PSE NDODHI KËSHTU!!
3 posters
:: Bota Shqipetare :: Letërsia
Faqja 1 e 1
PSE NDODHI KËSHTU!!
TREGIM NGA ARSIM HALILI
PSE NDODHI KËSHTU
Kishte shumë ëndrra në jetë, sapo kishte mbaruar gjimnazin, shkollimi ishte prijoritar gjithnjë e mendonte këtë gjë Ëndrrat e ti e shtynin të valëvitej, sikur dallgët e detit. Kishte kujtime të ndryshme, vitet që kishin shkuar dhe ardhmja që e priste,shpesh edhe i krijonte konfuzion në jetën e tij.
Fliste pak e aq më pak buzëqeshte, ardhmëria e tij nuk ishte pa shtegdalje, me gjithë kushtet jo shumë favorshme, ndonjëherë edhe e mërzisnin. Ishte shembull gjatë shkollimit të mesëm, kur flitej për të njerëzit me nostalgji i dëgjonin bisedat rreth tij.
Kohëve të fundit ai mbyllej shumë në vete dhe askush nuk e kuptonte pse?!
Kaq shpejt kishte ndryshuar gjendja e tij shpirtërore! Madje këtë gjë edhe prindërit e tij e kishin hetuar.
-Vallë, çka ka djali, nuk është mirë?
Kishte thënë një ditë e ëma e tij, këtë gjë kishin biseduar edhe me të shoqin:
- Djali nuk është mirë, se çfarë po ndodh me të, as vet nuk e di?!
- Çfarë të bëjmë grua, ishte shprehur i shoqi me shqetësim.
- Pse të mbyllet engjëlli ynë kështu në vete, për zotin nuk po e kuptoj, thoshte disa herë e ëma shqetësuar.
Tani edhe pamja e tij ishte e zbehtë dhe kjo pamje trishtuese i bënte prindërit më shumë merak.
Edhe kur tentonin të flisnin me të, ai shkurt thoshte:
- S’kam gjë, pse bëheni merak për mua!
Të kota ishin përpjekjet nuk i ndihmoni asgjë.
Ajo që vërehej, kohëve të fundit tek ai, dilte herët në mëngjes dhe kthehej mbrëmjeve të vona. Nuk kishte ndonjë orar në të ngrënë, ose në të fjetur.
Bëhej nevrik edhe kur flisnin tjerët e ndonjëherë edhe pa folur askush, thjesht kishte një gjendje emocionale trishtuese.
Gjithnjë kjo gjendja e tij binte në sy edhe në mesin e shoqërisë. Më pak shoqërohej me shokët e shkollës, aq më pak i binte ndërmend të vazhdonte studimet. Vërehej se tani vishej më ndryshe, dhe në xhepin e tij kishte para, si kurrë njëherë më parë.
Kur u flisnin prindërit se ku i merr këto para, ai përgjigjej me ton të lart duke u thënë:
- Juve nuk ju intereson kjo punë, me rendësi unë nuk po ju kërkoi.
Qante e gjora nënë për të birin e vetëm, si ishte bërë ashtu.
Shokët e tij tani më ishin tjerë, vinin shpesh e merrnin me vetura luksoze, dilnin nëpër kafe- bare të mbrëmjes bënin qejf. Herë- herë kthehej i dehur, bënte sherre në shtëpi.
Nëna e tij, tani kalonte natë të tëra pa gjumë, ashtu si binte në shtrat, ngrihej me zemër të plagosur. Përballej me dhembjen shpirtërore që ja kishte krijuar djali.
Ai edhe kur e shihte duke qarë nuk bëhej merak, përkundrazi qeshte me ironi nuk ndjente aspak dhembje, bënte lojëra çmendurake.
Shumë të tjerë e kishin kuptuar rrugën e tij, pëshpëritjet që bëheshin se tani ky djalosh nuk ishte ai i mëparshmi. Fjalët për të, kishin filluar nga fqinjët, se ai fillimisht e shiste drogën e më vonë edhe kishte filluar ta përdorë atë.
Gjithnjë i vështirësohej gjendja, ai tani shpesh flinte si pa kokë rrugëve, parqeve të ndryshme.
E shihnin të afërmit e tij tek kërkonte para rrugëve. Të kota ishin fjalët për të, ishte futur në këtë greminë. Mbase edhe kishte depërtuar sëmundja thellë në trupin e tij të njomë,ishte vonë për gjithçka. Këtë e kishin konstatuar edhe mjekët e neurologjisë, ishte e pashmangshme vdekja e parakohshme. I mbylli sytë në atë pranverë të hershme duke ju këputur kjo lule e vetme familjes, iku nga kjo botë, pa e ditur pse duhet të ikej kështu. Prindërit e gjorë akoma nuk ja falin vetës këtë trishtim, pse...pse na ndodhi kështu?!...

Re: PSE NDODHI KËSHTU!!
Shume prekse, shume te rinje e flakin jeten si te ishte nje qese me plehra.Te ndodhur ne kthetrat e ambicies dhe endrrave kane fund te hidhur.Le te jete kjo ngjarje nje thirrje per te gjithe ata te rinje qe mendojne se punet e lehta te cojne atje ku ata deshirojne kane emrin vdekje.
Arla- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 2501
Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010
Re: PSE NDODHI KËSHTU!!
Arsim Halili,padyshim qe eshte udherrefyes i njohur ,qofte ne tregime,poezi,publicistike.....
Shaban Cakolli- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 3445
Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009
Similar topics
» Çfarë ndodhi me shqiptarët në vitin 1967
» Keshtu sic jam
» Kështu e ka kur nuk rri rehat
» Keshtu te imagjinoj ty.......
» Kështu duket Jennifer Lopez pa grim
» Keshtu sic jam
» Kështu e ka kur nuk rri rehat
» Keshtu te imagjinoj ty.......
» Kështu duket Jennifer Lopez pa grim
:: Bota Shqipetare :: Letërsia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi