Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kjo vlen..

3 posters

Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Kjo vlen..

Mesazh nga engjell a djall Sat 9 Oct 2010 - 9:37

DHE TË NDJEK



Bota është e gjitha brenda teje

Si një sferë e zjarrtë që të djeg, të djeg..

Unë jam Toka dhe ti universi ku endem

Dhe të ndjek...,dhe të ndjek !



Helenë e Trojës, Kleopatër a Beatriçe me nam,

Ofeli biskonjë, apo femra të orjentit Kahjam,

Anë Kareninë tragjike, e Bovari madam,

Brengë angleze me emrin Migen, e pabesi,

Elisabet Teilor e çmendur deri në pleqëri,

Të gjitha, të gjitha,.. nuk vlejnë sa ti !



Më mbaj të ri, të lutem, deri në frymë të fundit,

Më ndriço shpirtin deri sa të vdes,

I varfër jam me një jetë të ta shpërblej

As dhjetë të tilla nuk do të arrinin, për besë !
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga engjell a djall Sat 9 Oct 2010 - 9:49

Papërgjegjshmëri qytetare

Tej reve të përhimta vëngër hedh vështrimin.
Larg qiellit të përgjakur, mes vetëtimave të blerta.
Shoh brengat e jetës dhe të dërrmuar njerëzimin.
Mbërthyer udhëkryqeve, përmes darëve të hekurta.

Rënkojnë mbi mua dhimbshëm të gjitha tragjeditë.
Që luhen mbi këto supe prej plagëve të rrënuara.
Ndërgjegjëja më bren, rëndë trupin m’a cfilit.
Ndër të errëtat skenare dramash të degraduara .

Këtë sinfoni të trishtuar, shpërndarë mbi det të errët.
E bardha Jugë si retë e shtynë drejtë hapsirave boshe.
Ku papërgjegjshmëria qytetare e njeriut me pushtet.
Shndërruar tërësisht është në mijëra trajta amorfe.

Mbërthyer nën ethet e zjarrëta të pasurimit galopant.
Të ndyrat duar zgjaten dhe përtej pronave publike .
Në mpleksje dhe ç’mplekje interesash fitimprurëse.
Shënjtërim i së padrejtës fshihet nën emër të parimeve .

Nën një perandori të dhunshme prej mllefit të ngritur.
Lindur prej papërgjegjshmërisë së ulët, të të votuarëve.
Në kulmim të dëshperimit përplaset çmenduria ime.
Hekurave të drejtësisë , ndaj gjithë të korruptuarëve.

Urrejtjen prerazi deklaroj mbi këto padrejtësi shoqërore.
Ngarkur me etjen e popujve në luftën për mbijetesë.
Palëkundshmëri e mendimit se koha këkon një zgjidhje.
Më bënë që përtej së ardhëmes të ndërtoj të vetmen shpresë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga engjell a djall Sat 9 Oct 2010 - 9:53

Shpirt vjeshte


Ah sa po vuaj sot
sot e humbur ne gjethe harrese
e nuk di ckerkoj ne nje shpirt vjeshte,

Kerkoj nje gjethe ne prehje
ku brenda saj ka vec dhimbje
jargavitem ashtu e shpifur
per te gjetur serish nje gjethe.


Mundohem te fshihem pas kuintave pergjuese
e s'e di enede nen kercelle vjeshte.....

Dua ta djeg kete trup te shpelare
e hiri i tij te laj te palare
te shperndahet ne rrugen vjeshterore
e te behem nje gjethe fluturake.....
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 9 Oct 2010 - 9:53

Kjo vlen.. 474374 bukur,kjo vlene
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga engjell a djall Sat 9 Oct 2010 - 9:56

SYTË E ELSAS


Sytë e tu janë aq të thellë sa, kur u ula për të pirë,
Unë pashë aty gjith djejtë tek erdh` e u pasqyruan!
Aty gjithë të pashpresët për të vdekur u lëshuan!
Sytë e tu janë aq të thellë, sa aty humbas fiqirë!

N`hije t`zogjve oqeani është krejt i turbulluar.
Pastaj, fët, një mot i mirë, edhe sytë e tu këmbejnë!
Nga të engjëjve përparëse vera mat edhe pret renë!
Kurr s`e gjen sa përmbi grunjat qiellin aq të kaltëruar.

Helmet kot përpiqet era larg nga qielli t`arratisë!
Sytë e tu janë më të dlirë, kur një lot shndërit nër ta!
Sytë e tu mbushin zili edhe qiellin shiut la (1!
Qelqi kurrë s`është m`i kaltër se atje ku ka marr`krisë.

E shtat` dhimbjeve, ti, nënë, dritëz-o e njomëz, ti!
Shtatë shpata kanë çpuar këtë prizmin e ngjyrosur!
Kur agon – o midis lotësh dita është m`e vrerosur
dhe irisi, çpuar, nxirë, është m`i klatër kur mban zi.

Syt` e tu, kur bie gjëma hapin dysh shtigje të reja,
Prej nga nis e përsëritet e tre Magve mrekulli,
kur me zemër të dridhëruar ata panë plot çudi
At` mantonë e Shën- Marisë varur brenda te spileja!

Njëzë gojë është mjaft n`maj, kur fjala është flakë,
Për t`kënduar ato këngë dhe të gjitha vaj medetet!
Por për sa miliona yje firmament i ngushtë mbetet!
Yjve u duhen syt e tu, me sekretet binjakë!

Nga të bukurat figura i pushtuar, dhe fëmija,
Ca më pak se sytë e tu, sytë e veta i çaplen!
Kur ti hap sytë filxhan, nuk e di, a më gënjen?
por, më thotë mendja mua, lule t`egra çel stuhia!

Mos vall` fshehin shkrepëtima në këtë livando, ku
Ca insekte po ksebëjnë dashuritë dhunë-plotë?
Mbeta rrjetave, që thurin yjtë, kur shkëputen kot
Po si një detar, që vdes piskut gushtit n`det` diku!

E kam nxjerrë këtë radium unë nga kjo peshblendia 2)
Dhe, me ktë zjarr të ndaluar, unë gishtat kam shkrumbuar!
O parajsa një qind herë e rigjetur, e rihumbur!
Sytë e tu më janë ` Peruja dhe Golkonda dhe India 3)!

Seç rastisi, që, një mbrëmje, bota u ça dhe u bë dy
Pas shkëmbinjve nënë det, që të mbytmit ndezën flakë!
Dhe un` shihja përmbi det si shkreptijnë zjarr e flakë
Sytë e Elsas, sytë e Elsas, kta të Elsas sime sy!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga engjell a djall Sat 9 Oct 2010 - 10:08

-Kush je ti?-

Kush je ti o ëngjëll i kristaltë,
Të njoha sot, apo ke jetuar brenda meje,
Je nimfë që vrapon nëpër botë,
Apo ëndërr që më rrjedh nëpër deje?!

Në sytë e mi ti dridhesh ngadalë
Si një petale e brishtë trëndafili,
Rrezja e mëngjesit mbi ty u ndal
Dhe mijëra copëza ndjenjash të fali.

Mendimi noton ëndrraprishur
Në liqenin ndjellës të syve të tu,
Klith nën emocione ndjenja e fshehur,
Mbytet zemra ime në qiellin blu.

Unë fluturoj përmes vështrimeve të tua,
Aty ku akulli me zjarrin bëjnë dashuri,
Dhe trembem mos digjem, trembem mos ngrij,
Kam frikë se më tretesh si ylberi në shi…
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga engjell a djall Sat 9 Oct 2010 - 10:37

DUKE DËGJUAR NJË KITARË.

Dëgjoj i heshtur tingujt e saj të magjishëm
Ku telat i dridhen si kordat e zërit tim
Dhe këta janë lidhur thell' në zemrën time
Ku këdohen këngë të magjishme
Këngë të dale me shkulm nga shpirti
Këndojnë këngët e përjetshme
Që luajnë tingujt e melodive.


E dëgjoj melodinë e gjallë
Si në sofrën e perëndive
E gjithë toka më duket zjarr
Dhe unë linjë e qenies kozmike.


Telat e kitares dridhen duke nxjerrë tinguj
Dhe i gjithë universi këndon në mendjen time
Mundohem të dalloj të vërtetën, sytë ku janë
Pasionet e përgjakura, i mungojnë kitarës sime….
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga engjell a djall Sun 10 Oct 2010 - 2:45

Ejani, o kujtime!


Ejani, ejani o kujtime, se kam nevojë për ju. Zemra sot ka pikëllim. Ejani se u dua.
T'ëmbël a të hidhur, gjithnjë u kam dashur, o miqt' e mij. Të ngroht' a të ftohtë, si do që kini qenë, zemra u ka pritur me dashuri!
Ini miq të vjetër: m'arrin të mbyll sytë që t'u shoh këtu pranë meje. Ejani, pra, o kujtime.
Kur shpirti më ndjen të ftohtë, kur zemra ndjen veten e saj jetime, u dua o kujtime, si i varfëri që trazon hin' e vatrës për të gjetur pak shpuzë. Sa t'ëmbëla i duken ato shkëndijat e vogla!
Po edhe n¬ë kohë të gazit dhe të shpresës, ahere kur një e sotm' e qeshur më bën të dua gjithë kohën e shkuar dhe të shoh t'ëmbël dhe të bukur udhën që kam përpara, edhe ahere o miqt' e mij, dua të trazoj këtë hi të jetës që të shoh shpuzën, ta shoh e të gëzohem e të qesh duk' e flakur n'erë!
Ineboll, 18/31 korrik 1912

Ah, po bie shi prapë

Eja, mike, se po bie shi.
Më duket sikur po qan qielli, sikur po derdh lotë të hollë. Edhe zemra ime sot po qan. Jam vetëm; lotët e qiellit rrjedhin jashtë qelqevet dhe po ndjej të ftohtët brenda në zemër.
E mban mend, mike, kur ishim bashkë sa shum e donim shinë? E mban mend gazin që ndjenim afër dritares kur binin pikat e mëdha të shiut? Ti i prisnje ato ditë, se e dinje që më pëlqenin: i prisnje ato ditë, më prisnje mua.
Ahere, kur bota mbytesh me lot, ne ishim të gëzuar; ahere kur bota mbulohesh me ujë të ftohtë, ne kishim të nxehtë në zemër.
Po tani, nga kjo odë gjysm' shikoj pikat që po kullojnë, dhe po mbërdhi
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga engjell a djall Sun 10 Oct 2010 - 2:48

Mërgimtari

Larg atdheut
larg shtëpie
të shkuan vitet
sikur hije

Vetëm agimi i djalërisë
hap portën e kujtimeve
dhe në fushat e bleruara
të viteve
një çunak këmbëzbathur
mbledh Lulenarçizi

E shkurtër është jeta
si një shirit celuloidi
që fillon në kujtime
dhe mbaron në një beze të bardhë
në murin e moshës

Imazhe gri
si bryma e flokut tënd
ngrin e shkrin në lëvizje
të përhershme
të ëndrrës

.
Rini e thinjur
stacioneve
presin e përcjellin
vagonat me radhë
që bredhin nga stina në stinë
sh.cakolli
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga engjell a djall Sun 10 Oct 2010 - 2:52

Zërat e mesnatës


Larguar mesnatës, vonë, në errësirë,
Zërat e gjithë ditës treten, avullohen.
Nëpër ëndërrime, sytë pa mbyllur mirë
Fillon zhurmë e heshtjes, me ritme që shtohen…

Ngecur nëpër mendje, si në kurthe ujqish,
Ulërima, klithje, pushtetarë cinikë…
Pse më zhurmërojnë në heshtjen e gjumit…!
Unë as dhe e zgjuar s’dua politikë.

Unë as në mesditë s’do doja t’i shihja
Si i pinë gjakun popullit të ngratë.
Po duket, tinëzisht, pas shpine, si hija
Rrëshkasin mendimeve, zhurmojnë në mesnatë.

Në gjumin mundimshëm, pikon një e shtënë
Në prita gjakmarrjesh - një makabër zë
Vogëlush jetëprerë, pa shkollë, i ngujuar,
Në ankth, me kthetrat gjakpirëse mbi të.

Dhunshëm nëpër ëndrra çirren dhe të tjerë,
Betohen për idhuj, sekte, perëndira.
Nën flamujt e feve, harrojnë të mjerët
Se feja e shqiptarit është veç Shqiptaria...!

Me kurthe, me plane, zëra kordagrisur
Duan të rudhosin ty vetë, Vendi Im.
Të të shtojnë thinjat, të rrëmbejnë zemrën
Betohen se jeta tek ty s’ka kuptim.

“S’mundeni – përdridhen – s’ju duhet Shqipëria!
- Jo nuk bëhet jetë! Mos! Fëmijët atje…?!!!”
Eh të mjerët ju! Skllevër te komshia.
Por Shqipërinë të lumtur mund ta bëjmë veç ne.

Gjithë zërat e ferrit që zgjasin gjymtyrët
Ta plakin, ta vrasin, ta bëjnë të vdesë
Veç ne mund t’i shuajmë, veç nesh askush tjetër,
veç bijtë bëjnë që Nëna krenare të mbesë.


e.sotiri
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga engjell a djall Wed 13 Oct 2010 - 9:03

Rropatem brazdave! Endem në lashtësinë e kohës dhe viteve të mjerimit,kacavirrem drejt orëve të kaluara dhe pa shpresë, sorrollatem ebraktisur, e hutuar, e degdisur, s'di se ku,por veç kërkoj,të ëmblën"vesë"! Rropatem brazdave të jetës dhe kujtimeve, më mundojnë...,samë lodhin,jam pa frymë! Sërish ngrihem plot me dhimbje , e plagosur,prapë kërkoj,s'di se ku,të bardhën "brymë"! Përpëlitem si e marrë nëpërnetë.Netë pafund! Endrrat vijnë, gjallë më mbajnë,më kërkojnë, gjumi itrembur rri i fshehur,më vëzhgon dhe krahët zgjat, sytë nukmbyllen,hapur rrinë,sa fort rënkojnë!! Mbahem fort tek kjo degë meemrin "shpresë", dhe pse trupi i përgjumur, i dorëzuar do të bjerë,lehtë këndoj,dua të zgjohem,s'dua të tres, bosht pambuku dua tëjem,dashuria të më tjerre! Le të bredh unë gjithësinë,të këputem,le tëlodhem, mrekullinë dua të gjej, që prej shekujsh e kërkoj, edhe pse mëinjoruan,le të tretem,të përbuzem, prapë se prapë do të kërkoj..Zemrëndua ta kuroj!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga Vizitor Wed 13 Oct 2010 - 9:08

Eri dr shkruajti:-Kush je ti?-

Kush je ti o ëngjëll i kristaltë,
Të njoha sot, apo ke jetuar brenda meje,
Je nimfë që vrapon nëpër botë,
Apo ëndërr që më rrjedh nëpër deje?!

Në sytë e mi ti dridhesh ngadalë
Si një petale e brishtë trëndafili,
Rrezja e mëngjesit mbi ty u ndal
Dhe mijëra copëza ndjenjash të fali.

Mendimi noton ëndrraprishur
Në liqenin ndjellës të syve të tu,
Klith nën emocione ndjenja e fshehur,
Mbytet zemra ime në qiellin blu.

Unë fluturoj përmes vështrimeve të tua,
Aty ku akulli me zjarrin bëjnë dashuri,
Dhe trembem mos digjem, trembem mos ngrij,
Kam frikë se më tretesh si ylberi në shi…


Vertet kjo vlen,por do doja te dija je ti Autori i saj Eri apo jo?
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga engjell a djall Wed 13 Oct 2010 - 9:46

une nuk vlej yllo
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga engjell a djall Wed 20 Oct 2010 - 1:18

ËNDRRAT E JETËS

Në heshtje i vetmuar
Ngushëllimet më zhduken
Pleqëria në errësirë mbyllet
Ku humbi qetësia?

Kujtimet më torturojnë
Pa mëshirë, pa dashuri
Me dhembje më ik
Edhe kjo pleqëri...

Ëndrrat e jetës u derdhën
Mbi valë të Drinit të Bardhë
Dhe me gurgullimin e tyre
Treten dhe zhduken përjetësisht...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga Vizitor Wed 20 Oct 2010 - 1:19

Te lumt..Vertet kjo vlen
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga engjell a djall Wed 20 Oct 2010 - 21:50

Ti më pyet përse kam rënë në heshtje?
Tani është çasti kur ti dhe unë
Flasim me sy, me buzëqeshje.
Është mbrëmje. Dhe sonte të dua kaq shumë!
Shtrëngomë fort. Kam nevojë për përkëdhelje.
Po ta dije ç`më gufon prej thellësish,
Ç`ambicie, ç`krenari, ç` dëshirë, ç`dhembshuri ka brenda meje,
dhe ç`mirësi!...Por jo, ti s`mund ta dish!...
Ule pakëz abazhurin, si thua? Kështu jemi më rehat.

Veç në mugëtirë kuvendojnë zemrat
dhe sytë I shikon shumë më qartë,
kur i sheh një çikëz më pak gjërat,
Të dua tepër sonte që të të flas për dashuri.
Pas kraharorit tënd shtrëngomë.
Dua ta kem radhën unë tani
të jem ai që e ledhatojnë.
Ule abazhurin edhe një grimë.

Aq. Të mos flasim më. Të rrimë të qetë.
Dhe të mos lëvizim fare. Qenka kaq mirë,
kur duart e ngrohta mbi fytyrë ti m`i ke mbështet!...
As tani nuk po na lënë të lirë?
Ah, po na sjellin kafenë!
Mirë, vëreni ku ta keni më për mbarë.
Shpejt!...Mos e lini derën çelë.
Ku e lashë fjalën qëparë?

A të pimë kafe…tani?Si thua?
Vërtet, ty të pëlqen ta pish të nxehtë.

A don të ta hedh unë në filxhan? Prit! Lërma mua.
Qenka e fortë sot! A do sheqer! Vetëm për një fetë?
A është mjaft kaq? Ta gjerb unë më parë?
E gjerba! Merre filxhanin, e dashura ime…
Sa errët u bë. Nuk shihet fare.
Ngrije dritën e abazhurit një grimë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga Vizitor Wed 20 Oct 2010 - 21:54

Me pelqen si krijon vargje kaq te bukura,e domethenese.Suksese!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga engjell a djall Fri 29 Oct 2010 - 8:00

Unë Biri Yt

Unë biri yt, Kosovë, t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,
e të shpërthejë do si vullkan,
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt. A-P
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga engjell a djall Fri 5 Nov 2010 - 8:39

Në oborr dal mbrëmëherë
edhe qaj me lot
ngaqë të dua aq shumë
kurse ti s`më do.

Qani, qani, sytë e mi,
qani ju për mua,
se për burrin s`është turp
të qajë për një grua.

Kur të më shikosh tek qaj,
jepmë një shami,
se ta zbraz shpirtin nga dhembja
ndryshe s`kam se si.

Po të kishte zemra ime
dritarez me xham,
do të shihje jo më lotë
por me gjak, si qan.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga Bani Fri 5 Nov 2010 - 9:50

sdi ca me shkrujt ja paskat f,,, nonen he burra e keni myt me poezi
Bani
Bani
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1294
 <b>Piket</b> Piket : 1311
Regjistruar : 23/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 38

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo vlen.. Empty Re: Kjo vlen..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi