Trajneri i “ri”, vizitë Kuzhes
:: Zona Sportive :: Kombetarja
Faqja 1 e 1
Trajneri i “ri”, vizitë Kuzhes
Menjëherë sapo ka mbërritur në Tiranë Xhemal Mustedanagic, ka vizituar në spital trajnerin Josip Kuzhe, një vizitë kjo miqësore, por që padyshim nuk ka kaluar pa u diskutuar edhe për dy ndeshjet e radhës për të cilat Kuzhe duket se e ka kuptuar që nuk do të jetë në gjendje për të qenë në pankinë. Gjithsesi edhe pse me një barrë të rëndë për këto dy ndeshje, Mustedanagic duket optimist dhe beson te lojtarët dhe te grupi i drejtuesëve që do ta mbështesin.“E rëndësishme është që trajneri nuk ka ndonjë problem të rëndë. Megjithatë ne duhet të vazhdojmë punën të sëbashku që të arrijmë këtë hendikap që është krijuar. Është e vështirë që ta zëvëndësojmë Kuzhën edhe pse unë do bëj maksimumin që të marrim rezultate pozitive si ndaj Bosnjes ashtu edhe ndaj Bjellorusisë. Kjo është dita ime e parë, do të kemi kohë deri në ndeshjen me Bosnjën për të diskutuar sërish. Nëse unë do të kem ndonjë paqartësi do ta diskutoj me Kuzhen”, deklaron për mediat Mustedanagic.Si për ironi të fatit ndeshja e tij e parë në krye të pankinës, do të jetë përballë vendit të tij, Bosnje-Hercegovinës, por Mustedanagic duket të jetë i ftohtë përball emocioneve. “Unë do të jap maksimumin dhe ne do të kërkojmë vetëm fitoren për ndeshjen me Bosnje-Hercegovinën”, tha më tej Mustedanagic.Në ndihmë të Mustedanagic, të paktën për këto dy ndeshje të radhës, me Bosnje-Hercegovinën dhe Bjellrusinë, do të jetë drejtori teknik i ekipeve kombëtare Astrit Maci, përveç Josip Kuzhes, i cili gjatë gjithë kohës do të qëndrojë në kontakt me ta për të dhënë direktivat e për të sqaruar cdo paqartësi që do të ketë dyshja e pankinës Mustedanagic dhe Maci, emra të cilët kanë filluar grumbullimin e përfaqësueses që ditën e dielë.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Vizitë në shenjat 12 000-vjeçare pranë Tiranës
» Vizitë në Mozaikun e Tiranës, aty ku historia e kryeqytetit vegjeton
» Vizitë në Mozaikun e Tiranës, aty ku historia e kryeqytetit vegjeton
:: Zona Sportive :: Kombetarja
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi