Qeveria nuk është e interesuar për të investuar në komunën e Tetovës
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Qeveria nuk është e interesuar për të investuar në komunën e Tetovës
Në Sektorin për Veprimtarin Publike në komunën e Tetovës, për vizitë ka qëndruar një delegacion nga një krahinë e Irlandës e kryesuar nga Mary Mc Anulty. Në takim me Udhëheqësin e SVP-së, Iljaz Halimi, biseda u fokusua në çështjen e decentralizimit të pushtetit lokal dhe formën bashkëpunimit në mes etniteteve.
Rreth përgjegjësive që bart pushteti lokal karshi atij qendror që rrjedhin nga procesi i decentralizimit, udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike, Iljaz Halimi tha se në disa sfera decentralizimi në komunën e Tetovës është ende në fazën e parë, ndërsa në disa të tjera ka kaluar në fazën e dytë. “Komuna nuk ka kompetenca në sferën e kulturës, arsimit dhe sportit ngase pëlqimet për punësime, ndarjen e buxhetit për rrogat e arsimtarëve dhe mjetet për kulturë dhe sport i ndanë MASH-i”, tha Halimi.
Sipas tij, Qeveria nuk është e interesuar për të investuar në komunën e Tetovës, ndërsa mjetet që ndahen destinohen sipas dëshirës. Halimi shfaqi shqetësimin se Tetova ka nevojë urgjente për ndërtimin e një shkolle të mesme dhe një shkolle fillore. Sipas tij, konkretisht shkolla fillore në “Rilindja” në fshatin Sellcë ka dhjetë vite që ka filluar të ndërtohet por ende ka ngelur në fazë ndërtimi dhe objekti gradualisht po dëmtohet.
Në diskutimin rreth relacioneve të komunës së Tetovës me pushtetin qendror, të pranishmit theksuan se ka raste kur Qeveria kontribuon për shlyerjen e borxheve që kanë komunat, ndërsa më pas komunat kanë vazhduar të funksionojnë me mjetet e veta të grumbulluara. Nëse një gjë e tillë do t’i ndodhte edhe me komunën e Tetovës atëherë komuna do të kishte mundësi që të ndaj mjete në sferën e arsimit, kulturës dhe sportit.
Delegacioni nga Irlanda u interesua për mënyrën e funksionimit të komunës së Tetovës, respektivisht procesin e mbledhjes dhe menaxhimit të taksave komunale.
Këshilltari i këshillit komunal të Tetovës, Durim Luma tha se taksat komunale që grumbullohen janë të përcaktuara me ligj dhe rritja e tyre nuk mund të bëhet meqë kjo paraqet ankesa nga ana e qytetarëve dhe shkelje ligjore. Komuna e Tetovës dhe kryetari Prof.Dr. Sadi Bexheti po shqyrton mundësitë se si të bëhet mbledhja më efikase e tatimeve duke mos i dëmtuar qytetarët.
Dewil- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 10415
Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : Bantanama :)
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi