Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zendeli i kënaqur me ecurinë e ekipit

Shko poshtë

Zendeli i kënaqur me ecurinë e ekipit Empty Zendeli i kënaqur me ecurinë e ekipit

Mesazh nga Dewil Fri 15 Oct 2010 - 3:52

Zendeli i kënaqur me ecurinë e ekipit Suad-zendeli-192x300 Shkëndija e Tetovës në pjesën e deritanishme të kampionatit ështëskuadra që ka treguar më shumë në elitën e futbollit vendor, ndërsa pas9-të javëve mori edhe kryesimin e renditjes tabelare. Ekipikarakterizohet me lojë të bukur dhe sulmuese, ndërsa deri tani skuadraka pësuar vetëm katër gola. Në tre ndeshjet e fundit Shkëndija kashënuar tre fitore të pastërta pa gol të pranuar dhe fakti që skuadradoli në vendin e parë ka rritur ambiciet e “kuq e zinjëve” nga Tetova,të cilët synojnë daljen në Europë, ndërsa nëse u jepet rasti edhetitullin e kampionit. Portieri i Shkëndijës, Suad Zendeli, është ikënaqur me ecurinë e skuadrës, ndërsa mendon se është duke zhvilluarsezonin më të mirë në karrierën e tij.“Të them të drejtën, ndoshta ky vit është viti më i suksesshëm ikarierës time, që kontriboj për një ekip, siç është Shkëndija. Të themtë drejtën unë nuk jam bazuar shumë tek ato statistika. Më tepër mëintereson që të fitoj ekipi, që të ecim përpara, se sa shof statistikate mija,”- deklaroi për “Koha”-n, gardiani i Shkëndijës, Suad Zendeli.Mbrojtësi ekstrem i “kuq e zinjëve” mendon se Shkëndija me meritëgjendet në vendin e parë, por fton bashkëlojtarët në kujdes maksimal,pasi pikërisht ndeshjet e ardhshme do të jenë sfidat e vërteta përpotencialin e ekipit.“Më vështirë është të mbahet pozita e parë, se sa të arrihet. Taniduke kaluar koha, ndeshjet vështirësohen. Besoj se do jetë më vështirë,por shpresoj që me këtë ritëm të vazhdojmë edhe në ndeshjet erradhës,”- konkludoi Zendeli.Dhe ai ka plotësisht të drejë, pasi pikërisht këtë fundjavëShkëndijën e pret sfidë e vështirë, kur në Kërcovë do të përballen meNapredokun. Ekipi është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë, ndërsaditëve të fundit në lëndime janë ankuar disa futbollisë. Gjatë pauzësdy javore të kampionatit ndaras prej ekipit një kohë për shkak tëlëndimeve kanë punuar Nuhiu, Huseini, Hasani dhe Abdullai, ndërsa nësfidën me Napredokun për shkak të kartonëve të verdhë nuk do të luajëBerisha. Është mirë që më në fund në Tetovë është kthyer Mustafi, icili një javë qëndroi në Zvicër. Megjithatë edhe përkundër gjithëproblemeve të fundit, drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqirimendon pozitivisht dhe pret që skuadra të vazhdojë me ecurinë pozitive.“Lëndimet janë pjesë e futbollit dhe ne duhet të pajtohemi me këtëfakt. E mira është se futbollistët e lënduar ka gjasa që të rikuperohennë kohë dhe të luajnë me Napredokun, ku ne do të kërkojmë fitore. Nekemi ambicie për të mbetur në kreun e tabelës dhe gjithnjë punojnë nëpërmirësimin e vazhdueshëm të ekipit. Dua të potencoj se ishim nëbisedime me mesfushorin Ostoja Stejpanoviq, nga skuadra e Ligës së Parëtë Austrisë Matersburg, mirëpo nuk arritëm marrëveshje. Fatkeqësishtedhe përkundër ambicieve tona të mëdha, rejtingu i dobët i ligës sëMaqedonisë na pamundëson të sjellim futbollistë që luajnë në kampionatemë të avansuara”, – deklaroi Shaqiri.Në taborin e Shkëndijës përballjen e të shtunës me Napredokun e kanëmarrë me seriozitet maksimal dhe patjetër të pranohet se kanëplotësisht të drejtë, pasi nëse nga ky takim “kuq e zinjtë” dalin mepikë maksimale, atëherë do të jetë më se e sigurtë se Shkëndija do tëshpallet Kampion Vjeshtor në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi