Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 mënyra kundër erërave të këqija

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

10 mënyra kundër erërave të këqija  Empty 10 mënyra kundër erërave të këqija

Mesazh nga Geri Fri 29 Oct 2010 - 7:55

10 mënyra kundër erërave të këqija  Erashtepia Cdo shtëpi ka ngjyrat, stilin dhe erërat e veta. Nëse doni që banesa të ketë erë të mirë jo vetëm oër ju, por edhe për miqtë, është e rëndësishme të vini në jetë disa metoda natyrale që mund të jenë shumë efikase. 1.Frigoriferi- Për të eliminuar erërat fusni një gotë të vogël më uthull në brendësi të tij.

2. Ushqimet e skuqura
- Për të eliminuar erërat që lënë këto lloj gatimesh në fillim të cdo skuqjeje, ne tigan fusni pak lëng limoni, një fetë mollë dhe një fletë selinoje.

3. Plehrat- Erërat e këqija nga koshi i plehrave mund të zhduken nëse në fund të tij hidhni tre lugë sodë.

4. Ndryshoni ajrin- Qarkullimi i shpejtë i ajrit, pastron ambientin dhe largon erërat e pakundshme. Me anë të një ventilatori dhe me dritaren hapur, do të shihni se sa kollaj ererat do të zhduken.

5. Parfum
- Para se të ndizni dritën, kujdesuni që mbi llambë të hidhni pak nga parfumi juaj i preferuar.

6. Era e bojës
- Keni lyer shtëpinë së fundmi, po era ju bezdis? Atëherë vendosni në dhomë pjata të mbushura me ujë që do të thithin erën e pakëndshme.

7. Moblje të reja- Nëse sapo keni blerë mobilje po erërat e tyre nuk ju pëlqejnë, atëherë në një enë me ujë hidhni pak uthull dhe me ane te një pecete i fshini ato.8. Mobilje të vjetra- Nëse keni mobilje të tilla që ju bezdisin me erën e tyre, atëherë zieni pak qumësht dhe lëreni të ftoheni në brendësi të tyre.9. Lagështirë- Në raft ka erë lagështire? Vendosni në brendësi të tij, një tas me karafil të grirë.

10. Dollapi i këpucëve
- Te kjo zonë shumë kollaj mund të eliminoni erërat nëse fusni copa të vogla druri të lyera me vaj qitroje.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi