Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dafina: Mundohem të jem sa më origjinale

 :: Show Biz

Shko poshtë

Dafina: Mundohem të jem sa më origjinale  Empty Dafina: Mundohem të jem sa më origjinale

Mesazh nga Vizitor Tue 28 Sep 2010 - 9:08


Këngëtarja po thuajse më e re në tregun muzikor Dafina Rexhepi, e cila jeton në Gjermani dhe u bë e njohur me këngën “Delicious”, një bashkëpunim me Mc Kresha, ka thënë për Telegrafi.com se ajo dëshiron të merret me muzikë profesionale dhe synon të veçohet si në të kënduar po ashtu edhe në stil.“Unë kam pasur qëllim gjithmonë, që nëse merrem me muzikë, profesionalisht të synoj të veçohem në të kënduar, në stil dhe në performancë . Nuk kam pasur ambicie të bëhem si dikush tjetër. Thjeshtë të jem Dafina, sa më origjinale që mundem”, ka thënë këngëtarja për Telegrafi.comNdërsa sa i përket se sa është e kënaqur me suksesin që ka arritur deri tash, ajo është shprehur se pret më shumë nga vetja.“Njerëzit që kam pasur përreth gjithmonë ,që më kanë mbështetur gjithnjë, më kanë mësuar të mos ndjej vetëkënaqësi në punën që e bëj. Personalisht mendoj se unë me grupin ‘Entertainment’ kemi bërë këtë vit diçka të bukur, por na ka mbetur edhe shumë çka për të bërë”, ka pohuar Dafina.Dafina: Mundohem të jem sa më origjinale  Dafina350
Dafina, ka treguar se muzika nuk është edhe aq e lehtë, sepse duhet shumë punë në të.“Asnjë punë nuk është e lehtë . Muzika në shikim të parë duket profesion i lehtë dhe pa probleme por në momentin që je brenda , atëherë e sheh se është shumë më e vështirë se sa që e mendon”, ka thënë ajo.“Unë së bashku me grupin “Entertainment”, jemi koordinuar shumë mirë. Ata janë dhe punojnë në Kosovë ndërsa unë në Gjermani. Komunikojmë për çdo gjë dhe mundohemi të bëjmë më të mirën. Deri më tani nuk kemi pasur vështirësi por gjithsesi do ta kisha pasur më lehtë po të jetoja atje. Sidoqoftë vazhdojmë të punojmë me një intensitet të madh dhe tentojmë që çdo mungesë ta plotësojmë në mënyrën më të mire”, ka përfunduar Dafina. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi