Poezi(Mardema Kelmenti)
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Poezi(Mardema Kelmenti)
Zëri yt...
Jehon e zerit tend qiellor
me ngre ne krahet e tu perkundje yjesie
zhduket pastaj dhe le porten hapur
te kerkoj neper driten e deshires
qe ma le zgjuar per te pritur perseri
ate note ku kenget e mija marrin melodi
vetem tek zeri yt.
Jehon e zerit tend qiellor
me ngre ne krahet e tu perkundje yjesie
zhduket pastaj dhe le porten hapur
te kerkoj neper driten e deshires
qe ma le zgjuar per te pritur perseri
ate note ku kenget e mija marrin melodi
vetem tek zeri yt.
Re: Poezi(Mardema Kelmenti)
Pranverë per ty...
Degjoj sinfonine e bukur mengjeseve cicerimat
kapakun e qiellit agimi kur ngre
erresires ja ndjej ende psheretimat
kur vellon e argjente i hedh Henes qe fle
Dhe une dua te jem prane zgjimit tend
ne gjoksin tend te mbushem
me frymemarje malesh
me endrra lendinash
te shoh zgjimin tend
te hap qerpikun e syve te tu
me puthje lulesh
une si vete Pranvera
te te them ...

Të kam thënë...?
Te kam thene ku i morra fjalet
hyra ne dallget e detit dhe nga krahet e keputur lodhjeve
endrrave pergjysmuar...ne fluturim
mblodha pendet e pulbardhave mbytur ....
ngjyeja ndjenje e shkruajta nje varg
Ta kam thene posi jo,ku e morra peshperimen
ererave vjeshtake qe afrohen shpejt
shpirtit qe provon nxehtesine e mallit
buzet e zhurritura mbeshtet, mbi fleten e njomur nga lotet

Oh...!
Tak.. tak... tak..
...dhe melodi e eres qe kreh floket drejt perendimit
Mbasdite verore ti qiellin vesh
me mendafshin e kuq
ngjyrë e moshes time ...
Largesi....
Ti nuk njeh ende perendimin e nostalgjisë
si ta lodh zemrën…
Ti nuk njeh shpaten e saj,
që pret çdo dëshire
Ti nuk e njeh stinën e mërgimit

Vjeshtës sime të malluar
Mbreteron akoma kjo ngjyre e blerte ndjesi e shprese
vjeshta ka dite ane-gjethesh qe ndaloj hapin
oh c'ngjyre kane krijuar lare ashtu mengjeseve me vese
e muzgut rete e argjenta maleve peshperitjet verore kapin
Luajn pushbardhat me eren qe fryn dhe gushen ma perkedhelin
nje gjethe qe keputet dritares perendimit, ngadale buzeve ma hedhin
cicerime e trembur nga shiu i rrembyer therret tek pisha e larte
Mbreteron akoma kjo ngjyre e blerte ndjesi e shprese
vjeshta ka dite ane-gjethesh qe ndaloj hapin
oh c'ngjyre kane krijuar lare ashtu mengjeseve me vese
e muzgut rete e argjenta maleve peshperitjet verore kapin
Luajn pushbardhat me eren qe fryn dhe gushen ma perkedhelin
nje gjethe qe keputet dritares perendimit, ngadale buzeve ma hedhin
cicerime e trembur nga shiu i rrembyer therret tek pisha e larte
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi