Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

2 posters

Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 Oct 2010 - 1:40

Ne nderim te miqesis ne forumit tone ti dhurojm ketij poeti mesazhet tona te perzemrta qoft i pa harruar edhe pse dhimbje na ka len.

MALLI IM PER TY

Matanë kufirit të shpresës - klithma !
Alkimia e vargut të shpëtojë Sizifin!
Luftë e shpallur - heshtja që vret ,
verbëri shpërndan në dritën e jetës !

Malli im për ty - madhështi e thjeshtë , pa kulm!
Në shtigje ndesh djaj që mbjellin zi !
Rrënohen tempuj mirësie, qëndresa dashuri !
Në universin e kuptimit - errësira për njeri !

Gjithçka vlon të lindë pa u shuar
gjithçka ka kuptim të ri , të vjetër !
Por, nuk arriti gjithçka për të uruar
-si vargjet e lirikës që lindën në letër...!

Te ishte mesazhi i fundit i shpirtit te njeriut te vuajtur, por te mbijetuar mes hallesh, dhimbjesh e fatkeqesish ne jete? Feriti vargezoi madheshtishem, fuqishem, dhimbshem dhe me nje lirike per t'u patur zili nga cdo moshe poeti. Feriti shkroi analiza, esse, ne te cilat deshmoi bagazh te ndjeshem teorik per letersine, artin, filozofine, njerezit... Feritin e kam te pandare ne komentet e tij dashamirese e vleresuese ne sa e sa poezi te miat, deri ne pasthenien aq analitike te tij ne librin tim me poezi, "Mos e ndiqni hijen!". Kam mesazhin e tij te fundit ku shprehte merakun per "heshtjen" e mesazheve mes nesh per pak kohe dhe pergjigjen time aq sqaruese e vleresuese per te si njeri, krijues e mik i padiskutueshem. E kam ndjere manget veten per te hyre analizave e komenteve ne krijimtarine e tij cilesore, ashtu sic e bente ai me kompetence e profesionalizem per ne.
I mbetet penes se studjuesve ne vazhdimesi, analiza e studimi i vepres se bollshme ne sasi e cilesi, te mikut e shkrimtarit te paharruar, Gjakush Tana(Ferit Ramadani), per ta vendosur sa me pare ne piedestalin e perjetshem, qe ai e ka ngritur vete prej kohesh.I perjetshem qofte kujtimi i Gjakushit!
Me dhimbje e respekt, me homazh e vargjet e tij ne mendje, une, miku i Feritit
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 Oct 2010 - 1:42

VARGJE PËR MARTIRËT

Sa vargje të bëj për martirët
vepra e tyre është lavdi
ata janë liria që na flaku zinxhirët
ata janë shpresa për ardhmëri !

Ata kanë një emër për Atdheun :
- Heronj! Që ndriçojnë si yje mbi re .
Ata janë të njëjtë me Skenderbeun
Janë himni i kushtrimit për ne!

Ata janë si Isa, i ngjajnë Adem Jasharit
edhe Shotës i ngjajnë Sulltana e Nuria
në varganin e gjatë të Flakës së Janarit
Jusuf Gërvalla ringjallet tek Iliria!

Nëpër sheshe Xheva e Fehmi komandanti
kanë lëshuar jehonën i dëgjon Vatani
pas shpine në shënjestër i mori naganti
tradhëtia i vrau mos u dëgjohet zani!

Harun Aliu - Kushtrimi , dhe shokët e tij
si Ukshin Hoti e shumë viganë !
I vranë ! I zhdukën me mister të zi !
- Nuri heroik u ndriçon në cdo anë ...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 Oct 2010 - 1:43

Gjakush Tana: ÇDO PËRVJETOR KUJTIMESH!

Unë sërish arrita edhe këtë vit t'u kujtoj
Bari mbi varr ua ka end këmishën e shtatit !
Kujtova se këtë herë do t'më pritni t'u përqafoj,
e të niseni me mua - të dilni prej shtratit!

Edhe lotët më pikuan derisa përshpërisja lutje !
Po ju sërish me durim krijuat një qetësi !
Më kot enda mendimet - sytë andej e tutje ,
më duhej të nisesha sërish në jetën me vetmi!

U ktheva të bëj uratat për të gjallët: ... , për jetëgjatësi !
Atë çast kur desha me ju të prehem i qetë !
Në sofër sërish me doli një shkretëti -
aty ku qëndrojnë bosh vendet e nuk ka jetë!

Aty ku une kaloj çastet me jetimat, ua mas rritën !
Të kryej amanetin - dhe të vazhdoj i vetmuar jetën !
Se ti, e di - edhe atje, nuk e shikon dot dritën -
mendon për voglushët : - Kush ua bëri drekën ...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 Oct 2010 - 1:45

Gjakush Tana:KUJTON TI SE JAM HIDHERUAR ?

Si rrjedh jeta, se kisha besuar :
- ndodhi, ngatrresa, lutje dhe lot!
Edhe në mesazh e pata lexuar
grindjendarja - qenka kot!

Sa kohë jemi larg, ka mbretruar bllokada
nuk ka pershendetje , as puthje jo!
Kanë shterrë në shpirt shume serenata
kujtimet janë kundër e pro!

Kujton ti se jam hidhëruar ?
Kujton ti se të mbajë mëri ?
S'më ka ndodhur diç të kem harruar
as qerpikun e perlotur n'sy!!!

Çka të të rikujtoj nga ngjarja
Diell e hënë sa të kam permend !
Gjithë qielli, deti , e hapësirë ndarja
tani më kanë rënë në mend!

Dhe në heshtje bëj llogarinë
gjendje të rëndë paska malli.
- Kush e shpiku në jetë mërinë -
verbëroftë sytë që ia mban balli!


Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) U1_agi16
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 26 Oct 2010 - 1:48

Ferit RAMADANI

1. NJË NATË NË DETROID !

(Në maj të vitit 2004, isha në Elgjin tek djali në vizitë ! Atje, Nipi im Rushiti, sapo arrita më tha :
- Dajo ! Më shoqero për në Cleweland ! Duhet të dërgoj veturën për në vendlindeje !

U pajtova unë, perkunder djalit tim Arianitit , që me tha se rruga ishte e gjate . Dhe ne u nisëm.
Na zu nata në Detroid , ku tek nje hotel pranë Kishes Autoqefale Shqiptare , pushuam ...!)

Kjo linjë e gjatë , kjo linjë rrugetimi,
kaloj një natë në Detroid,
më ndozi mallin - vullkan frymëzimi
më shoqeroi Noli , më tha : Prit!

- Të solli rasti , ai mbret i botës
qëndro këtë natë , të ndjesh qetësi !
Këtu mbaroj si uji i gotës
Ajo rreze Dielli për Arbëri !

- Më fal bre burrë ! Ia kthej atij.
Po ti a prehesh? Apo rilind ?!
Mos më rrëmbeve , dua të di ,
të marr leje nga femijë e prind !

Me ty do të nisja edhe nje jetë
se ka nevojë të rinisë e mbara !
Nuk arriti të bëhet Shqipëri' e vertetë !
Demokracisë - shumë keq i ka mbi fara!

Një erë agimi më përzuri ëndërrimin,
u largua Noli , u nisa unë !
Në Cleweland më priste mbarimi
në shtigje të gjata e, pa fund!

Nju Jork , Uashington e sa mrekulli
do të ktheja pastaj në Ilionis,
gjithë kohën Nolin si shenjt në gji
n'frymëzim të lirikës e qëndis !
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 26 Oct 2010 - 1:48

TEK SHTËPIA E HASAN PRISHTINËS

(Nga 15 shkurti deri me 17 mars të vitit 2001 isha në Selanik, në Seminarin e organizuar në nivel

Ballkanik të Postave, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Posta Shqiptare, ata të Bullgarisë

dhe të Greqisë.Unë dhe njëmbëdhjetë shqiptarë të të tjerë, ishëm në përbërje të delegacionit

nga Posta e Maqedonisë , por ,përfaqesuam pjesën Perendimore të saj , që njihet si Iliridë, por

akoma e pajetësuar ! ). Atëhere, pata rastin të njihem me Arvanitasit, por edhe të vizitoj Shtëpinë

e Hasan Prishtinës që ishte e vetmuar në Selanik.

Kush e vrau të zotin e të vari dryrin e shkretisë?
Përshpërisja me vete me mallhidhërim !
Nurngrysur qëndronte e lodhur prej vetmisë
Shtëpia - në pritje ti hynte në derë ai trim!

E kishte përballur dhembjen , nëpër dekada
me heshtje në muzgje, me heshtje në agim !
Pos shpezëve e shtegtarve që thurrën serenata
nuk kthej asnjë të bëjë takim!

U ndala para saj ! Era që frynte dhe valet e detit
më dolën përpara më than shumë fjalë !
Fustanellat e çamëve si flamuj të rrëmetit
me Aristidh Kolën më dolën përballë !

Më than: Dëgjo ! Ne jemi shpirti i Arbërisë!
Nëpër shekujt rrebesh, s'na ndërroj stina !
Dëshmon kjo shtëpi e mbyllur prej tradhëtisë
ashtu siç u vra tribun Hasan Prishtina!

Meit mbeta pa fjalë me shikim tek ajo ,
shtat'i saj i heshtur kishte mbijetesë !
Tek flisja në vedi ashtu i thash : Dëgjo !
Do ta ngrisim flamurin tek ti o fortesë !

Një ditë do të mblidhemi tek ty patjetër !
Hasan Prishtina me ne do të jetë në ballë !
T'ia shpalojmë ardhmërisë rrënjën e vjetër
se gjaku i saj në damar na kallë !
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 26 Oct 2010 - 1:49

DHURATË SHËN NAUMI !

( Gjithë vendi i Shën Naumit, dhe vendi i shenjtë ku ishte ngritur Teqeja , ku shërbente Baba Sari

Sëlltëku,
për vrasjen e Baba Bajram Currit në Shpellë të Dragobisë, i jepet dhuratë Pashiqit !!!

Sot, në vendin e Teqesë eshte ngritur Kisha Orthodokse pravosllave maqedonase, që e mban

emrin Sveti Naum .)

Një fllad magjik një dritë ylberi ngritej
në rrjedhën e Drinit që hynte në liqen !
Në intimë misteri për Shën Naumin pritej ,
Baba Sari Sëlltëku - si Diogjen!

E ngriti flamurin të valvisë Rilindja
Nga Shtëpia e Lidhjes në Prizren - një vulë dekor !
Kryeqendra e shqipeve ! E qëlluar bindja!
- Shenjtëriuratë - arriti nga Baba Tomorr !

Sa madhështore kjo zemër për Arbëri !
U lidh shkëlqimliqeni - në rrjedhë përjetësia!
Në udhëtim i përhershëm Drini në Driniiii
të bleroj shtatin Ilirilashtësia !

Sa e gjatë rruga! Sa zgripe , katandi !
U kërlesh qielli, flakë mori toka !
Në pazarin e djallit nis loja tradhëti !
- Besëprerje i bëjnë ca koka!

Në heshtje rënkonte Sari Sëlltëku !
Dhe lutej të mos kishte harbutë !
Shenjtëri e mistershme - fluturoj si jastëku !
- Xhenaze Ai ! - Në shtatë tabutë !

Se në Shpellë të Dragobisë e vrau tradhëtia,
Baba Bajramin tribun ! Martir i shqipehapsirës !
- Dhuratë Shën Naumi ! E mori Sërbia !!!
T'i nënshtrohej shqipja - në shekuj , errësirës !
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 26 Oct 2010 - 1:49

Ju ! Jeni vargu - SHQIPËRIA!

Pandeli Sotiri lindi në vitin 1852 në fshatin Selçkë afër Gjirokastrës dhe vdiq në vitin 1890 ishte

themeluesi i parë i shkollës shqipe në Korçë Ai ishte një ndër rilindësit shqiptarë që kontribuan

në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. V itet e fundit të jetës, i kaloi i internuar në Selanik.

Në ballin me rrudha lexova Librin e madh
Atë qe nisët në Korçë tek Shkolla e parë !
Të ngriti shekulli si blerimi që mbulon një livadh,
Dija që shpërndatë u bë bimë në ugarë !

Në Stamboll - Beshiktashi akoma ka shkronja,
që ndezin damarët, për të shperthyer vullkani !
Sa tmerrshëm të ra pas grek - ulkonja ,
të shuaj atë dritë të dijes kur lëngoj Ballkani!

Vrasja jote mbeti pezull - si lahuria në erë !
Ku kishte varr të mbulojë lavdiditurinë ?!
Ata që bënë krimin - mbetën skëterrë !
Ti - Dielli i rrezeve që ndriçoi mirësinë !

Than mbete pa varr ! Po ! Është e vërtetë !
Unë të shoh të gjallë ! Gjithmon je me ne !
Nga Lunxhëria , në Korçë, në Uskanë! I qetë !
Ligjëron në Majë të Shqipes! Për Atdhe!

Mësues Pandeli Sotiri , i përjetëshmi Ti!
Dija jote, shekujve u hap rrugë ku ka monopat !
Ata që të vranë - mbetën djaj të zi !
Shqipëria tragjike dhe ne ! Patëm fat !

Tash mburremi o trim me veprat që kemi !
Se rrjedha nis tek shkolla! Tek dija !
Këto vargje pak janë ! Më ndjeni !
Se Ju ! - Jeni vargu - Shqipëria !
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 26 Oct 2010 - 1:49

KËRKONI PËR VATANIN !

Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit, reaksioni çifligar me

Ahmet Zogun në krye organizoi vrasjen e Avni Rrustemit më 22 prill 1924. Me këtë akt reaksioni

synonte të godiste lëvizjen demokratike-borgjeze në ngritje. Vrasja e udhëheqësit të shquar të

Lëvizjes demokratike shërbeu si shkëndijë e revolucionit që triumfoi më 10 qershor 1924.

Mbërtheu gjithë Evropën i bëri të mendohen
Nga doli ky trim që vret Pasha Toptanin ?!

Në Paris sa herë shkojnë për fat të riparohen
i përcjell amaneti : Kërkoni për Vatanin!

Aty vendoset! Është qendra e arbitrazhit !
Gërshërët për prerje , për vendim copëtimesh !

Si arrna Shqipërisë nga trupi ia çveshën
nga tregu i zi - harta , me vula sundimesh!

Djali i Libohovës mbushet me lot e pikëllim !
- Jo nuk durohet ! thotë ! Kjo ndarje hileplotë !

Nagantin në brez e fut dhe niset në udhëtim
Se toka e shqipes s'është e shkretë në botë !

Trup e tërthor maleve ,fushave, në Paris arrin !
Në Tour Eifel flamuri i lirisë valvit e shpërndan shkëndija !

Avni Rrustemi përballë Toptanit si vetëtimë shkreptin
të digjet ajo farë që e rrit tradhëtia !

Tronditet Evropa ! Dridhet ! Turfullin Sërbia !
Në gjysmështizë flamurin e ngujon për Esad mikun !

Avni Libohovën prangat , se mbajnë tek qelia !
Se shqipet si dallgë ngriten - trazojnë Adriatikun !

Ngriten një për një , hidhen në kushtrim !
- Poshtë Esat Toptani ! Avni o vëlla ! O trim!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 26 Oct 2010 - 1:50

HESHTI ABDYL KRASNIQI !

(U njoftova nga miku im , poeti Adem Berisha, për lajmin e hidhur nga shkrimi i publikuar në

Facebook, se më 20 dhejetor 2009, pushoi së rrahuri zemra e mesuesit vigan, Abdyl Krasniqi,

njeriut që kaloj burgjeve , po nuk e ndali veprimin per Pavarësinë e Kosovës! Ai, me heroizëm, u

foli gjeneratave që i mësoj për ndjenjat liridashëse! Ai me guximin e tij u leshua qindra metra ne

thellesi te Shpelles, te nxjerrë eshtrat e Azem Bejtës !

Ky ideal i tij u farkua në zemrën e Xhevë Krasniqit, bijës së tij, e cila bashkë me bashkshortin e

saj, Fehmi Ladrovcin, ranë heroikisht në log të betejës, per çlirimin e Kosovës!


Nga thellësitë e shpellës Azem Bejta hero
Me mësuesin Abdyl Krasniqi ishin n'kuvendim !
I degëdisur nga inati ai printe kudo
- Jo ! Në thellësi të shpellës s'do të mbesë ai trim!

Azem Bejta me Shotën dy shtylla si malet
u bënë qëndresë në rrjedhë të Arbërisë ,
Mësuesit Abdyl , Xheva shpesh i ndalet :
- Baba, vdesin heronjtë e lirisë ?

Mësuesi e dëgjonte Xhevën, dhe e mbante pranë
Por, Shotë si tha, kur i vezullonin sytë !
Kosova vetë e ndjeu se me Fehmiun ranë
Të lirë të jetojnë nga robërues të ndytë !

Heshti Abdyl Krasniqi ! Mësuesi! Babai !
Nga dhembja s'u mposht ! Syri s'iu përlot.
Si Azemi dhe Shota - Fehmiu dhe Xheva përskaj
lapidarë lirie në shekuj e mot!

I heshtur Abdyl Krasniqi me nur heroik
ndahet prej nesh , i themi lamtumirë !
Cili varr e mban atë burrë energjik ?
Vdekja - jetgjtësinë ia ka ripërtrirë !
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 Oct 2010 - 1:53

FUQIA E ZOTIT


Zoti me fuqinë e Tij është Absolut,
Mbështetu tek Ai dhe kurrë mos u tut.

I urdhëron Bëhu e bëhen të gjitha,
Lumenj, kodra, male dhe lisa.

Lloj-lloj qeniesh i krijoi me dije,
Mirësitë e botës asnjërën pa shije.

Ka parashtruar botën plot me mirësi,
Dhe të gjitha bukuritë pa fare ligësi.

Drurët për ne, të mbushur me fruta,
Ndonjëri i gjatë e disa të shkurtra.
Bleta një makinë vetëm për mjaltë,
Mollën e bukur, të ëmbël e të thartë.

Delen e bukur për mish e për lesh,
Qumështi i lopës për të bërë përshesh.

Ditën e shndritshme për të punuar,
Natën e kapllon terri për të pushuar.

Kafshët i veshi nga koka tek thembra,
Ato janë dy lloj, mashkuj dhe femra.

Njeriu si përmbledhje dhe frut i gjithësisë,

E ka në dorë vetë çelësin e lumturisë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 Oct 2010 - 1:58

Vëllazërimi



Shumë ju thirra ju kërkova,
zërin tuaj s'jua dëgjova.

O ju vëllezërit e mi,
se ku jeni nuk e di.

Më mori malli mua për ju,
nga kjo ëndërr dua me u zgju.

Më kllaposi dhimbje e madhe,
zemra ime është dërmuar fare.

Për një vëllazëri po flitet shumë,
por unë i gjori s'po e gjej askund.

O ju vëllezërit që sakrifikoni,
njëri-tjetrin pse s'po e kërkoni.

Jeni fshehur edhe zhytur,
në këtë botën e mbytur.

Pa më thoni ju të dashur,
ç'ka që qan kjo zemër e plasur.

Ç'ka që qan dhe gjëmon,
shpirti im fort më rënkon.

Ëndrra ime po më shkatërrohet,
Gjumi im po më trazohet.

...le të mblidhemi edhe një herë,
le ta sjellim atë pranverë.

Pranverë me gonxhe plot,
lule të harruara nga mot.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga Vizitor Tue 26 Oct 2010 - 2:04

MALLI IM PER TY
nga Gjakush Tana më 2010-10-23 në orën 9:21.MD




MALLI IM PER TY


Matanë kufirit të shpresës - klithma !

Alkimia e vargut të shpëtojë Sizifin!

Luftë e shpallur - heshtja që vret ,

verbëri shpërndan në dritën e jetës !







Malli im për ty - madhështi e thjeshtë , pa kulm!

Në shtigje ndesh djaj që mbjellin zi !

Rrënohen tempuj mirësie, qëndresa dashuri !

Në universin e kuptimit - errësira për njeri !



Gjithçka vlon të lindë pa u shuar

gjithçka ka kuptim të ri , të vjetër !

Por, nuk arriti gjithçka për të uruar

-si vargjet e lirikës që lindën në letër...!



Poezia e tij e fundit! Sad
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga Vizitor Tue 26 Oct 2010 - 9:29

MIKUT TIM

nga Viola Zogu më 2010-01-09 në orën 9:27.PD
Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) 16866_1107540908707_1832355035_221090_2406898_n

Garanton nje vullnet te shendosh
Jep shum poezi dhe menquri per rinin
Apelon tek rinia qe ta ruajn menqurin
Kerkon nga njerzia bujarin dhe miresin
Uron qe jeta jone te lulezoj
SHendet e gjith te mirat ju uron

Tregon sukseset e tija me poezi
Admiron te tjeret per letersi
Nderon rinin dhe ju jep kurajo ne jete
Ardhmerin e bukur tek ne me urtesi sjelle

JA SHKRUJTA DIKUR
Sad
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga Vizitor Tue 26 Oct 2010 - 9:37

Gjakush Tana

Janar 09 në orën 5:14.MD ·


V
alëzon si gurrë e bardhë e Drinit të shqipeve
I nxhia e buzëqeshjes margaritar të bëhet
O rakulli të ka hapur derën si shenjtore
L akadredhave nuk përkulesh as nuk mposhtesh
A
rbëresha e mërgimit që dukesh shqipe mali!
...
Z andanet e shqipeve në shekuj ishin zezona
O ra e Madhe na shpie drejtë jetës që duam ta kemi
G ëzohem kur lexoj perlat tua Lirike me mall e krenari
U rata e shqipeve u bëftë trup e shpirt bashkimi!


Viola Zogu flm shum miku im per poezin
Janar 10 në orën 10:08.PD


Eh kete poezi ma kushtove mua😢 Crying or Very sad Crying or Very sad Crying or Very sad Crying or Very sad Crying or Very sad Crying or Very sad Crying or Very sad
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 31 Oct 2010 - 21:32

ishte perkushtues i madh dhe vepra e tij do te jetoi brezave
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga Vizitor Fri 12 Nov 2010 - 23:22

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) 73223_497339615188_560100188_7596636_1926122_n


Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) 73223_497339620188_560100188_7596637_4185003_n

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) 73223_497339625188_560100188_7596638_4413654_n

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) 73223_497339630188_560100188_7596639_8142975_n

Në shenjë kujtimi për poetin Ferit Ramadanin
Ferit Ramadani, PËR SA LEGJENDA FLET HISTORIA, Poezi, 1991
Ferit Ramadani, PIRGUI DHEMBJES, Roman, 1996
Ferit Ramadani, PIRGUI DHEMBJES II, Roman, 1997
Ferit Ramadani, NESËR MUND TA KUPTONI HESHTJEN, Poezi, 2001



„Une, tashme e kuptova heshtjen
M'oshtin ne vesh dhe eshte vrastare,
S'ka asgje te me ndal dhembjen
S'dua dot te te vizitoj nder varre.


Qan, vajton sonte penda jote
Si femis kur i mungon nena,
Sonte jehon vepra jote
PER TY O METEOR QE SHENDRIT SI HENA.
(Kushtuar Autorit, Nga i biri)“
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush  Tana(ne zemren e Hapesires) Empty Re: Gjakush Tana(ne zemren e Hapesires)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi