Magjia e përfitimit të dashurisë
Faqja 1 e 1
Magjia e përfitimit të dashurisë
Qysh në kohët më të hershme, për njeriun qirinjtë kanë qenë simbol i
dritës, i sigurisë, i urtësisë dhe i pastërtisë shpirtërore çdo njeri
në brendinë
e vet disponon me shkëndijën e dritës hyjnore, e cila mund të
shndërrohet në gufim zjarri me përmasa të pa përshkruara spiritualë.
Në këtë rast, shpirti i pavdekshëm i njeriut tretet në flakën e
qiriut, e cila shndritë në errësirën e botës materiale, së cilës i
përkasim si
trup fizik dhe mental. Mu pikërisht nga kjo besëtytni e ka prejardhjen
edhe rituali me qirinj, si njëra prej shumë mjeshtërive praktike të
magjisë
aplikative.
Në ritualin e magjisë me qirinj shumica prej nesh ndeshet qysh në vitet
e para të lindjes, kur si praktikë tradicionale, prindërit tanë gjatë
kremtimit të ditëlindjes, na shtyjnë të mendojmë një dëshirë dhe pastaj
të fryjmë në qirinj të vendosur në ëmbëlsirën festive.
Teknika e magjisë, e përdorur në këtë rast, ka logjikën racionale shumë
të thjeshtë: mendimi i qartë i dëshirës, ndjenja e kënaqësisë dhe
vizualizimi
përmes koncentrimit të fortë dhe, në fund, shuarja figurative e
qirinjve, që përcillet me besimin e fortë në formë të shpresës mbi
realizueshmërinë e
saj. Për dallim nga disa rituale të tjera të magjisë, magjia me qirinj,
nga praktikanti i saj nuk kërkon kurrëfarë besimi dhe përkatësie në
ndonjë
sekt, vëllazëri apo religjion të caktuar. Dhe se, duke zbatuar këtë
teknikë, gjatë ritualit do të hasim në thirrje të engjëjve që kanë emra
ndoshta
religjioz, por emërtimi i tyre fare nuk ndikon në suksesin praktik.
Engjëjt, të cilët do t'i përmendim më vonë, ju mund t'i fitoni me
çfarëdo emrash,
sinonimesh, mund t'i quani ato si zot pagan, t'i pagëzoni me emrat e
shenjtërve ose fuqi natyrore. Asnjë termin që do ta përdorni nuk ndikon
në
suksesin e teknikës në fjalë, sepse engjëjt, pa marrë parasysh se si i
emërtojmë, janë fluide energjetike që na paraqiten varësisht se si ne i
paramendojmë. Ata praktikisht janë ndërmjetësues midis dy botërave të
kundërta ekzistenciale (fizike dhe astrale). Por, një gjë duhet ditur
dhe besuar
sinqerisht me tërë qenien se nga të gjitha fuqitë natyrore është një
mbifuqi absolute universale që koordinon të gjitha ligjshmëritë në
natyrë dhe
është vetë ligji i veprimit të atyre ligjshmërive. Këtë fuqi, varësisht
nga bindjet tona, mund ta quajmë univers, natyrë, inteligjencë e
paskajshme...
apo ZOT. Asnjë praktikant, në rrugën e ngritjes së vetë spiritualë, nuk
mund të ketë sukses, pa besim të sinqertë në të. Në vazhdim, është me
rëndësi
të dimë edhe një konstatim se RITUALI I MAGJISë Së BARDHë NUK ëSHTë
KUNDëRVëNIE Në BESIMIN Në ZOT, PëRKUNDRAZI, ëSHTë NJOHJA E THELLë DHE
ZBATIMI I
LIGJSHMëRIVE FUNKSIONALE SI RRJEDHOJë E KëSAJ FUQIE ABSOLUTE.
Pikërisht, njohja e vërtetësisë për ekzistimin e Zotit si mbifuqi,
është çelësi themelor
i edukatës spiritual, përmes së cilës hapen rrugët e reja dhe ende të
panjohura të ligjshmërive të varura nga vetë mbikrijuesi i tre.
Zbatimi praktik i ritualit me qirinj.
Para se të fillojmë ritualin e magjisë me qirinj, duhet zgjedhur një
dhomë të qetë dhe gjysmë të errësuar. Vetë praktikanti duhet të jetë i
pastër, si
nga trupi ashtu edhe nga veshja e jashtme. Disa shkolla praktikojnë
veshje ceremoniale specifike me ngjyra dhe të dekoruara me simbole
magjike, por
kjo nuk do të thotë patjetër. Sforcimi dhe pasurimi i ritualit konkret
bëhet vetë për shkak të parapërgatitjes së atmosferës rituale dhe
përqendrimin
e fiksuar dedikues të koncentrimit. Ju mund të keni çfarëdo veshje që
zgjedhin, me kusht që ajo të jetë komode dhe e pranueshme për ju.
CFARE QIRINJ DUHET PERDORUR NE KETE RITUAL!
Për ritualin e magjisë me qirinj, mund të përdoren çfarëdo qirinjsh, me
çfarëdo madhësie. I vetmi kusht është që të jenë "virgjrin", që d.m.th.
të mos
jenë të përdorur më parë dhe pas ritualit të mos jenë të dedikuar për
qëllime të tjera. Pra, përdorimi i tyre duhet të jetë vetëm për këtë
ritual.
Kusht tjetër është se për disa qëllime, që do t'i shohim më poshtë,
kërkohen qirinj me ngjyra të caktuara. Para ndezjes rituale të
qirinjve, merret
një enë e vogël me vaj (mundësisht vaj ulliri) dhe në të treten disa
pika parfumi me erë të këndshme kundërmuese. Pasi të bëhet përzierja e
vajit me
parfum, lyhet shuplaka e dorës dhe me të fërkohet qiriu, në rend të
parë, fillohet nga gjysma e poshtme e qiriut, pastaj vazhdohet me
gjysmën tjetër,
kah kandili ndezës. Kështu veprohet me të gjithë qirinjtë që do të
nevojiten. Gjatë lyerjes dhe fërkimit të qirinjve duhet të jemi të qetë
dhe të
koncentruar në dëshirën që duhet të realizohet.
Njëra prej kushteve më themelore për suksesin e ceremonialit magjik me qirinj është zgjedhja adekuate e ngjyrave të qirinjve.
Ngjyra, vetvetiu, është tregues i fortë simbolik. Edhe në përditshmërinë tonë hasim në simbolikën spontane të tyre.
Shpeshherë thuhet se është bërë "morr" (i kaltër) nga dhembjet, e
mundojnë "mendimet e zeza", është "zverdhur" nga sëmundja etj. Pra,
ngjyrat qartë na
asociojnë në gjendjen emocionale në të cilën gjendet njeriu. Realisht,
çdo ngjyrë vetvetiu është vibracion i dritës. E kuqja dhe e kaltra,
p.sh.,
vibrojnë më ngadalë se e bardha dhe e verdha. Nisur nga ky konstatim,
ato nga sistemi ynë nervor regjistrohen si ngjyra të mbylltë dhe të
çiltra dhe
secila prej tyre tek vrojtuesi shkakton reaksione të ndryshme.
Duke pasur parasysh efektet që shkaktojnë ngjyrat në ritualin magjik me
qirinj, përdoren ngjyrat e caktuara të qirinjve, varësisht nga vetë
dedikimi
qëllimor i ritualit
DOMETHëNIA E INTERPRETIMIT Të NGJYRAVE
1. Ngjyra e BARDHë - prezanton virgjinitetin, pafajësinë, spiritualitetin dhe njohjen esenciale të jetës;
2. Ngjyra e KUQE - prezanton shëndetin, forcën, energjinë dhe sigurinë seksuale;
3. Ngjyra e PORTOKALLITë - prezanton dashurinë dhe tendencat kah romantizmi;
4. Ngjyra e VERDHë - prezanton intelektin, aftësinë imagjinatave, forcën e të menduarit;
5. Ngjyra e GJELBëR - prezanton pasurinë dhe frytshmërinë në jetën, fatin;
4. Ngjyra e KALTëR - prezanton të vërtetën, urtësinë, aftësinë magjike dhe shëndetin;
7. Ngjyra PEMBE - suksesin financiar, forcën, idealizmin, vetërealizimin dhe vetëngritjen;
8. Ngjyra e ARTë - është ngjyrë universale. Ajo prezanton dhe tërheq shumë ndikime;
9. Ngjyra e ARGJENDTë - largon ndikimet negative, hap dyert e planit astral.
RITUALI MAGJIK ME QIRINJ PER PERFITIMIN E DASHURISë
Ta zënë se Agroni është i dashuruar në Shpresën, e cila përkundër
dashurisë së madhe nga Agroni, nuk tregon kurrfarë interesimi për të.
Për ta
tërhequr dashurinë e Shpresës, Agroni i përvishet magjisë me qirinj.
Për këtë qëllim duhet përgatitur tre qirinj me ngjyra të ndryshme: një
i verdhë,
që i dedikohet vetes, e dyta me ngjyrë të kaltër, që i dedikohet
Shpresës dhe, së fundi, një qiri me ngjyrë portokalli, i cili
simbolizon dashurinë.
Në dhomën e qetë, që e përshkruam më sipër, qirinjtë vendosen në një
tavolinë në formë të trekëndëshit kënddrejtë në largësi ndërmjet
qirinjve prej 60
cm (kuptohet, qirinjtë në këtë ritual, më parë janë të fërkuar me vaj
kundërmues sipas ceremonialit të përshkruar). Dy qirinj, që
përfaqësojnë
dashnorët potencialë ndizen dhe Agroni flet me zë të qetë: "sikur këta
dy qirinj që digjen ashtu edhe zemra e Shpresës dhe e imja digjen për
njëri-tjetrin. Ne jemi të bashkuar në dashurinë e pafund, e cila na
lidhë me një sinqeritet të fortë reciprok deri në vdekje".
Pasi kryhet kjo lutje, Agroni në filmin e vet psikik vizualizoni tejet
qartë dashurinë e vet me Shpresën. Shikon buzëqeshjet e saj, përqafimet
dhe
puthjet, si dhe jetën e përbashkët në lumturi dhe dashuri të sinqertë.
Vizualizimi i këtij filmi psikik duhet të jetë i koncentruar dhe sa më
i qartë,
duke e përmbushur atë me ndjenjën e emocionit të kënaqësisë dhe të
lumturisë.
Pas procesit të vizualizimit, Agroni fton me gjysëmzëri në vete engjëllin ANEALA:
"- O ANEALA, ENGJELLI I VENERES, MBUSHJA SHPRESES ZEMREN ME DASHURI TE
FLAKTE NDAJ MEJE DHE LE TE ME VEREJ AJO SIC JAM I SINQERTE NE Të
VERTETE. NESE
AJO ME TE VERTETE MENDON PER MUA, LE TE ME AFROHET PER T'U BASHKUAR NE
DASHURINE E PASTë DHE TE PERHERSHME".
Pas kësaj lutjeje ndizet qiriu ngjyrë portokalli dhe në një letër të
pastër shënohet "DIAGRAMI QëLLIMOR", që simbolizon figaritivisht
dëshirën e
Agronit. Në këtë rast kjo është: dy zemra me emrat e të dashuruarve.
Kjo letër ndizet në qiriun me ngjyrë portokalli dhe lihet derisa të
digjet në
tërësi. Pasi të digjet letra me "diagramin qëllimor", qiriu me ngjyrë
të verdhë dhe qiriu me ngjyrë të kaltër lihen pranë njëri-tjetrit dhe
kështu të
tre qirinjtë lihen të digjen deri në fund.
Eshtë me rëndësi të dihet se ky ritual kryhet në ditën e caktuar. Kjo
ditë është e premte, kur Hëna është e re dhe kur fillon të rritet
(gjithnjë
natën)...
P.S.Kto sigurisht nuk jane gjera te evrteta por ka nga ata qe i besojne edhe mu duk informacion interesant
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi