Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fucking boll ma!

Shko poshtë

Fucking boll ma!  Empty Fucking boll ma!

Mesazh nga Dewil Fri 22 Oct 2010 - 23:18

Fucking boll ma!  F.1023091314549_m


Banorët e zemëruar të fshatit të vogël austriak Fucking, i cili gjendet afër kufirit me Gjermaninë, thonë se broçkullat e turistëve anglezë u kanë ardhur te hunda.

Sipas banorëve të këtij fshati me emër vërtetë karakteristik, përveç turistëve ata janë në hall edhe me telefonat e shtëpisë të cilët vazhdimisht cingërojnë, ndërsa personat që zakonisht thërrasin, para se të shpërthejnë me të qeshura bëjnë gjithmonë vetëm një pyetje - “Më falni a është ky fshati Fucking?”

Hallet filluan kur anglezët mësuan se numrat e banorëve të fshatit mund t’i gjejnë lehtë në bazën e të dhënave të telefonisë austriake, të publikuar “online”. E tëra që duhet të bëjnë është vetëm ta shkruajnë fjalën “Fucking”, shkruan orange.oc.uk.

Falë publikimit të numrave “online”, edhe banorët e fshatrave tjerë në Austri me emra të çuditshëm si, Oberfucking dhe Rottenegg shpesh janë në shënjestër të këtyre thirrjeve pa karar, por duket se Fucking mbetet më i preferuari.

“Nuk e di çka kanë anglezët me ne pse na thërrasin vazhdimisht në telefon – gjithmonë jemi në lajme, por ne vetëm dëshirojmë të jetojmë rehat në fshatin tonë të vogël”, thotë kryetari i fshatit Fucking, Siegfried Hauppl, duke refuzuar çdo propozim për t’ia ndërruar emrin fshatit.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi