Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrenimi i brezit

2 posters

Shko poshtë

Rrenimi i brezit  Empty Rrenimi i brezit

Mesazh nga Arla Mon 11 Oct 2010 - 23:24

E keni vene re ne cfare bataku kemi rene?Keshtu do pyeste nje plak i mencur.Sinqerisht jam e indinjuar me kete virtualitetin.Te gjithe shprehemi se neti na hyn ne pune per informacion, per pune,per te shkembyer biseda me miqte tane.Te pakten brezi jone keshtu shprehet, po cfare informacioni merr ky brezi jone?Po ku jane bisedat?Gjithcka i ngjan nje rremuje ku pasi e sheh largohesh.Shume thjesht brezi jone tashme eshte rrenuar, tek ky brez mungon shprehia e te folurit.Asnje pershtatje nuk kane me jeten reale.Asnje problem real nuk dine ta trajtojne.Asnje emer nuk me vjen ndermend te flasi bukur, te shtrohet ne bisede serioze duke shprehur me argumenta dhe si e sheh ai nga kendveshtrimi i tij nje problem.Pikerisht sot kur ky breze po ngjeshet me probleme arsimi, familjeje, edukate, punesimi, e ardhmja.Nuk di te shkruaj nje opinion.
Keqardhje e madhe qe nuk ndjej respekt, qe nuk shoh admirim ne rrugen qe ju ecni, por inatin qe mund te beheni dikushi po nuk dini se nuk dini nuk mund ta fsheh.
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrenimi i brezit  Empty Re: Rrenimi i brezit

Mesazh nga Gjimnazistja Tue 19 Oct 2010 - 7:44

Rrenimi i brezit, po, kjo eshte fjala e duhur.
Sot shume prej nesh, duke filluar qe nga bankat e shkolles, librat qe lexojme i masim me numer, lendet shkollore i masim me nota por, ka humbur me e rendesishmja, sic duket kemi harruar se njesia matese e te gjitha ketyre jane njohurite qe fitojme. Tashme jeta jone cdo dite e me shume po dixhitalizohet, kemi humbur perkufizimin qe prinderit tane dikur i jepnin shoqerise, kemi humbur perkufizimin qe dikur prinderit tane i jepnin shkolles, mbase kemi humbur edhe perkufizimin qe do te mund ti jepnim vetvetes, qendrojme per ore te tera bareve dhe kafeve, duke diskutuar per idiotesi dhe nuk dime shume gjera qe do te ishin themelore. Mbase i gjithe ky "modernizim" i shoqerise na mesoi dembele, na ben qe gjerat ti kerkojme te gatshme nga te tjeret dhe te mos lodhim trurin.
Flasim per modernizim te shoqerise, por sic duket tashme po behen kohe qe kete fjlale e kemi keqkuptuar, cdo dite e me teper po zbehen vlerat kulturore dhe cdo dite e me teper po zhytemi ne nje mjerim nga i cili nuk po dijme me si te dalim.

Brezat po rrenohen, dhe e keqja me e madhe qendron ne faktin qe per te qene i kuptueshem per nje brez te rrenuar te duhet te besh te njejten gje me ta, te biesh ne nivelin e tyre, sepse ne te kundert vetem normal nuk do te quhesh nga masat e gjera.
Gjimnazistja
Gjimnazistja
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1685
 <b>Piket</b> Piket : 1786
Regjistruar : 27/02/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : rreth e rrotull

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi