Poezi nga Alma Papamihali
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Poezi nga Alma Papamihali
PËRKUFIZIMI I PREKJES
Prekja s´është thjesht,
Vendosje e dorës mbi trup,
Por puthje lekurësh,
Ku mollëzat e duarve
Buzët e etura janë,
E burimi i poreve shuan
Etjen e pafund që kanë
Prekja s´është thjesht,
Vendosje e dorës mbi trup,
Por puthje lekurësh,
Ku mollëzat e duarve
Buzët e etura janë,
E burimi i poreve shuan
Etjen e pafund që kanë
Re: Poezi nga Alma Papamihali
NË AJËR
Këmbëve të zbathuara,
U veshëm këpucë,
Për të vazhduar,
Kërcimin...
Por për çudi
Nuk prekëm në tokë,
Bashkë shijuam
Fluturimin...
Këmbëve të zbathuara,
U veshëm këpucë,
Për të vazhduar,
Kërcimin...
Por për çudi
Nuk prekëm në tokë,
Bashkë shijuam
Fluturimin...
Re: Poezi nga Alma Papamihali
GJITHÇKA JETON
Nuk thahen fjalët në gjuhën e lagësht,
Dhe nëse nga etja një buzë është tharë,
Nuk çahen rrugët nga hapa të rëndë,
Dhe nëse lëvizin mijëra kalimtarë.
Nuk thyhet koha, as nuk paloset,
Si një kujtim në xhep harruar.
Asgjë nuk thyhet dhe plasaritet
Nëse rreh puls i dashuruar...
Nuk thahen fjalët në gjuhën e lagësht,
Dhe nëse nga etja një buzë është tharë,
Nuk çahen rrugët nga hapa të rëndë,
Dhe nëse lëvizin mijëra kalimtarë.
Nuk thyhet koha, as nuk paloset,
Si një kujtim në xhep harruar.
Asgjë nuk thyhet dhe plasaritet
Nëse rreh puls i dashuruar...
Re: Poezi nga Alma Papamihali
BARAZVLERË
Përkulu,
në do të më puthësh,
s´jam aq e gjatë
sa ti...
Zgjatu,
në do të më duash,
Zvarritja s´ka vend
në dashuri...
Përkulu,
në do të më puthësh,
s´jam aq e gjatë
sa ti...
Zgjatu,
në do të më duash,
Zvarritja s´ka vend
në dashuri...
Re: Poezi nga Alma Papamihali
FLIRTIMI
Secili ulur në karrigen e tij,
të dy përballë...
nuk e njohin njëri-tjetrin,
ndaj nuk shkëmbejnë fjalë.
Ndërkohë që s´flasin,
ju puthen vështrimet.
Stacioni vjen. Njëri zbret.
Ja pra, ç´qenkan flirtimet.
Secili ulur në karrigen e tij,
të dy përballë...
nuk e njohin njëri-tjetrin,
ndaj nuk shkëmbejnë fjalë.
Ndërkohë që s´flasin,
ju puthen vështrimet.
Stacioni vjen. Njëri zbret.
Ja pra, ç´qenkan flirtimet.
Re: Poezi nga Alma Papamihali
KUJDES
Nëse një degë këput
mos pyet më pas,
pema si quhet...
Para se të lëndosh dikë,
mundohu të dish,
çfarë duhet...
Nëse një degë këput
mos pyet më pas,
pema si quhet...
Para se të lëndosh dikë,
mundohu të dish,
çfarë duhet...
Re: Poezi nga Alma Papamihali
Zgjohu ti, zgjohu...
Le të jetë
e fundit natë,
që kaluam bashkë.
Tek gjithçka,
fundi merr një kuptim.
Por ti harro
çdo të thotë fund,
sepse i harruari
di ndryshe të lumturohet,
e jetës dyfish,
mund të ketë fillim...
Vishu ti, vishu...
Le të jenë
të fundit veshje
me ngjyra,
prej meje zgjedhur.
Por ti mos harro, çdo ditë,
një ngjyre t´i flasësh...
Kush bardhë e zi sheh,
vdes të tijat orë,
një ngjyrë më shumë,
(do të thotë), me qeshje
mëngjezeve të trokasësh...
Zgjohu ti, zgjohu...
Le të jetë
e fundit natë,
që kaluam bashkë.
Tek gjithçka,
fundi merr një kuptim.
Por ti harro
çdo të thotë fund,
sepse i harruari
di ndryshe të lumturohet,
e jetës dyfish,
mund të ketë fillim...
Vishu ti, vishu...
Le të jenë
të fundit veshje
me ngjyra,
prej meje zgjedhur.
Por ti mos harro, çdo ditë,
një ngjyre t´i flasësh...
Kush bardhë e zi sheh,
vdes të tijat orë,
një ngjyrë më shumë,
(do të thotë), me qeshje
mëngjezeve të trokasësh...
Zgjohu ti, zgjohu...
Re: Poezi nga Alma Papamihali
Beson ti ?
Beson ti,
në jetën pas vdekjes,
më pyete dikur...
Përgjigje nuk dija,
ndaj vetëm të pash çuditur...
Beson ti,
që ekziston dikush lart,
që mendon për të gjithë ne?
Nuk e di. Besoj kur të shoh,
të prek dhe ndjej që ti je...
Beson ti,
që të jesh i lumtur,
të dashurosh duhet?
(U përgjigja)
Dashuria me të dytin emër,
lumturi quhet...
Beson ti,
në jetën pas vdekjes,
më pyete dikur...
Përgjigje nuk dija,
ndaj vetëm të pash çuditur...
Beson ti,
që ekziston dikush lart,
që mendon për të gjithë ne?
Nuk e di. Besoj kur të shoh,
të prek dhe ndjej që ti je...
Beson ti,
që të jesh i lumtur,
të dashurosh duhet?
(U përgjigja)
Dashuria me të dytin emër,
lumturi quhet...
Re: Poezi nga Alma Papamihali
Dua natyren time..
Dua të hedh
në varg natyrën,
e qiellit,
vrenjtësinë t´ja humbas,
ajrin,
me parfum ta lyej,
pastaj,
fuqishëm të thërras.
Të thërras,
sa zëri t´më ngjiret,
e ngadalë,
e tëra të shterem...
natyrës dua
të shtrihem,
aromës së saj,
të endem...
Të qesh sot,
me natyrën dua,
të vetmen,
që më rilind mua...
po ku ta gjej
të bukurin vend,
ndaj mbeta,
poete e dështuar...
Dua të hedh
në varg natyrën,
e qiellit,
vrenjtësinë t´ja humbas,
ajrin,
me parfum ta lyej,
pastaj,
fuqishëm të thërras.
Të thërras,
sa zëri t´më ngjiret,
e ngadalë,
e tëra të shterem...
natyrës dua
të shtrihem,
aromës së saj,
të endem...
Të qesh sot,
me natyrën dua,
të vetmen,
që më rilind mua...
po ku ta gjej
të bukurin vend,
ndaj mbeta,
poete e dështuar...
Re: Poezi nga Alma Papamihali
PËR FLAMUR, SHQIPTARI S´FAL
Heej, heeeej!
Ku ka këmbë që mbi ty shtrihet,
Fjalë të mprehtë, që të të presë,
...Vdes çdo gojë pa të sharë ende,
A guxoftë “poshtë të thërresë”.
Kush rrëfen dot para gjakut,
Zemrës, rrahjet kush ja ndal,
Mos provo t´ja marrësh qiellit,
Për flamur, shqiptari s´fal!
Kushdo qofsh ore i mjerë,
Ngado ardhsh, apo zvarritesh
Vetëkryqëzohu me zinxhirë,
I pavlerë, çfarëdo të hiqesh!
Kush guxon më lart se ti,
Krahë shqiponje në çdo jetë,
Shqiptari të qofsha falë
Në flamur - bekimi vetë!
Heej, heeeej!
Ku ka këmbë që mbi ty shtrihet,
Fjalë të mprehtë, që të të presë,
...Vdes çdo gojë pa të sharë ende,
A guxoftë “poshtë të thërresë”.
Kush rrëfen dot para gjakut,
Zemrës, rrahjet kush ja ndal,
Mos provo t´ja marrësh qiellit,
Për flamur, shqiptari s´fal!
Kushdo qofsh ore i mjerë,
Ngado ardhsh, apo zvarritesh
Vetëkryqëzohu me zinxhirë,
I pavlerë, çfarëdo të hiqesh!
Kush guxon më lart se ti,
Krahë shqiponje në çdo jetë,
Shqiptari të qofsha falë
Në flamur - bekimi vetë!
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi