Ekzekutohet deputeti socialist, Fatmir Xhindi
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Ekzekutohet deputeti socialist, Fatmir Xhindi
Deputeti i ndjere, Fatmir Xhindi
Deputeti i Partise Socialiste, Fatmir Xhindi, u ekzekutua ne
afersi te baneses se tij rreth ores 21:15 minuta te se shtunes, ne
momentin qe do te hynte ne banesen e tij ne qytezen e Roskovecit ne
Fier.
Edhe pse familjaret e tij e kane derguar menjehere drejt spitalit
deputetin, ai nuk ka mundur dot te mbijetoje si pasoje e plageve te
renda te marra
ne trup.
Deputeti socialist eshte qelluar me arme kallashnikov nga nje afersi
prej pak metrash, nga te pakten dy persona qe ishin duke e pritur ate
duke njohur
edhe levizjet e tij. Ai eshte qelluar pas shpine me disa plumba.
Policia u njoh me vrasjen vetem nga ana e familjareve te viktimes dhe
me pas ka
shkuar ne vendin e ngjarjes.
Edhe pas deshmive te para te marra, nga policia, vrasja e deputetit
Fatmir Xhindi, mbetet ende pa nje motiv se per cfare u krye, ndersa
rrethanat dhe
menyra se si ndodhi perkon me nje vrasje me paramendim, pasi vrasesit
jo vetem qe kishin kohe qe e prisnin deputetin Xhindi, por zgjodhen
edhe
momentin me te pershtatshem per ta kryer kete vrasje.
Ata kane levizur ne qytet pa u pare nga askush per shkak se pjesa me e
madhe e banoreve te Roskovecit, ose kane qene ne banesen e tyre ose ne
bare dhe
lokale per te ndjekur ndeshjen Real Madrid-Barcelona.
Kjo nuk eshte e para vrasje e kryer me paramendim pikerisht ne momentet
e ndeshjeve qe paraqesin interes per publikun, dhe eshte kohe e
pershtatshme
per te mos u vene re dhe per te levizur me shpejtesi nga vendi i
ngjarjes.
Hetimi per vrasjen e deputetit Xhindi do te ndiqet nga nje grup i
Prokuroreve te Krimeve te Renda. Ketij grupi i eshte bashkuar per te
ndihmuar ne
hetime edhe nje pjese e drejtuesve kryesore te Policise se Shtetit te
drejtuar nga Ahmet Prenci i cili ne nje prononcim per Top Channel tha
se po
punohet per gjetjen e autoreve po nuk dha ndonje informacion per
dyshimet e ngritura nga policia.
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci ka dhene
gatishmeri per gjithe efektivat e tij, ku eshte i perfshire i gjithe
vendi.
Postbolloqet kryesore jane ngritur pothuajse ne te gjitha rruget hyrese
dhe dalese te Roskovecit por edhe ne qytetet fqinje, Berat dhe Fier.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: Ekzekutohet deputeti socialist, Fatmir Xhindi
Policia e shtetit vendos shperblim 250 mije euro per personin, qe do te
jape informacion per vrasesin e deputetit Fatmir Xhindi.
Policia ka sqaruar se do te siguroje anonimatin per informatorin dhe ka vene ne dispozicion te personave qe
mund te ofrojne te dhena rreth vrasjes numrat e telefonit 0694103251 dhe 0694107507.
15 gezhoja jane gjetur ne vendin ku ndodhi krimi. Sipas deklarates per
shtyp te policise, eshte ngritur edhe grupi hetimor per kapjen e
autoreve te
krimit, si edhe eshte mbikeqyrur dhe filmuar vendngjarja.
Hetimet e deritanishme te prokuroreve dhe eksperteve nuk kane nxjerre ende nje piste per motivet e ngjarjes se rende.
Deputeti socialist u qellua mbremjen e djeshme me gjashte plumba kallashnikovi ne hyrje te shtepise se tij ne Roskovec.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: Ekzekutohet deputeti socialist, Fatmir Xhindi
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se policia ka identifikuar autorin e
vrasjes së deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi të shtunën në
Roskovec
të Fierit.
Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit dhe
Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes
së rëndë.
Emri i të dyshuarit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, por
burimet konfirmojnë për “Gazeta Shqiptare” se arrestimi i tij është
çështje orësh.
Operacioni i zhvilluar përgjatë ditës së djeshme ka rezultuar i
pasuksesshëm. Deri në orët e vona të mbrëmjes, forcat policore kanë
kontrolluar kodrat
e Roskovecit, pasi dyshohej se autori i dyshuar fshihej aty, pa mundur
ta prangosnin.
Burime nga policia bënë të ditur se identifikimi është bërë nëpërmjet
shenjave të gishtërinjve të gjetura në një pako aspirine në vendin e
ngjarjes.
Hetuesit sqarojnë se, duke qenë që shenjat mbi pakon e aspirinës
nuk ishin të deputetit të PS-së, janë bërë verifikimet për të parë se
kujt i
përkisnin dhe ka rezultuar të jetë një prej banorëve të fshatit, emri i
të cilit është tashmë një prej të dyshuarve kryesorë.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Vritet deputeti i PS Fatmir Xhindi
» Fatmir Gjata
» Ekzekutohet në mes të klasës maturantja
» Durres, ekzekutohet me arme 44 vjecari
» Eli Fara në lidhje me Fatmir Mediun?
» Fatmir Gjata
» Ekzekutohet në mes të klasës maturantja
» Durres, ekzekutohet me arme 44 vjecari
» Eli Fara në lidhje me Fatmir Mediun?
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi