijë i çlirët, i këndshëm
dremitje mahnitëse e trembur nga drita,
rritu me mua siç mund të rriteshim!
(e di ,...ne s’do të rriteshim kurrë.)


Për të mirën time duhet të harroj
dhe mendjes sime u dashka t’i them:
"unë imagjinoj gabim".
“-Oh, zhgarravinë paske qenë i huaj’’
-duhet të them ,
-"koha i shtrembëron gjërat",
-duhet të them.
Veçse ka për të shpërthyer kudo,
e vërteta e pamundur, e beftë
së cilës kur ishim fëmijë,
po aq sa dhe ty i kam besuar.

O ëndërr zhubrosur në zgjim!
Ndjesi e vrarë mëngjesesh të kthjellëta
kohë e vdekur që ishte
kohë e gjallë që s'ishte!

Shpirti juaj është kudo
dhe më shfaqet e më ndjek
më magjeps e më mundon
e më terr në eter
më rimerr në paharrim...

…ndërsa unë..., për miturinë time ndjej zemërim.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Viola Isufaj Empty Re: Poezi nga Viola Isufaj

Mesazh nga engjell a djall Tue 2 Nov 2010 - 11:17

Poesis
Koha bashkë me gjyshen time
Zvogëloi oborrin
Çngjyrosi shegët, ftonjtë,
luleborët rozë
Shthuri aromat kacavjerrëse
E shkërrmoqi diellin.
Shurdhoi të qeshurën time
me qenin
Bashkë me hingëllimën e kalit
Dhe zbehu kanosjen e fqinjit
Dhe frikën time
Për t’u hedhur matanë gardhit
Për të këputur një zambak të rrallë
Dhe për të parë zvarritjen e breshkës.
Zboi fantazmat nga kodra përballë
Ku vallëzonin në terr
Zhveshi nga magjia tingujt e mi
Që ndillnin kërmijtë të lëbyrnin në diell
Tkurri shtëpinë dhe e bëri shtëpi kukulle
Pa përndritjen e krahëve të bletës
-shtëpinë e kukullës e bëri gjigande!
Me pushtetin e puthjes së vesës.

E sot nuk eci në rruginën e ngushtë
të shkretë
Sepse ajo nuk më përket
druhem
Se mos humb rrugën që më çon në përmallime
Se mos kthjellem
Se mos zëri i kujtimit me zë gjysheje përnjësuar
mos rrënqeth tek ‘fshan ”s’ke ardhur për t’më takuar?!” …
(dhe e pakthjellur kthehem).


(Dashuria) është më e ngatërruar se unë vetë,
(dashuria) është e thellë si rrënjët e shpirtit tim,
(dashuria) qenka dënim me mosnjohje
për endjet e zemrës së dikujt,
falje e dëshiruar dhe ëndërr
e mbyllur në sytë e një tjetri
(me qerpikë të ngrirë)
për qershoret e verës së largët,
për guackat diellin fustranet
dhe krahët e mi të nxirë...

Dhe shpirti sa çuditshëm dashuron
gjithçka që s’mund të jetë e tij!


Ti ke sharmin e vjeshtës
apo të një banditi që s’ka bërë veç keq.
Shiko përtej zemra ime!
Gjithçka rreth nesh është vjeshtë…
dhe ti
dita më e bukur e kësaj stine!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Viola Isufaj Empty Re: Poezi nga Viola Isufaj

Mesazh nga engjell a djall Tue 2 Nov 2010 - 11:18

(Pa titull)

Përdore më mori
Por nuk më mbajti përdore
Asnjë kopsht s’më tregoi
S’më shpjegoi asgjë
Nuk u frikësova
Ai ishtë Kolosi i Epirit
Me hije bishe antike
krenari pellazge
amfiteatresh
Dyrrahiumi
ishte
Ai ishte thirrja kah shekujt mijëvjeçarë
Ai ishte Bisha
Unë isha unë
Unë më
Nuk do të isha
Mbylla sytë
Thoi-kthetër e zezë
Ne gjoks m’u ngul
Stërkala shpërthyen
Portreti u ciflos
Klitha “oh”.
Gjuhën ma mori me vete
Kolosi që desha
M’u shkëput
Hapa sytë
S’isha më unë
Në mesnatë
Gjarpër-ilir u bë
Rrëshqiti pranë meje
Më shtrëngoi
Unë u zgjova
Ai fjeti
Nga ajo natë
S’e ndjeva më.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Viola Isufaj Empty Re: Poezi nga Viola Isufaj

Mesazh nga engjell a djall Tue 2 Nov 2010 - 11:18

Mosqenie
Kohën e kam ndalur
Në brendësi të zemrave të tua
Aty përkundem
Aty kërkoj
të gjej
Mbretërinë
kur të zgjohem
(Po ç’do të gjej s’e di!)

Asnjë dridhje,
asnjë aromë,
asnjë tingull,
s’dua të shijoj,
veç dhembjes e lumturisë
shkaktuar prej teje
(Mosqenie!)

Ja ku më vjen prapë
Ti.
Kush?
Kush prej jush?
Sa shumë “Ti”!
Më shumë se dy.
Cili prej tyre je?
...
(Gjithmonë, gjithmonë e ke ditur:
(...ishte vetëm një vështrim i trishtuar
Në të dalë të vjeshtës së shkuar...)
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Viola Isufaj Empty Re: Poezi nga Viola Isufaj

Mesazh nga engjell a djall Tue 2 Nov 2010 - 11:19

Zbardhëllim
Shpirt
i eger
i bukur
i bardhe
Zgjohu
i qashtër
kthjellu
Në ag
Shpirt –kaprolli
Lot-njeri
Pulitje syengj’lli
Guvë
Shtëpi


Flatrat i rrah
Nën tjetër qiell
Largohem befas
Një tjetër diell
Më djeg qerpiket
Dhe flatrat rrah
perpjek
përflak
Të bardha
Prapë
E prapë
përflak
përflak
përndrit
përsëri
kundrova
këndova
ç’nuk dëgjova
Dëgjo
Dhe ti
Dhe ti
ti
përflakur

Hi
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Viola Isufaj Empty Re: Poezi nga Viola Isufaj

Mesazh nga engjell a djall Tue 2 Nov 2010 - 11:19

Gazullimi i rruzullit në këmbë të Kullës

Kur i mbyll sytë
Të kam në sy
Unë jam atje
Ku zjarret në qiell
Bebëza sysh ndrijnë
Gazullojnë bujshëm
Ë ëmbël ndriçojnë vrajat e tua
Dhe vrajat e tua
Bëhen hoje
E pikojnë jetë
Pikë-pikë
Dhe një herë Zot,
sikur dhe njëherë!
Në bebëzat e tua
Mugullon bari i gjelbër
E në bulevardët e gjera me palma
Ku s’na njihte i huaji
Luajtëm role fëmijësh
Burrë-grua
E u krenuam
E u lumturuam me lotë në sy
Më shumë se zogthi i verdhë që më bleve ti...

...
Kur hap sytë shikoj larg
Sh(ët)itorja e famshme e Kulla e Lartë
Plot drita
Dhe plot erëra bastardësh të panjohur
në prag të shëmbjes
Më duken
të pista.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Viola Isufaj Empty Re: Poezi nga Viola Isufaj

Mesazh nga engjell a djall Tue 2 Nov 2010 - 11:20

Tri pika gjumë në qytet përbaltur
Gjumi im i ëmbël
me kokën mbi krah,
me krahun mbi parmak…

kudo shi, errësirë dhe baltë...
që unë nuk i shihja.
(e dija që ishin,
por nuk i kisha parë.)

Arsyeja rrëshqiti si bollë
si horre
në agim

kështu u zgjova unë....
.......
(për fat, paska zgjim!!!).
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Viola Isufaj Empty Re: Poezi nga Viola Isufaj

Mesazh nga engjell a djall Tue 2 Nov 2010 - 11:20

Ish- mjellma e liqenit që më shpiku
Unë isha çka imzot krijoi në mua
Në të gjitha motet e bukura dhe të shëmtuara
Unë isha vreri
Lëngata e verdhë
engjëlli gjuhënëpërkë
Britma e sinqertë
(hyjnia vetë!)

Unë isha mali më i lartë
Isha aglosha që zbriste i kthjelltë
Unë isha Plaga ngjyrë-squfurt
përçartja e tij në sëmundje
Jeruzalemi në të mëngjër
Zbulesa pa emër- mahnitja më e beftë!

Isha Gërzheta që rrezitej në diell
vallëtare e çmendur në prush!
Isha aromë qielli shtrojash t’ylberta
gjithçkaja-kurrkush!
...
Unë qeshë mjellma e liqenit të atij që më shpiku.
...
Duke dashur e urryer atë
Në vend të kapitesha shtigjesh me thepa
Në një këngë u kapita
E s’u ngrita më.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Viola Isufaj Empty Re: Poezi nga Viola Isufaj

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi